Hyn në fuqi rregullorja e re/ Licencat e shoqërive në ndërtim do të vlejnë deri në 5 vjet
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Në kuadër të takimeve të Natos, Presidenti Trump u takua me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Shtëpia e Bardhë tha se “të dy Presidentët diskutuan mbi rëndësinë përmbushjes së angazhimeve të Turqisë ndaj aleancës, forcimin e mëtejshëm të tregtisë përmes një marrëveshjeje dypalëshe prej 100 miliardë dollarësh, sfidat rajonale të sigurisë dhe energjinë.”
Një ditë më parë, udhëheqësit ishin mbledhur për takime joformale për të shënuar 70 vjetorin e themelimit të aleancës, por festimet u zbehën kur tensionet mes Presidentit Trump dhe Presidentit Francez Emmanuel Macron u shfaqën publikisht përmes ekranit të televizionit.
Në një seancë gati 40-minutëshe me gazetarët, të dy udhëheqësit u përplasën për një numër çështjesh, përfshirë ndarjen e barrës brenda NATO-s, terrorizmin, inkursionin e Turqisë në veri të Sirisë dhe tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga një traktat armësh me Rusinë.
Të dy udhëheqësit u takuan disa orë pasi Presidenti Trump kritikoi Presidentin Macron për deklaratën e tij të fundit duke e cilësuar NATO-n se po përjetonte një “vdekje klinike”, për shkak të udhëheqjes së zvogëluar të Shteteve të Bashkuara. Presidenti Trump e quajti atë një “deklaratë të rrezikshme”.
Ndërsa të dy udhëheqësit u ulën për bisedime, Presidenti Trump paralajmëroi vendet anëtare të NATO-s që nuk plotësojnë kuotën 2% të PBB-së për mbrojtjen kolektive, se mund të përballen me “pasoja tregtare” duke iu referuar tarifave të produkteve, përfshirë ato për verën franceze.
Kjo bëri që Presidenti Macron, i cili aktualisht po kontribuon me 1.9% të PBB-së të Francës për NATO-n, të përgjigjej.
?Nuk është vetëm çështje parash,? tha presidenti Macron. ?Po paqja në Evropë?? pyeti ai Presidentin Trump.
?Është e pamundur të thuash vetëm se duhen paratë, ushtarët, pa patur të qartë themelet e asaj që duhet të jetë Nato-ja, tha Presidenti Macron.
Macron tha se ai mbështet një komponent më të fortë evropian në NATO, por theksoi se pas përfundimit të Traktatit INF (Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme), vendet evropiane përballen me një kërcënim të ri të raketave ruse.
Administrata Trump u tërhoq nga traktati i kontrollit të armëve në vitin 1987 midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik në gusht pas atyre që thotë se ishin shkelje të përsëritura të Moskës ndaj marrëveshjes.
Trump dhe Macron argumentuan rreth mënyrës së zgjidhjes së problemit me Shtetin Islamik pas tërheqjes në tetor të forcave amerikane nga Siria, një veprim që Presidenti Trump e bëri pa u këshilluar me aleancën. Tërheqja hapi rrugën që Turqia të niste një ofensivë kundër milicisë kurde, aleate e Shteteve të Bashkuara në veri të Sirisë dhe shkaktoi shqetësim mes aleatëve për një ringjallje të mundshme të ISIS-it.
Në përgjigje të një pyetje nëse Franca duhet të bëjë më shumë për të marrë luftëtarët e Shtetit Islamik të kapur në Lindjen e Mesme, Presidenti Trump e pyeti Macronin nëse ai do të donte “disa luftëtarë të spikatur të ISIS-it”.
Presidenti Macron u përgjigj duke thënë se problemi kryesor janë luftëtarët e ISIS-it në rajon. Duke iu referuar tërheqjes së papritur të Shteteve të Bashkuara nga veriu i Sirisë, Macron tha “ka gjithnjë e më shumë nga këta luftëtarë për shkak të situatës së sotme”.
Macron është “më shumë në krah të atyre që duan të përballen me krizën dhe të flasin për të,” tha Hans Kundnani nga organizata Chatham House. Ai është një “faktor shkatërrues” në krahasim me liderët e tjerë që mund të zgjedhin të shoshisin mosmarrëveshjet, tha zoti Kundnani.
Samiti vjen ndërsa Trump përballet me një hetim të Dhomës së Përfaqësuesve për shkarkimin e tij. Ai përsëriti kritikën e tij të martën për demokratët që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve, duke thënë se është e padrejtë të mbahen seanca dëgjimore ndërsa ai po merr pjesë në samit.
Trump nuk është presidenti i parë i amerikan që merr pjesë në një samit të NATO-s nën renë e fajësimit. Në vitin 1974 Richard Nixon shkoi në takimin e 25-vjetorit të NATO-s në Bruksel, ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve po përmbyllte hetimin e saj për procesin e shkarkimit. Nixon dha dorëheqjen pak javë më vonë./VOA
Ish zëvendësministrja e Financave Irena Beqiraj, e ftuar në ...
Ish-zëvendësministrja e Financave Irena Beqiraj ka dalë sëri...
Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi shprehet se deri për vitin e...
Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi thotë se ligji për emergjenc...
Ish deputetja e PD, AlbanaVokshi ka reaguar lidhur me urdhër...
Kryeministri Edi Rama dhe Ministri në Detyrë për Evropën dhe...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka publikuar dis...
Kryeministri Edi Rama, pas përfundimit të samitit të NATO-s,...
Zv. Ministrja e Brendshme Rovena Voda, përmes një njoftimi p...
Zv.kryeministri Erion Braçe, i është përgjigjur me ironi sul...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bën të ditur se vet...
Presidenti Ilir Meta, ndodhet në Kosovë, ku mori pjesë në ce...
Tragjedia e 26 nëntorit, përveç kryeministrit Edi Rama, në t...
Kryeministri Edi Rama gjatë këtyre ditëve është përpjekur që...
Ish kreu i LSI-së Petrit Vasili i ka bërë thirrje Prokuroris...
Presidenti Ilir Meta, gjatë ceremonisë së vlerësimit të Forc...
Presidenti Ilir Meta, ka udhëtuar sot drejt Prishtinë për të...
Kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar mëngjesin e sotëm ban...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të vlerësoje sot Forca...
Kryeministri Edi Rama nga Londra, ku ndodhet në kuadër të sa...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...