web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Situata pas tërmetit/ Katër dekanët e Fakulteteve të UT në konferencë për shtyp, solidaritet me të prekurit

9 Dhjetor 2019, 10:38, Sociale CNA

Katër dekanët e Fakulteteve të Universitetit të Tiranës, kanë dalë sot në një deklaratë të përbashkët për mediat, ku kanë bërë të ditura masat e marra nga secili fakultet pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule tha se janë gati për rifillimin e procesit mësimor dhe se stafet pedagogjike janë solidarizuar me situatën pas tërmetit.

Po ashtu, Dhori Kule tha se do të janë 60 studentë ekselëntë në fushën e menaxhimit të riskut që do të jenë në dispozicion të strukturave të shtetit që po merren me menaxhimin e kësaj situate.

?Pothuajse përditë stafet pedagogjike komunikojnë dhe janë solidarizuar me situatën. E filluam të martën që procesi të jetë i plotë. Nje tjetër mesazh bashkëpunimi vitin e kaluar fakulteti ekonomik ka nisur një master në menaxhim riskut, pikërisht për të menaxhuar situate të tilla. Kemi 30 studentë të shkëlqyer të masterit dhe 30 janë në vitin e parë . Studentët do të jenë të gatshëm për të kontribuar. Jemi në gatishmëri të plotë për të kontribuar në kapërcipimin e situatës së rëndë, kam bindje që do të kalohet me bashkëpunim e solidaritet.”- tha Kule.

Ndërkohë, dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha tha se ?Kemi kërkuar që studentët të na raportojnë kush ka probleme. Fatmirësisht nuk kanë jetë të humbura në familjet e studentëve tanë, por tre studentë, dy në Durrës dhe një në Thumanë rezulton se banesat e tyre janë të pabanueshme ne po mendojmë si mund ti asistojmë. Pedagogët dhe personeli kanë dhënë kontribute financiare për të dëmtuarit nga tërmeti.

Është një situatë që duhet përballuar në kohë dhe të mendosh në vazhdimësi sesi duhet përballuar kjo situatë

Nuk kemi qënë pushim, kemi qënë në vlerësim të situatës.

Kemi parë solidarzim nga studentët dhe pedagogët. Mesazhi që duam të përcjellim sot është se duhet ti rikthehemi jetës normale, studentët duhet të rifillojnë mësimet?.

Nga ana tjetër, edhe dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Edmond Rapti tha se godina nuk ka pësuar dëmtime dhe se janë gati për të vijuar normalisht procesin mësimor.

Po ashtu ai falenderoi studentët të cilët iu përgjigjen thirrjes për solidaritet, ndërsa theksoi se janë duke trajnuar sociologë dhe psikologë për t?iu ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti.

?Një falënderim shumë të madh për të gjithë. prej datës 26 iu përgjigjën me solidaritet thirrjes për të dhënë ndihmesë në këtë situatë të jashtëzakonshme në Tiranë Durrës kurbin. Studentët janë përqëndruar në disa drejtime, në fushën ë shërbimit psikosocial, duke trajnuar mbi 300 punonjës socialë e psikologë. Kemi botuar edhe një udhëzues për të menaxhuar këtë situatë.

Po punojmë në drejtim të shëndetit mendor të tyre. Kemi rreth 150 studentë të programeve master shkencor e profesional, në psikologji shkolle e klinike që janë të angazhuar e po punojnë në drejtim të reduktimit të anës psikologjike pas situatës. Praktika profesionale master po fokusohet nga qendrat në drejtim të strukturave, në ndihmë të të dëmtuarëve nga tërmeti. Nesër rinisim mësimin, jemi gati të presim studentët, ndërtesa nuk ka probleme strukturore dhe është në gjendje funksionale.?-tha dekani Rapti.

Gjithashtu edhe dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Artur Sula theksoi se godina nuk ka probleme godina, dhe është në gjendje funskionale

?Fakulteti i Gjuhëve të huaja  ka organizuar një pikë kontributesh për ti shpërndarë në vendet që kishin më shumë nevojë. Mesazhi ynë sot është pozitivitet dhe kthim sa më parë në normalitet. Godina e ka kaluar certifikimin dhe është e sigurtë?-tha ai./ CNA.al





Lajmet e fundit nga