web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Olsian Çela leksion KLP-së/ Thelbësore ruajtja e pavarësisë

13 Nëntor 2019, 13:23, Politikë CNA

Kandidati për Prokuror të Përgjithshëm, Olsian Çela vijon raportimin para Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Prokurori Çela ka mbajtur një fjalë të gjatë para KLP-së, ku ka dhënë leksione mjaft të forta për sa i takon mënyrës së funksionimit të organit të akuzës por jo vetëm.

Olsian Çela ka vënë theksin tek të qënit të pavarur të prokurorëve, por shtoi se kjo sdo të thotë që Kryeprokurori të mbyllë sytë.

Po ashtu ai theksoi se marrëdhënia drejtues-vartes ka qënë problemi kryesor që është përballur zyra e prokurorisë.

?Përmendet tendencat centrifugale në sistem, ne si Këshill por edhe vëzhguesit e jashtëm pasi çmuam avantazhet e propozuara kemi ngritur edhe problemet.

Çfarë mund të bëje për ta zbutur këtë prirje që shkaktohet nga rregulli i ri që ka dhënë ligji?-ishte pyetja e ngritur nga kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi.

?Jam i bindur që pavarësia e prokurorit është shumë e rëndësishme.

Nga përvoja ime marrëdhënia drejtues-vartes ka qene problemi kryesor që është përballur zyra e prokurorisë dhe ka krijuar tension dhe deformime të caktuara, jo të vullnetit por edhe në intepretimin e ligjit në mungesë të cilësisë së hetimit

Ligji i ri i jep prokurorit mundësinë të jenë vetvetja dhe mos fshihen me pas PP apo drejtuesit

Në këtë këndvështrim është thelbësore ruajtja e kësaj pavarësie që për sa kohë mbetet brenda kuadrit ligjor është e shëndetshme.

Prokurorët për shkak të lirise duke pasur edhe sensin e protagonizmit nuk e menaxhojnë si duhet dhe kjo sjell pasoja për të menaxhuar këto situata dhe organi të funksionojë si një i tëri, duhet që PP të monitorojë punën e prokurive të shkallës së parë dhe Apelit.

Jo të ndërhyjë në ceshtje por të mbaje një sy hapur mbi ç?ndodh në shkallët e para të Apelit?-tha ndër të tjera prokurori Çela.

Po ashtu ai ka theksuar se ?Prokuroria duhet të ketë një vizion në shoqëri jo vetëm masë të ashpër, vete kodi të lejon të zbatosh si duhet, mos jemi ekstrem, ajo që kam propozuar është kryerja e një studimi mbi efektet që ka hetimi penal. efektet parandaluese, sa na kanë ndihmuar? u shpreh Çela ndërsa pohoi me keqardhje se më të ashpër politikat penale kanë qene me shtresat e dobëta.

?Këto problematika nuk i shoh vetëm brenda Prokurorisë, por më gjerë, në tërësinë e përgjigjeve që ka shteti ndaj kriminalitetit. Do të doja të ngriheshin probleme nga kushdo, të thonë pse kriminaliteti është në rritje, pse s?kanë efekt masat që ne marrim.  Problemet shtrihen përtej se gjykata e prokuroria. Unë dëgjoj vetëm ashpërsim dënimesh, po ai  i kemi krahasuar ato me vendet e BE?

Na kanë dhënë këto masa rezultatet e pritura, a mendohet që këto masa ekstreme cfarë pasojash shkaktojnë te familjet e atyre që izolohen.A mendojmë që ai njeriu që ka shkuar në burg, ka punë, familje fëmijë që mbeten pa mbështetje. si do jetojnë, cdo bëjnë për të dënuar. Ligjet penale nuk duhet te cënojnë familjen.Me keqardhje më duhet të pranoj se të ashpër kemi qenë me shtresat e dobëta,por kështu thellojmë problemet sociale, përgatisim breza të rinj që nesër janë fidanishte krimi. Prokuroria duhet të ketë një vizion në shoqëri jo vetëm masë të ashpër, vete kodi të lejon të zbatosh si duhet, mos jemi ekstrem, ajo që kam propozuar është kryerja e një studimi mbi efektet që ka hetimi penal. efektet parandaluese, sa na kanë ndihmuar. Ligji dhe morali duhet të shkojnë përherë bashkë dhe kjo më pas pasqyrohet në mënyrën se si prokurori përgjithshëm ndërvepron me institucionet e tjera.?/ CNA.al





Lajmet e fundit nga