web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ngërçi për kushtetuesen/ Ferhati kritika Metës për shkelje, tregon si do të procedohet

10 Nëntor 2019, 20:52, Politikë CNA

Deputetja e Partisë Socialiste Klodilda Ferhati në një intervistë për gazetën Tema, ka hedhur dritë mbi konfliktin e fundit për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, midis dy institucioneve Presidencë-Kuvend.

Referuar manovrës së Metës për të pezulluar për emërimin anëtarit të ri të Kushtetueses, Ferhati shprehet se, ?Presidenti ka tentuar te beje nje veprim, qe nuk ka te drejte ta beje askush- te pezulloje Kushtetuten?!?

Sipas deputetes socialiste, as Presidenti dhe as Kuvendi nuk mund të pezullojnë procedurën e emerimit, pasi kjo është e lidhur me një afat prekluziv 30 ditor të parashikuar në ligj, çka tregon se në këtë rast Kushtetuta është e vetzbatueshme.

?Presidenti ka tentuar te beje nje veprim, qe nuk ka te drejte ta beje askush- te pezulloje Kushtetuten?!

As Presidenti dhe as Kuvendi nuk mund te pezullojne proceduren e emerimit te anetarit te Gj. Kushtetuese sepse jemi perpara nje procedure kushtetuese  te lidhur me nje afat prekluziv 30 ditor te parashikuar ne ligj. Kushtetuta eshte e vetzbatueshme. As Gjykata Kushtetuese si autoriteti qe ben interpretimin perfundimtar te Kushtetutes, nuk pezullon Kushtetuten.

Aktualisht ka nisur procedura per emerimin e 4 anetareve te Gj.Kushtetuese, perkatesisht 2 nga Presidenti e 2 nga Kuvendi. Si Presidenti ashtu dhe Kuvendi duhet te zgjedhin anetaret e Gjykates Kushtetuese nga kandidatet e renditur prej Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi me vendim. Ky i fundit,  KED, ka vleresuar kandidaturat e me vendim per secilen nga vakancat ne Gjykate Kushtetuese ka miratuar kandidatet dhe ka listuar ata sipas nje sistemi pikezimi. Keto vendime KED ia ka njoftuar perkatesisht Presidentit dhe Kuvendit.

Secili prej dy organeve, Presidenti dhe Kuvendi nga dita qe kane marre dijeni per vendimet e KED kane 30 dite afat qe te zgjedhin anetarin e Gj.Kushtetuese. Nese me mbarimin e ketij afati dy organet nuk shprehen kandidati i  listuar i pari, emerohet anetar i Gj.Kushtetuese. Sipas njoftimeve te vendimeve te KED, afati 30 ditor per presidentin ka mbaruar me 07.11.2019, ndersa per Kuvendin mbaron ne date 13.11.2019.

Me skadimin e ketij afati kandidati i renditur i pari ne vendimin  e KED emerohet automatikisht anetar i Gj.Kushtetuese. Afati 30 ditor eshte prekluziv qe do te thote se ai nuk mund te shyhet e as te nderpritet. Kjo eshte e sanksionuar qarte ne nenin 53 te K.Pr.Administrative ku thuhet se afatet vendosen ne ligj dhe shtyrja e tyre behet vetem nese ligji ku parashikohet afati e ka parashikuar dhe e drejta e shtyrjes se ketij afati. Thene keto, dy anetaret e Gj.kushtetuese qe ishin ne kompetence zgjedhje te Presidentit jane emeruar tashme. I pari, Besnik Muci sipas dekretit te presidentit te para disa diteve dhe Arta Vorpsi listuar e para ne vendimin e KED e cila konsiderohet e emeruar si anetare e Gj.Kushtetuese ne dt 7.11.2019, ne kushtet kur presidenti nuk e ushtroi kompetencen e tij te zgjedhjes se anetarit te Gj.Kushtetuese deri ne skadim te afatit 30 ditor?, është shprehur deputetja Ferhati./CNA.al





Lajmet e fundit nga