E dhimbshme/ Bashkëshorti identifikon gruan e pa jetë
Kur kanë kaluar më shumë se dy ditë nga tërmeti tragjik i 26...
Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë, i shkallës Rihter që godit Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, dhe që pas la një situatë katastrofale, ka bërë jehonë në mediat më prestigjoze botërore.
Ngjarja tragjike në Shqipëri është raportuar hap pas hapi në shumicën e mediave botërore, që nga Greqia, Italia, Britani e më gjerë.
Të gjitha mediat greke kanë shkruar artikuj lidhur me situatën e rëndë që po kalon vendi jonë.
Mediat e vendit fqinj kanë kujtuar vuajtjet e shqiptarëve në Greqi, duke vlerësuar sakrificën punën dhe jetën e vështirë të këtij populli që nuk u gjunjëzua kurrë pavarësisht rasteve të racismit, vështirësive, vuajtjeve për dokumenta e çdo gjë tjetër që kanë kaluar.
Ndërkohë, një ditë më parë, një nga mediat greke shkruante se ?Sot jemi të gjithë shqiptarë sepse në dhimbje nuk ka kufij?.(lexo këtu)
Por, edhe mediat italiane i kanë kushtuar shumë hapësirë tërmetit tragjik që goditi Shqipërinë, por pa lënë mënjëanë solidaritetit që ka ardhur nga vendet e rajonit.
Corriere Della Sera shkruan se tërmeti në Shqipëri bëri bashkë ish-armiqtë, shqiptarët, kosovarët dhe serbët.
Ndër të tjera, Corriere Della Sera shkruan se ata janë bërë bashkë duke gërmuar nën rrënojat e Durrësit dhe Thumanës në kërkim të mrekullisë, shpirtrave të gjallë.
?Saktësisht njëzet vjet pas luftës në Kosovë, për herë të parë pas shpërbërjes së saj të përgjakshme dhe spastrimit etnik, ish jugosllavia e dikurshme duket se është ringritur, me qëllimin e saj më të mire.
Në emër të solidaritetit, Ballkani është bashkuar, qoftë edhe vetëm për disa ditë, në përpjekje për të shpëtuar jetët e goditura nga tërmeti që goditi bregdetin shqiptar dhe rrethinat e kryeqytetit natën midis të hënës dhe të martës.
Që prej ditës së djeshme, ekipet e shpëtimit të dërguara nga Prishtina, Beogradi, Tirana, Zagrebi dhe Shkupi, kanë formuar një zinxhir njërëzor shpëtimtarë.
Zjarrfikësit, ushtarët, njësitë e qenve, ekipe me uniforma me stema dhe flamuj të ndryshëm, dikur armiqësorë me njëri tjetrin, janë në garë për të rikuperuar të gjallë dhe viktima.
Ata mund të mos vëllazërohen, por kanë bashkuar forcat për një qëllim të përbashkët.
Në Thumanë, një njësi serbe nga Nishi, e përbërë nga rreth 20 zjarrfikës, mbërriti dje dhe iu përvesh punës për të gërmuar nëpër rrënojat e një ndërtese tre katëshe të shembur pjeserisht.
Pak metra më tutje vazhdojnë punë zjarrfikës nga Prishtina dhe një grup ushtarësh me emblemën e Republikës së Kosovës, të qepur në mëngët e uniformës.
“Askush nuk ka patur probleme – sigurojnë ata – në fakt, mbase kjo është koha për t?u bërë miq?. Ata shprehen se “Ndonjëherë jemi të burgosur nga paragjykimet tona”.-shkruan Corriere Della Sera./ CNA.al















































Kur kanë kaluar më shumë se dy ditë nga tërmeti tragjik i 26...
Shqipëria vijon të jetë në kaos, pas tërmetit të mëngjesit t...
Tërmeti i mëngjesit të 26 nëntorit në Shqipëri la pas një ka...
Pavarësisht se ekipet e kërkim shpëtimit nuk kanë ndërprerë ...
Tragjedia e 26 Nëntorit ku tërmeti 6.4 ballë goditi vendin t...
Trupat e pajetë të Almir dhe Stela Carës kanë qenë dy të fun...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm janë nxjerrë nga rrënoj...
Rritet numri i viktimave, pas tërmetit tragjik të 26 nëntori...
Pas tragjedisë së tërmetit të djeshëm, menjëherë shumë grupe...
Një tjetër tërmet i fortë ka goditur sërish Shqipërinë. Këtë...
Shkon në 34 bilanci i viktimave në shkallë vendi pas tërmeti...
Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pak çaste më parë në autostra...
Tërmeti i një dite më parë, shkatërroi jo vetëm ndërtesat e ...
Tërmeti i një dite më parë, rezultoi me një bilanc tepër tra...
Rëndohet bilanci tragjik nga tërmetet.Nga Thumana , raportoh...
Për situatën e emergjencës pas tërmetit tragjik që goditi Sh...
Tërmeti i mëngjesit të së martës në Shqipëri ka lënë pas një...
Ka shkuar në 28 numri i viktimave nga tërmeti.Pak minuta më ...
Në Kënetë të Durrësit, forcat e kërkim-shpëtimit vijonë kërk...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...