LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kontrolle të befasishme në lokalet e qytetit/ 39-vjeçari kapet me armë e drogë

24 Nëntor 2019, 09:53, Kronika CNA

Policia e Kurbinit ka ushtruar disa kontrolle të befasishme në akse rrugore, lokale dhe ambiente të ndryshme të qytetit.

Gjatë kontrolleve, mësohet se një 39- vjeçari i është gjetut me vete carmë zjarri e lëndë narkotike.

Në pranga ka rënë shtetasit me inicialet M.Xh., 39 vjeç, banues në Fushë-Mamurras, Kurbin

?Kontrolle të befasishme në akse rrugore, lokale dhe ambiente të ndryshme për kapjen e personave me armë zjarri, lëndë narkotike dhe atyre të shpallur në kërkim.

Gjatë kontrolleve kapet në një lokal, 39 vjeçari i cili mbante me vete armë zjarri e lëndë narkotike.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak dhe një sasi e vogël lënde narkotike

Në zbatim të Planit të Masave ?Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e autorëve të veprave penale, personave që mbajnë armë zjarri pa leje dhe personave në kërkim?, gjatë kontrolleve të ushtruara në gjithë Qarkun Lezhë, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan shtetasin:

M.Xh., 39 vjeç, banues në Fushë-Mamurras, Kurbin

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në zonën e Kurbinit, gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal, shtetasit M.XH., iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip pistoletë, një krehër me 8 fishekë dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale ?Armëmbajtje pa leje? dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet në njoftimin e plotë të policisë./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga