web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Raportet Kosovë-Serbi/ Vuçiç: Vlerësojmë mbështetjen e SHBA, kemi qëndrime të ndryshme

4 Nëntor 2019, 18:30, Kosova & Bota CNA

Zgjedhjet e parakohëshme në Kosovë, marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës, si dhe rikthimi në tryezën e bisedimeve, e braktisur pasi qeveria Haradinaj vendosi taksën 100% për mallrat serbe, kanë qenë të tjera temë në  bisedimin midis të dërguarit special të DASH, Matew Palmer dhe presidentit të Serbisë Aleksandë Vuçiç.

Sikurse raporton radioja amerikane VOA, duke diskutuar për zgjedhjet, Z. Palmer bëri thirrje që të respektohet rezultati i zgjedhjeve në Kosovë, ku Lista Serbe ka marr mbështetjen e shumicës së serbëve të Kosovës dhe të drejtën për t?i përfaqësuar në qeveri. Ai tha se për këtë çështje ka diskutuar edhe me udhëheqësit në Kosovë përfshirë edhe zotin (Albin) Kurti.

Ndërsa, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se vlerëson mbështetjen amerikane për rrugën evropiane të Serbisë. Ai tha se sa i përket çështjes së Kosovës qëndrimet ndërmjet dy vendeve vazhdojnë të jenë të ndryshme dhe se sipas tij Beogradi kërkon bisedime serioze me Kosovën që do të çonte te një zgjidhje kompromisi.

Unë besoj se, në lidhje me Kosovën, së shpejti do të bëhen kushtet për të vazhduar dialogun. Kur them së shpejti, në dy ose tre muaj, do të bëhen kushtet për të vazhduar dialogun. Ne duam që dialogu të jetë serioz, të jetë përgjegjës, të çojë në një zgjidhje kompromisi?, tha ai.

Presidenti serb tha se gabohen ?shqiptarët dhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare që nëpërmjet trysnisë do të detyrojnë Serbinë të pranojë diçka në kundërshtim me interesat e saja kombëtare?.

Zoti Palmer po qëndron në Serbi, pas vizitës që kishte në Kosovë ku tha se, ?zgjidhja e çështjes ndërmjet Kosovës e Serbisë përmes normalizimit të plotë mbetet përparësi strategjike e Shteteve të Bashkuara dhe se për këtë sipas tij po ndjehet nevoja që kjo të arrihet sa më shpejt?.

Zoti Palmer ka thënë se puna e tij ?aktualisht lidhet me mundësinë e kthimit të Kosovës e Serbisë në tavolinë për të vazhduar bisedimet?, një proces ky që është pezulluar që nga nëntori i vitit 2018 kur Prishtina u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj fushatës së Beogradit kundër shtetësisë së Kosovës.

Beogradi kushtëzon rifillimin e bisedimeve me heqjen e tarifave, ndërsa diplomatët shpresojnë që ripërtëritja e bisedimeve të ndodhë para se Serbia të hyjë në periudhën e zgjedhjeve që mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.





Lajmet e fundit nga