Tarifat e frikshme të korrupsionit/ Shqipëria kryeson renditjen globale të BB
Shqipëria bashkë me shtetet afrikane Sierra Leonen dhe Laon ...
Bizneset e koncesioneve po rezultojnë më fitimprurëset në vend. Sipas të dhënave të bilanceve të publikuara nga 11 kompanitë kryesore koncesionare në vend, fitimet e tyre në vitin 2018 arritën në rreth 8.8 miliardë lekë, ose rreth 70 milionë euro.
Këto fitime janë sa një e treta e asaj që fitojnë 95 mijë biznese të vogla në Shqipëri, që kanë 1-4 punonjës. Sipas të dhënave të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve, fitimet e rreth 95 mijë bizneseve në Shqipëri, që kishin nga 1-4 punonjës ishin rreth 27 miliardë lekë (rreth 215 milionë euro) në vitin 2017 (raporti më i fundit i publikuar nga INSTAT).
Kompania me fitime më të larta është koncesionari i Rinasit, Tirana International Airport. Fitimi para taksave i kompanisë ishte 3.1 miliardë lekë, me një rritje prej 11% në raport me vitin e mëparshëm. Norma e fitimit ka arritur në 49%, pothuajse gjysmën e të ardhurave, me rritje dy pikë përqindje në raport me vitin e mëparshëm.
E dyta është Bankers Petroleum, eksportuesi më i madh në vend, që shfrytëzon me koncesion fushën naftëmbajtëse më të madhe mbi tokë në Europë, atë të Patos Marinzës, që ka rezultuar me një fitim kontabël prej gati 3 miliardë lekësh, sipas të dhënave të publikuara nga Tatimet. Por, kompania nuk deklaron fitimin fiskal dhe si rrjedhojë, ajo nuk paguan tatimfitim. Bazuar në standardet e kontabilitetit, fitimet kontabël janë të ndryshme nga fitimet fiskale. Në bazë të marrëveshjes me qeverinë, shpenzimet kapitale llogariten brenda vitit dhe nuk shtrihen në disa vite, siç ndodh me kompanitë e tjera, çka bën që operatori të rezultojë me humbje fiskale.
Nga koncesionarët e tjerë të vjetër, Durrës Container Terminal kishte 511 milionë lekë fitime para taksave; Aleat, i pasaportave, 505 milionë lekë; SGS Automotive Albania e kolaudimit, 252 milionë lekë; SICPA Security Solutions Albania i pullave fiskale 151 milionë lekë.
Me fitime të larta po rezultojnë dhe koncesionarët e rinj, të cilët po i marrin pagesat direkt nga buxheti i shtetit, duke pasur një kthim të sigurt. ?Albanian Highway Concession? që ka fituar koncesionin për ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës Milot ? Morinë, me afat 30 vjet, e miratuar në vitin 2016, por zbatimi i saj filloi vetëm në shtator të 2018, raportoi fitime 908 milionë lekë para taksave, me një normë prej 32%.
?SaniService?, që fitoi në vitin 2015, koncesionin për ?Ofrimin e shërbimeve të integruara për setin e personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale?, për një afat 10-vjeçar katërfishoi fitimet në 265 milionë lekë, me një normë prej 15% (para taksave).
?3P Life Logistic?, koncesionari i Ofrimit të Shërbimit të Kontrollit Bazë (Check-Up), kishte fitime prej 90 milionë lekë, me një normë prej 11%.
?DiaVita?, e cila ofron shërbimin e dializës nëpërmjet një koncesioni realizoi rreth 47 milionë lekë, ose 381 mijë euro fitime vitin e kaluar, me një normë prej 7.3%
?Integrated Technology Services?, që po zbaton projektet e inceneratorëve, raportoi të ardhura prej rreth 1 miliard lekësh në 2018-n, nga aktiviteti i inceneratorit të Elbasanit. Fitimet ishin 84 milionë lekë, me një normë minimale prej 7.7%. kompania tjetër Integrated Technology Ëaste Treatment Fier?, që është 100% në pronësi të Integrated Technology Services, raportoi të 2018-n të ardhura prej 955 milionë lekësh dhe po kaq dhe shpenzimet për lëndë të parë dhe të konsumueshme, duke deklaruar një fitim zero, por ajo është nën hetim pasi iguron e para në listën e subjekteve që kanë marrë fatura fiktive blerjeje dhe janë përfshirë në hetimin e Prokurorisë për një skemë të mashtrimit me TVSH. Kompania ka bërë blerje fiktive përmes 164 faturave, që arrijnë në 987 milionë lekë.
Më herët, Monitor publikoi listën e 200 kompanive me fitime më të mëdha në vend, ku rezultoi se koncesionarët kishin normat më të larta të fitimit, me mesatarisht 30%, të ndjekura nga kompanitë që janë të lidhura me tenderët publikë, me rreth 25%.
Biznesi i koncesioneve pritet me rritje, pasi kontrata të reja janë nënshkruar, kryesisht për ndërtimin e rrugëve. Qytetarët shqiptarë do të paguajnë nëpërmjet taksave të tyre në buxhetin 2020 mbi 14.6 miliardë lekë (rreth 120 milionë euro) si pagesa për 14 kontratat koncensionare me PPP. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave kjo shumë është 15.8 për qind më e lartë se pritshmëria e këtij viti./ Monitor
Burimi: QKB
Burimi: Përllogaritje të Monitor, bazuar në bilancet e QKB
Shqipëria bashkë me shtetet afrikane Sierra Leonen dhe Laon ...
Edhe gati 3 dekada pas kalimit në ekonominë e tregut, shqipt...
Puna e tregjeve të kapitalit është të përpunojë informacioni...
Maksimizimi i fitimeve është qëllimi kryesor i çdo firme, që...
Projekti i “1 miliardë euro“ (One Billion) i PPP-ve që u pre...
Qytetarët shqiptarë do të paguajnë nëpërmjet taksave të tyre...
Nisur nga Problematikat e Konstatuara në Drejtorinë e Përgji...
Shqipëria u rendit në vendin e 82-të në raportin e fundit të...
Shqiptarët kanë 9.15 miliardë euro borxh, rriten pagesat për...
Ministria e Financave ka bërë gati projektbuxhetin e vitit 2...
Ministria e Financave ka përfunduar draftin e ri të fiskaliz...
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka reaguar pas lajmeve ...
Të ardhurat nga Tatimet dhe Doganat gjatë muajit shtator e k...
Ish ministri i Financave Arben Malaj, ka folur për situatën ...
Volumet e transportit të mallrave dhe pasagjerëve janë rritu...
Paketa Fiskale, këtë vit, vjen me një nxitje pozitive për in...
80% e bizneseve të anketuara japin si arsye kryesore krizën ...
Eksperti i ekonomisë Zef Preçi e quan populiste vendimmarrje...
Buxheti i shtetit është vënë në presione të shumëfishta prej...
Ish ministri i Financave, Ridvan Bode ka folur lidhur me per...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...