web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Moti i keq pezullon lundrimet detare në Vlorë/ Shtyhen me dy ditë udhëtimet

12 Nëntor 2019, 11:00, Sociale CNA

Trageti i linjës Vlorë-Brindisi do të ndryshojë itinerarin e lundrimeve, si pasojë e motit të keq.
Aktualisht trageti është ankoruar në brigjet italiane dhe për dy ditët e ardhshme nuk do të ndjekë itinerarin e caktuar të udhëtimeve.
Me urdhër të Kapitenerisë është pezulluar edhe lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit, të cilat do të qëndrojnë të ankoruara në zonën e Triportit në Zvërnec.
Në datat 12 dhe 13 nëntor pritet përkeqësimi i kushteve meterologjike./CNA.al





Lajmet e fundit nga