web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident në Korçë/ Makina përfundon brenda dyqanit

13 Nëntor 2019, 09:23, Kronika CNA

Një aksident rrugor ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Korçës.

Dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe si pasojë njëri prej tyre ka përfunduar mbi trotuar duke u përplasur me fasadën e një dyqani.

Ngjarja ka ndodhur përgjatë Bulevardit të Republikës, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, vetëm për dëme materiale.
Ndërohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./CNA.al





Lajmet e fundit nga