web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kapet me 40 mijë euro kokainë/ Pranga shqiptarit në Itali

19 Nëntor 2019, 15:55, Kronika CNA

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas mediave fqinje, 39-vjeçarit rezident në Modena, gjatë një kontrolli rutinë në autostradën Bolzano Sud iu gjetën 1500 euro cash si dhe një sasi kokaine me vlerë tregu 40 mijë euro.

Ndonëse nuk bëhet i ditur identiteti i tij, mediat italiane raportojnë se shqiptari nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi ka qenë edhe më herët i arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga