web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Mirënjohe për heronjtë”/ Mesazhi i fortë i Ramës: Në kërkim të jetës që ende merr frymë nën gërmadhat e natës

26 Nëntor 2019, 18:51, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohje për heronjtë që kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë për njerëzit e prekur nga tërmeti që tronditi vendin.

Sipas Ramës shumë forca njerëzore kanë ardhur dhe vazhdojnë të vijnë nga shtetet e tjera për t?i ardhur në ndihmë personave të mbetur nën rrënoja.

Rama shprehet se kjo është nata më e keqe që kemi kaluar si popull prej kushedi sa vitesh

?MIRËNJOHJE PËR HERONJTË e kësaj dite të paharrueshme dhimbjeje kombëtare, njerëzit e zakonshëm që shërbejnë nën uniformën e Policisë së Shtetit, të Forcave të Armatosura, të Urgjencës Kombëtare Shëndetësore, të Zjarrfikëseve; Bluzat e Bardha, që aq rëndom i përgojojmë si s?ka më keq në ditët me diell dhe që prej orësh të gjata po shpëtojnë jetë e po kurojnë plagë të rënda; Trupat Speciale të Kosovës, të cilat u bënë sot shembëlltyra heroike e bashkimit në dhimbje e në sakrificë të kombit tonë; forcat njerëzore të ardhura nga vendet mike, që vazhdojnë të zbarkojnë edhe tani në aeroportin e Rinasit, për të bashkuar fuqinë e eksperiencës e të solidaritetit të tyre, në një betejë këmbëngulëse e cfilitëse, në kërkim të jetës që ende merr frymë nën gërmadhat e natës më të keqe që kemi kaluar si popull prej kushedi se sa vitesh…?, shkruan Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga