web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama i shtrin sërish dorën Bashës/ "Të ndërtojmë çatinë e Shqipërisë"

4 Dhjetor 2019, 13:58, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama, pas përfundimit të samitit të NATO-s, që u mbajt sot në Londër, me pjesëmarrjen e liderëve botërorë, u shpreh se ka folur lidhur me situatën e tërmet në Shqipëri.

Rama theksoi se liderët kanë shprehur interes për këtë gjendje, ndërsa tregoi se ka biseduar nga afër me disa prej liderëve, si Donald Trump i SHBA, Angela Merkel e Gjermanisë apo dhe Emanuel Macron i Francës.

Ndërkaq, Rama bëri me dije se ka kërkuar të zhvillohet një konferencë e madhe donatorësh.

?U ndjeva i inkurajuar që të gjithë ishin jo vetëm në dijeni, por të interesuar për të ditur më shumë.

Kam bërë bisedë të gjatë me presidentin e Francës, Kancelaren, kryeministrin e Holandës, kryeministri i Danimarkës ka qenë shumë i interesuar, kryeministri Conte pa diskutim, por edhe kryeministri i Kanadasë. Kemi folur dhe me presidentin Trump dhe Erdogan.

Qëllimi është për të organizuar një konferencë të madhe donatorësh, dhe kjo është ajo që unë kam kërkuar. Reagimet e para janë positive por duhet punuar intensivisht.?

Duke folur, më tej, Rama u pyet dhe lidhur me thirrjen që i bëri kreut të opozitës për bashkëpunim, për të përballuar situatën nga tërmeti, ndërsa u shpreh se qëlli i përbashkët duhet të jetë për të ndërtuar çatinë e Shqipërisë.

?Nuk ka asnjë sens të vazhdojë historia në distancë kur në jemi të goditur nga e njeta tragjedi. Të gjithë jemi në nevojë për të ndërtuar një çati tjetër më të madhe që nuk është çatia e poltikës, por e gjithë Shqipërisë.?/CNA.al





Lajmet e fundit nga