web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prodhonte produkte ushqimore në kundërshtim me ligjin/ Arrestohet pronari i fabrikës

19 Nëntor 2019, 12:38, Kronika CNA

Vijon operacioni policor i koduar ?Fermentimi?, kundër informalitetit, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të prodhimit të produkteve ushqimore.

Kapet dhe ndalohet nga shërbimet e PKK Muriqan pronari i fabrikës i shpallur në kërkim G. B. 61 vjeç.
Në lagjen “Skënderbeg”, në zonën industriale ish-fermentimi, në punishten e firmës së këtij shtetasi, më datë 16.10.2019 është konstatuar se prodhoheshin përsëri produkte të ndryshme ushqimore në kundërshtim me ligjin, edhe pse e kishte të ndaluar që nga data 28.03.2018 prodhimin e artikujve ushqimorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore” dhe “Fshehja e të ardhurave”./CNA.al





Lajmet e fundit nga