Investimi në Zvërnec/ Rama: Ja njeriu që investitorët kanë kontraktuar për arkitekturën e peizazhit
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar arkitektin me famë botëro...
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar arkitektin me famë botëro...
Edhe gati 3 dekada pas kalimit në ekonominë e tregut, shqiptarët, që jetojnë në një vend të bekuar nga zoti, me bukuri të shumta e pasuri natyrore, vijojnë të jenë ndër më të varfërit e Europës. Statistikat e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të përditësuara në ?Pasqyrën Ekonomike Globale tetor 2019? tregojnë se të ardhurat për frymë të pritshme të shqiptarëve ishin 5,732 dollarë për vitin 2019, duke na pozicionuar në vendin e 102 në botë nga 192 shtete gjithsej, në nivele të ngjashme me Irakun, Paraguajin, Libanin, Libinë etj.
Në Europë jemi ndër vendet me të ardhurat për frymë më të ulëtat dhe na e kalojnë në renditje vetëm Kosova (4,442 dollarë për frymë, në vend të 111) dhe shtete të ish Bashkimit Sovjetik si Ukrania (vendi 125), Moldavia (128).
Nga vendet e rajonit, më të pasur janë fqinjët e Malit të Zi, me të ardhura për frymë prej 8,703 dollarë, ose 62% më të larta se të shqiptarëve (vendi 72). Më pas vjen Serbia, në vend të 87 me 7,398 dollarë për frymë, Maqedonia e Veritu (6,096 dollarë në vend të 95), Bosnja (vendi 97).
Të dhënat e FMN-së referojnë se edhe një dekadë më parë, Shqipëria ishte e pandryshuar në vend të 102, në një tregues që rritja ekonomike e vendit nuk ka arritur të jetë më e lartë se e fqinjëve, apo se ajo nuk ka prodhuar mirëqenie për qytetarët e saj (sipas të ashtuquajturit proces i koncergjencës, vendet me të ardhura më të ulëta duhet të rriten më shpejt, në mënyrë që të kapin mesataren e Bashkimit Europian).
Sot, vendet e Bashkimit Europian kanë të ardhura mesatare për frymë në vit prej 35.8 mijë dollarë, ose gati 7 herë më të larta sesa të shqiptarëve, sipas shifrave të FMN.
Në botë, kryeson Luksemburgu (113 mijë dollarë), kryesisht për shkak të pasurisë së të huajve, e ndjekur nga Zvicra (83,717 USD), Macao SAR (81,152 USD), Norvegjia (77,975 USD), Irlanda (77,771 USD), Katari (69,688 USD), Islanda (67,037 USD), Shtetet e Bashkuara të Amerikës (65,112 USD), Singapori (63,987 USD).
Institucionet ndërkombëtare ulën parashikimin për rritjen ekonomike
Shpresat për të pasur më shumë të ardhura janë zbehur, pasi të gjitha institucionet ndërkombëtare kanë ulur parashikimet për rritjen ekonomike të vendit në 2019-n.
FMN pret që vendi të rritet mesatarisht me 3%, sipas Pasqyrës Ekonomike Globale të tetorit, nga 3.7% që ishte pritshmëria në prill.
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) pret që Shqipëria të rritet me 2.8 % këtë vit, duke e rishikuar me ulje prej 1.1 pikë përqindje në krahasim me raportin e muajit maj. Banka Botërore e pret zgjerimin e ekonomisë në 2.9% për këtë vit./ Monitor
Puna e tregjeve të kapitalit është të përpunojë informacioni...
Maksimizimi i fitimeve është qëllimi kryesor i çdo firme, që...
Projekti i “1 miliardë euro“ (One Billion) i PPP-ve që u pre...
Qytetarët shqiptarë do të paguajnë nëpërmjet taksave të tyre...
Nisur nga Problematikat e Konstatuara në Drejtorinë e Përgji...
Shqipëria u rendit në vendin e 82-të në raportin e fundit të...
Shqiptarët kanë 9.15 miliardë euro borxh, rriten pagesat për...
Ministria e Financave ka bërë gati projektbuxhetin e vitit 2...
Ministria e Financave ka përfunduar draftin e ri të fiskaliz...
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka reaguar pas lajmeve ...
Të ardhurat nga Tatimet dhe Doganat gjatë muajit shtator e k...
Ish ministri i Financave Arben Malaj, ka folur për situatën ...
Volumet e transportit të mallrave dhe pasagjerëve janë rritu...
Paketa Fiskale, këtë vit, vjen me një nxitje pozitive për in...
80% e bizneseve të anketuara japin si arsye kryesore krizën ...
Eksperti i ekonomisë Zef Preçi e quan populiste vendimmarrje...
Buxheti i shtetit është vënë në presione të shumëfishta prej...
Ish ministri i Financave, Ridvan Bode ka folur lidhur me per...
Kontrolli i lartë i Shtetit (KLSH) ka konstatuar në raportin...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka tronditur finan...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...