Rritet niveli i borxhit publik/ Zbulohen shifrat, ja detyrimet e çdo shqiptari
Shqiptarët kanë 9.15 miliardë euro borxh, rriten pagesat për...
Shqipëria u rendit në vendin e 82-të në raportin e fundit të Bankës Botërore ?Të bësh biznes 2020?, duke zbritur me 19 vende në krahasim me vitin e mëparshëm.
Maryam Salim, Përfaqësuesja e Përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri, pohon në një intervistë për ?Monitor? se ndikim në këtë përkeqësim ka dhënë rishikimi i të dhënave nga viti i kaluar, ndryshimi i metodologjisë për mbrojtjen e investitorëve të vegjël, mospasja e një burse, si dhe fakti që vendet e tjera kanë ecur më shumë në përmirësimin e mjedisit rregullator për bizneset. Në kahun e kundërt, Shqipëria renditet mirë në ?fillimin e një biznesi?, ?tregtimin përtej kufijve?, ?zgjidhjen e falimentimit? dhe ?marrjen e kredisë?.
Ministrja e Financave përmendi faktin se disa ndryshime në metodologji për disa tregues kanë ndikuar në rezultatet e Shqipërisë në raportin e ?Të bësh biznes 2020?. Cilat janë ndryshimet kryesore metodologjike në raport?
Disa rishikime të të dhënave nga viti i kaluar, përmirësimet në mjedisin rregullator të biznesit në ekonomitë e tjera dhe një fokus i ripërtërirë në qeverisjen e korporatave për kompanitë e listuara në grup-indikatorët e mbrojtjes së investitorëve të vegjël kanë ndikuar në renditjen e Shqipërisë. Sipas këtij indikatori, nëse vendi nuk ka një bursë aktive me të paktën 10 kompani të listuara joshtetërore, nuk jepet asnjë pikë.
Sa e ka ndikuar kjo renditjen e Shqipërisë?
Ndryshimet në treguesin për mbrojtjen e investitorëve të vegjël kanë ndikuar negativisht në renditjen e Shqipërisë.
Sa penalizohet Shqipëria në renditje nga mungesa e një tregu kapitali funksional?
Tregjet e kapitalit mund të luajnë një rol të fortë në rritjen ekonomike, duke mobilizuar kursimet dhe duke kanalizuar financat afatshkurtra dhe afatgjata nga investitorë të ndryshëm tek emetues të ndryshëm. Ato mund të promovojnë transparencë, duke ofruar informacione mbi cilësinë e kredisë së firmave dhe vlerën e tregut. Ato gjithashtu luajnë një rol në rritjen e qëndrueshmërisë së një sistemi financiar. Duke pasur parasysh këto përfitime, zhvillimi i tregjeve lokale të kapitalit është pjesë e axhendës së reformës së sektorit financiar në Shqipëri.
Ngritja e bursës dhe të pasurit e kompanive të listuara joshtetërore nuk duhet të jetë përparësia më e madhe. Rekomandohet një qasje më e gjerë. Vendet, veçanërisht ato të vogla, duhet të përqendrohen në përmbushjen e parakushteve themelore makro, zhvillimin e bazës institucionale për investitorët, krijimin e një mjedisi biznesi mbështetës dhe transparent që u mundëson kompanive rritje, si dhe zhvillimin e tregut të borxhit qeveritar.
Si e shpjegoni që Shqipëria renditet gjithnjë në fund të Europës dhe rajonit?
Raporti ?Të bërit biznes? siguron renditjen e shteteve për 10 tregues të ndryshëm. Në disa raste, Shqipëria ka ecur më mirë sesa mesatarja e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe/ose vendeve në Europë dhe të Azisë Qendrore. Për shembull, për indikatorin e ?fillimit të një biznesi?, Shqipëria renditet në vendin e 53-të, dhe vetëm Kosova nga vendet e Ballkanit Perëndimor ka një renditje më të mirë, ndërsa renditja mesatare për Europën dhe Azinë Qendrore është 57. Po kështu, Shqipëria është renditur mirë për treguesit ?tregtimi përtej kufijve?, ?zgjidhja e falimentimit? dhe ?marrja e kredisë?. Rezultatet e ulëta në treguesit e tjerë penalizojnë rezultatin e agreguar për vendin në raportin e ?Të bërit biznes?.
Lejet e ndërtimit janë rritur ndjeshëm në dy vitet e fundit, megjithatë Shqipëria renditet nga fundi për këtë tregues. Pse ndodh kjo?
Disa vite më parë, qeveria ndërmori reforma të rëndësishme në përmirësimin e planifikimit urban, thjeshtimin e procesit të aplikimit për marrjen e lejeve të ndërtimit dhe mundësinë e regjistrimit në internet. Megjithatë, duhen më shumë përpjekje për të ulur numrin e procedurave dhe për të shkurtuar kohën për të marrë lejet e ndërtimit.
Çfarë duhet të bëjë qeveria shqiptare për të përmirësuar pozicionin në raportin e ?Të bërit biznes??
Reformat në fushat e mbuluara nga treguesit e raportit e ?Të bërit biznes?, ku Shqipëria nuk paraqitet mirë, do të ndihmojnë vendin të përmirësojë renditjen e tij të përgjithshme relative./Monitor
Shqiptarët kanë 9.15 miliardë euro borxh, rriten pagesat për...
Ministria e Financave ka bërë gati projektbuxhetin e vitit 2...
Ministria e Financave ka përfunduar draftin e ri të fiskaliz...
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka reaguar pas lajmeve ...
Të ardhurat nga Tatimet dhe Doganat gjatë muajit shtator e k...
Ish ministri i Financave Arben Malaj, ka folur për situatën ...
Volumet e transportit të mallrave dhe pasagjerëve janë rritu...
Paketa Fiskale, këtë vit, vjen me një nxitje pozitive për in...
80% e bizneseve të anketuara japin si arsye kryesore krizën ...
Eksperti i ekonomisë Zef Preçi e quan populiste vendimmarrje...
Buxheti i shtetit është vënë në presione të shumëfishta prej...
Ish ministri i Financave, Ridvan Bode ka folur lidhur me per...
Kontrolli i lartë i Shtetit (KLSH) ka konstatuar në raportin...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka tronditur finan...
Ekonomia shqiptare po rrudhet dhe po shkon drejt greminës. E...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi Buxhetin Faktik...
Edhe pas përmirësimeve që qeveria i bëri projektligjit për K...
Pas tërmeteve “tundet” qeveria, nuk regjistrohen pronat pa s...
Mbi 2000 familje të vrojtuara nga Banka e Shqipërisë raportu...
Ish ministri i Financave, Arben Malaj thotë se lajmi i rënie...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...