web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Kemi të bëjmë me krim shtetëror”/ Artan Hoxha: Rama duhet të thirret në Prokurori

5 Nëntor 2019, 22:31, Kronika CNA

Gazetari Artan Hoxha edhe në emisionin ?Opinion? të mbrëmjes së sotme  ka vijuar me këmbënguljen të artikulojë vlerësimin e tij lidhur me nisjen e hetimit të atentatit ndaj prokurorit Ndoji dhe thirrjen në Prokurori të kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministrit Erion Braçe.

Sipas Hoxhës, të gjitha këto ngjarje ku janë të përfshirë figura të rëndësishme dhe sot janë ende pa autor, tregojnë se kemi të bëjmë me një krim shtetëror.

?Rama duhet të thirrej të Prokurori.

Të gjitha këto ngjarje që janë pa autor dhe bëhet fjalë për figura të rëndësishme,tregojnë se kemi të bëjëm me një krim të qartë shtetërorë.

Nuk di një rast tjetër që bota e krimit dhe administrata e shtetit të jenë ngatërruar kaq shumë?, u shpreh Hoxha./CNA.al





Lajmet e fundit nga