web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Tërmeti kapi shtetin "gafil"/ Mërtiri: Ndërhyrja në kohë mund të shmangte një pjesë të tragjedisë

29 Nëntor 2019, 22:10, Sociale CNA

Sociologu Ergys Mertiraj teksa komenton situatën pas tërmetit tragjik të 26 qershorit, shprehet se nëse do të kishim mjetet e duhura për të ndërhyrë që në momentin e parë pas tërmetit ndoshta do të mund të ishte shmangur një pjesë e mirë e tragjedisë.

Sipas Mërtirit, Shqipëria u kap në befasi dhe e papërgatitur nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit dhe se forcat tona nuk kishin mjetet më elementare.

?Këto janë kriza që faktori i kohës është shumë i rëndësishëm. Nëse ndërhyhet me të gjitha mjetet e duhura, organizimin e duhur që në momentin e parë mund të shmangej një pjesë e rëndësishme e tragjedisë. Gjë që nuk ndodhi. Vumë re se forcat tona të shpëtimit ishin në mënyrë krejt primitive, kështu janë nxjerrë njerëzit nga gërmadhat para 100 vjetësh, me hunj.

Thjesht kishin një veshje ushtarake, as kokore nuk kishin, as doreza.Ëshë e tmerrshme. Lërë pastaj që nuk kishte asnjë mjet teknologjik, as qen. Merret një qen dhe mbahet, si qentë antidrogë merren dhe qenë për të shpëtuar jetë njerëzish. Jo vetëm kaq, por në media kanë dalë dokumentat të cilat tregojnë që në letra tregojnë sikur këto gjëra janë bërë. Shteti jonë u kap “gafil”. Kemi Maqedoninë që deri vinë ka qenë më keq se ne, por kemi dhe Kosovën?, është shprehur Mërtiri./CNA.al





Lajmet e fundit nga