web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Vasili degjeneron Lleshajn/“ Ai i urren shqiptarët, por në këtë ditë fatkeqësie të bëhej pak njeri”

4 Dhjetor 2019, 11:16, Politikë CNA

Ish kreu i LSI-së Petrit Vasili i ka bërë thirrje Prokurorisë të nisë ndjekje penale ndaj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, pas debateve të forta që pati mbrëmjen e djeshme më banorët e një pallati të dëmtuar nga tërmeti në Lezhë.

Sipas Vasilit, Lleshaj po imponon ekspertët të thonë fjalën e tyre me siguri që nëse kthehen në banesa nuk kanë rrezik.

?Kanë përvijua pamje të cilën askush nuk do donte ti shikonte kurrë. Në këtë gjendje emergjente, bërja njësh me hallet e mijëra qytetarëve të cilët brenda pak minutave iu shkatërua jeta e tyre, Humbnë njerëzit e tyre dhe gjithë pasurinë e jetës, sigurisht i vë të gjithë para një reflektimi dhe përgjegjësie të thellë si kurrë më parë.

Të nderuar qytetarë, sjellja e qeverisë në raport me këtë katastofë, është një sjellje që qytetarët nuk do donin ta shikonin. Qytetarët presin siguri të madhe nga qeveria për banesët e tyre. Por ministri i Brendshëm shkon në Lezhë debaton me banorët dhe u kërkon në shkelje me ligjin të hyjnë në banesa të pasigurta të provuara që janë të pasigurta.

Prokuroria është shumë vonë, duhet të kishte nisur që dje ndjekjen penale. Nuk mundet qytetaret të dëgjojnë një ministër që u thote nuk ju kam asnjë borxh. Ministri me gojën plot u thotë në mënyrë të përsëritur. Pra minsitri s?u ka asnjë borxh qytetarëëve që ka përgjiegjesi publike e kushtetuese te marre pergjegjesite per ta, por këtu në këtë pjesë kemi atë që është raporti i zakonshëm që ky ministër ka pasur me qytetarët, armiqësor, të egër, ky minister s?ka hezituar të helmojë fëmijë e të moshuar, pjesëmarrës në demonstrata me gaz lotsjelles, është ministër që i urren shqiptarët. Por mund ta kursente në këtë ditë fatkeqësie, mund të bëhëj pak më njeri, është cështje serioze në raportin e tij me ligjin, prokuroria shqiptare është shumë vonë, duhet që dje të kishte nisur cështjet penale, nje minister që imponon ekspertët të thonë fjalën e tyre me siguri që nëse kthehen në banesa nuk kanë rrezik. Një banesë, shkollë e paverifikuar mirë do të thotë më pas humbje jetë sikurse rezultoi edhe në tërmetin e 26 nëntorit.

Ky ministër imponon zërin dhe ekspertizën teknike që është e vetmja ajo që me ligj të marrë një përgjegjësi të tillë. Ky është që bën edhe inxhinierin e arkitektin e urbanistin në dëm të qytetarit që duhet të hynin në banesa të pasigurta që mund të ishin burim i një humbje tjetër. Sot është koha që ligji të flasë, prokuroria s?mund të heshtë më e të jetë bashkëpërgjegjëse, të shohë sjellje në terren antiligjiore e ti japi imunitet?, tha Vasili./CNA.al

Qarku i Lezhë, miniastri i Brendshëm leshaj.

Ta quash idiot?! Eshte shume pak! Ta emertosh debil duket sikur i ben nder! Ti thuash arrogant?! Eshte t?i rritesh vlerat! Ky thjesht eshte lapanjgjoz, asgje me shume! Ky meriton titull : ? I peshtirosuri i vitit? ose ilaçi me i mire i te vjellave!Kokorosh maje plehrave!

Gepostet von Dritan Kaba am Dienstag, 3. Dezember 2019





Lajmet e fundit nga