web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drejtonte në gjendje të dehur urbanin me 80 pasagjerë/ Ndalohet shoferi

2 Nëntor 2019, 14:15, Kronika CNA

Shoferi i një autobuzi në Tiranë është ndaluar nga policia pasi është kapur në gjendje të dehur.

Duke qenë në gjendje të dehur, ai ka kaluar semaforin me të kuqe në një nga kryqëzimet, çka ka vënë më pas në lëvizje policinë.

Pas testit të alkoolit shoferi ka rezultuar në gjendje të dehur në masën 0.69 mg/l, rrezik potencial që për nga kapaciteti mbartës i autobusit, çka mund të shkaktonte edhe ndonjë tragjedi në rrugë, nëse përfshihej në ngjarje rrugore?, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu, policia ka njoftuar se se përgjatë 48 orëve të fundit, rrugorët e kryeqytetit kanë arrestuar 23 drejtues mjetesh si dhe ka vënë mbi 2 mijë gjoba./CNA.al





Lajmet e fundit nga