web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pezullimi nga detyra i Arben Malajt/ Reagon LSI: As tërmeti nuk i ndal rilindasit kur vjen puna për hakmarrje

5 Dhjetor 2019, 16:19, Politikë CNA

Nën kryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas pezullimit nga detyra të Arben Malajt.

Sipas Vasilit, as tërmeti nuk i ndal rilindasit kur vjen puna për hakmarrje.

?Pezullojne Arben Malaj, Profesorin e financave,socialistin e orëve të para dhe një nga ministrat, që kanë qenë krenaria e partisë socialiste edhe kush pa shkollepakët e Rilindjes.
Kjo është mirënjohja e rilindjes për socialistët.
As tërmeti nuk i ndal rilindasit kur vjen puna për hakmarrje.
Lexojeni vendimin e qeverisë së shkollëpakësisë?, shkruan Vasili.

Vendimi:
VENDIM Nr. 766, datë 3.12.2019 PËR PEZULLIMIN NGA DETYRA TË NJË ANËTARI TË KËSHILLIT MBIKËQYRËS TË BANKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 47, të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997, ?Për Bankën e Shqipërisë?, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Z. Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pezullohet nga kjo detyrë.
2. Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për shkarkimin e z. Arben Malaj nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
ZËVENDËSKRYEMINISTËR
Erion Braçe





Lajmet e fundit nga