web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dy vila për t’u tërhequr nga Teatri?

4 Nëntor 2019, 14:37, Politikë CNA

Prej gati një jave mediat raportojnë se kreu i Republikës së re, Lulzim Basha është spostuar nga banesa e tij në një apartament qendër të Tiranës, dhe ka shkuar në vilën e një oligarku, në periferi të kryeqytetit. Në një nga zonat më të shtrenjta rezidenciale.

CNA.al ishte e para që ngriti pyetjen publike. ?Pse Lulzim Basha dhe Republika e re nuk po e sulmonin më Agron Papulin?” Njeriun të cilin për disa vite e kishin në shënjestër të sulmeve të tyre si një oligark që kishte lidhje të afërt me Ramën dhe si një njeri që fitonte milionat e eurove nga qeveria.

Por, ndodhi një ditë që akuzat dhe sulmet ndaj Papulit të pushonin dhe pas më shumë se një viti, Lulzim Basha u shfaq në një nga vilat e rezidencës Long Hill, të Agron Papulit.

Disa media të qeverisë publikuan edhe foto të mercedezit të Lulzim Bashës duke hyrë atje. Më pas CNA.al publikoi sesi Lulzim Basha ndryshoi targat. Njerëzit afër tij dhe kunatit, vartës të Landmark shkruan në rrjetet sociale atë që PD tha zyrtarisht. Se vila ishte më e vogël dhe se ndodhej aty me qira, për shkak se apartamenti po rikonstruktohej, për shkak të dëmeve nga tërmeti.

Nuk u vërtetua asnjë herë, asnjë dëmtim i pallatit dhe asnjë leje në bashki për rikonstruksion. Asnjë kontratë qiraje nuk është publikuar, por Lulzim Basha gënjeu publikisht, ashtu si dhe lista e pagatorëve të kunatit të tij që përpiqen të na thonë gënjeshtra.

Por, asnjëherë nuk e mohojnë faktin se vilat në Long Hill janë të ndërtuara dhe janë pjesë e rezidencës së Agron Papulit, të cilin Basha nuk po e sulmon më. As emrin nuk ia zë më në gojë. Për shkak se atje ka marrë dy vila. Një me qira në emër të dikutj tjerë, siç ka bërë shpesh herë edhe me makinën. Mohon që ia ka marrë Agron Papulit, por nuk e mohon dot kurrë se vilën ku ai jeton tani e ka ndërtuar oligarku Agron Papuli, i akuzuar prej tij për afera miliona euro me qeverinë dhe si një mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit Edi Rama.

Por, pse këty dy vila?

Një pyetje që të shkon ndërmend është ?Dy vila për një pazar??. Një pazar për t?u tërhequr ndoshta nga Teatri, atju ku disa artistë, aktorë, njerëz të shoqërisë civile, por edhe militantë të Lulzim Bashës protestojnë sepse pretendojnë se ka një aferë korruptive. Se ka një korrupsion, duke falur tokën e Teatrit tek një oligark tjetër për të ndërtuar pallat, ku fitimet mund të shkojnë në qindra million euro, ndërkohë që shqiptarët mund të fitojnë një Teatër me 30 milion euro, i cili mund të ndërtohej nga vetë buxheti i shtetit.

A mos vallë këto dy vila i janë dhënë Lulzim Bashës dhe ky i fundit hesht për këto dy vila, të marra me qira apo të blera s’ka rëndësi, që të mos flasë për Teatrin?

A mos është Teatri pazari i Lulzim Bashës me Agron Papulin?/ CNA.al

Vilat e Lulzim Bashës në kompleksin e Papulit/ “Fiks Fare” sjell fakte të reja për denoncimin e bërë nga CNA.al

Pse PD nuk flet më për Agron Papulin?

Basha gënjen publikisht/ “Po rikonstruktoj shtëpinë”, por ska leje dhe as punëtorë në objekt

Skandali/ Vërtetohet me fakte, Lulzim Basha e përdor PD-në për gjoba ndaj biznesit dhe interesat e tij korruptive

Pyetje publike Lulzim Bashës/ Në pronësi të kujt janë këto dy vilat tek rezidenca e Agron Papulit?





Lajmet e fundit nga