web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gropa e Marianeve/ Nga tingujt misteriozë, tek "bisha" e tmerrshme, çfarë ndodh në pikën më të thellë oqeanike në botë

6 Dhjetor 2019, 08:06, Blog CNA

Hapësira mund të jetë ?kufiri i fundit?, por jo i vetmi. Oqeanet e botës, janë ende plot mistere dhe forma të çuditshme të jetës. Por asnjë vend nuk është më misterioz se Gropa e Marianeve. Kjo gropë e madhe në Paqësorin Perëndimor, zbulon sekrete të reja sa herë që një eksplorues guxon të zhytet në thellësitë e saj vdekjeprurëse.

Madhësia e gropës

Ajo ka një gjatësi prej 2542 km dhe gjerësi 69 km, dhe një thellësi maksimale 11.034 metra, çka e bën eksplorimin e saj një mision jashtëzakonisht të frikshëm, për shkak të presionit të madh të ujit, dhe formave të pazakonta të specieve që ekzistojnë aty. Gr është teknikisht një territor amerikan, dhe në vitin 2009 presidenti Xhorxh Ë.Bush e shpalli një ?monument kombëtar?.

Tingulli misterioz në gropë

Një nga gjërat më të çuditshme në Gropën e Marianeve, nuk është ndonjë përbindësh i frikshëm i detit, por një tingull misterioz ?bio-metalik?. Ai është rregjistruar për herë të parë në vitin 2014, nga disa robotë zhytës. Tingulli kompleks, u shfaq disa herë gjatë kohës së kërkimit. Shkencëtarët hipotetizuan, se bëhej fjalë për një balenë të vogël, për të cilën dihet shumë pak.

Vullkanet e çuditshme nënujore

Struktura të tilla natyrore, ekzistojnë brenda Gropës së Marianeve, që ndodhet pikërisht mbi vendin ku pllaka tektonike e Paqësorit shtyn nga poshtë Pllakën e Detit të Filipineve. Kjo e bën këtë zonë një vatër aktive të veprimtarisë vullkanike. Falë nxehtësisë dhe mineraleve të vullkaneve të baltës, studiuesit kanë zbuluar prova të jetës mikrobike edhe në 10 mijë metra thellësi. Ky është një aluzion, se jeta mund të mbijetojë edhe në rrethanat më ekstreme.

Super-peshkaqenët e Gropës së Marianeve

Në vitin 2018, filmi ?The Meg? me protagonist aktorin britanik Xhejzën Statam, e njohu botën me hipotezën e ekzistencës së peshkaqenëve gjigantë Megalodon, që ndodhen në Gropën e Marianeve. Por kjo gjë kjo nuk ka gjasa të jetë e vërtetë. Gropa e Marianeve, nuk mund të mbante as teorikisht një krijesë aq të madhe sa Megalodoni.

Tingujt të tjerë misteriozë nga thellësia

Në vitin 2016, batiskafi ?The Challenger Deep?, po lundronte në thellësinë 10.780. Aparati zbuloi se zona është plot me tinguj që i ngjasojnë një filmi horror. Pra pika më e thellë në oqean është plot me britma, rënkime dhe gjëmime, dhe tingulli i vetën që mund të njihet është ai i një balene apo tërmeti. Por origjina e shumicës së tyre mbetet një mister.

Jeta e çmendur detare e Gropës së Marianeve

Aty poshtë ndodhen ameba relativisht të mëdha, që e kapin dhe e konsumojnë prenë e tyre si të ishin përbindësha. Po ashtu ka shumë krijesa të ndryshme të tejdukshme, dhe bio-lumineshente. Ndërkohë, ka edhe shumë peshq të frikshëm me dhëmbë të mëdhenj.

Sekretet e dyshemesë së oqeanit

Në vitin 2012, regjizori i filmit ?Titanik? Xhejms Kameron zbriti me një nëndetëse të vogël në Gropën e Marianeve, dhe kaloi aty poshtë 2 orë e 36 minuta. Aventura e tij, dha disa rezultate shkencore shumë interesante. Ai zbuloi veç të tjerash një ekosistem të çuditshëm të një shtrese bakteriesh, që duket se i mbijetojnë reaksioneve kimike midis ujit dhe shkëmbit.

E gjithë Gropa e Marianeve është një mister gjigand

Çfarë dimë mbi këtë vend? Për momentin, thuajse asgjë. Studiuesit zbulojnë vazhdimisht specie të reja misterioze, dhe e pranojnë hapur se ?shumica e gropës dhe zonave përreth saj mbeten një mister i vërtetë?. Gropa e Marianeve është një vend në errësirë totale, shumë i ftohtë, dhe që ka një presione të jashtëzakonshëm nga uji. Ai popullohet nga krijesa të papara në vende të tjera.

Kush është ?bisha? më e tmerrshme në Gropën e Marianeve?

Po, natyrisht që janë njerëzit. Në vitin 2019, një zhytës raportoi se zbuloi disa mbështjellëse karamelesh dhe një qese plastike në Gropën e Marianeve, pra në thellësinë 11.034 metra.

Kjo do të thotë që ne kemi arritur tashmë ta ndotim këtë vend. Një grup ekspertësh, vlerësuan në vitin 2017, që zona të caktuara të Gropës së Marianeve, janë më të ndotura se disa nga lumenjtë më të ndotur në Kinë./ Toptenz-Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga