web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Përmbytet Durrësi/ Kaos në qarkullim, trafik dhe ujë në banesa

7 Nëntor 2019, 08:03, Sociale CNA

Reshjet e shiut që kanë vijuar me intensitet përgjatë gjithë natës kanë krijuar probleme në pothuajse të gjitha rrugët e Durrësit.

Rrethrrotullimet hyrëse dhe dalëse në qytet, kryqëzimi të Stadiumi, kryqëzimi pranë lagjes 17, aksi i brendshëm nga Torra Veneciane, në drejtim të Currilave, janë disa prej pikave më problematike, që vijojnë të jenë nën ujë që prej mbrëmjes së djeshme.-raporton A2 CNN.

Kaos në qarkullim, ujë brenda banesave, kryesisht në zonën e lagjes 13 në Plazh dhe Shkozet dhe probleme me mjetet, është panorama me të cilën janë zgjuar qytetarët durrsakë.

 





Lajmet e fundit nga