Zjarr në unazën jugore të Elbasanit/ Shpërthime gjatë operacionit për shuarjen e flakëve
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...
Ndodh vetëm në Shqipëri. Një gylenist dhe një erdoganist, arrijnë të firmosin marrëveshje bashkëpunimi.
Bëhet fjalë për një marrëveshje të nënshkruar, sikurse u raportua një ditë më parë në media, mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe Drejtorit të Përgjithshëm i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu.
Sipas asaj që u raportua në media, marrëveshja në fjalë thuhet se iu shërben të rinjve, të cilët me kartën e studentit do të mund të përfitojnë shërbimë falas apo çmime më të ulta në këtë spital.
Deri këtu, gjithçka është në rregull. Sigurisht nëse ajo çfarë trumbetohet në media, është e vërtetë, pasi jo pak herë propaganda e Lali Erit, është krejt ndryshe nga realiteti.
Por, ka disa detaje të cilat, duhet të sqarohen për qytetarët.
Që një Eroganist të bashkëpunojë me një gylenist duket pak e vështirë, vetëm nëse pas këtij bashkëpunimi fshihen interesa më madhore, që sigurisht kanë të bëjnë me tendera apo të tjera si këto.
Kujtojmë këtu ?lëpirjen? që Erion Veliaj bëri ndaj presidentit turk, Rexhep taip Erdogan, vetëm disa muaj më parë, kur në Tiranë u zhvillua ceremonia e përurimit të memorialit për të rënët në grushtin e shtetit në Turqi.
Që në fakt, memoriali në fjalë ishte për nder të fitores së madhe të Erdogan kundër të të ashtuquajturve puçistë të 15 korrikut 2016 në Turqi.
Se çfarë lidhje ka Shqipëria dhe shqiptarët me grushtin e shtetit në Turqi, këtë mund ta dijë vetëm Erion Veliaj. Por, fakti është se ky memorial është antihistorik dhe antikombëtar. Që të bën të mendosh se përtej faktit se është një akt i paprecedentë, ishte dhe një gjest vasaliteti i Erion Veliajt përballë presidentit të Turqisë,
Por me memorialin i ngritur në përkujtim të fuqisë erdoganiste të pushtetit, Veliaj tregon edhe ?lidhjen? e fortë me presidentin turk.
Por, duke u rikthyer në ngjarjen e mësipërme, sjellim disa detaje edhe për Klodian Allajbeun, oligarkun e shëndetësisë që nga një mjek i thjeshtë, sot zotëron miliona euro pasuri, pikërisht falë spitaleve private dhe koncesioneve të përfituara nga qeveria e majtë.
Klodian Allajnbeu, një gylenist oligark në shëndetësinë shqiptare, sipas asaj çfarë shkruhet në media, deri në vitin 2007 kishte një pasuri modeste, por falë bashkëpunimit me ?Erdoganistët? e qeverisë shqiptare, sot qarkullon miliona euro.
Pak kohë më parë, gazeta Shqip, shkruante se Klodian Allajbeu sot zotëron 5 spitale private, një seri biznesesh për pajisje mjekësore, 2 koncesione shëndetësie, kompani për prodhim energjie elektrike si dhe monopolin e tregut ushqimor në Tiranë. (Lexo këtu).
Nga ana tjetër, CNA.al ka raportuar më parë, sesi oligarku i shëndetësisë, ndikoi në emërimin e një gylenisti në krye të ANTA-s.
Në prill të vitit 2019, Qeveria shqiptare emëroi Mina Kustën, drejtorin e ri të agjencisë së kontrollit ajror.
Por, ai që duket se fshihet pas këtij emërimi është Klodian Allajbeu.
Përtej lidhjeve me ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Ballukun, Mina Kusta dhe Klodian Allajbeu kanë qënë shokë të ngushtë dhe kanë mbaruar të dy kolegjin turk.
Mina Kusta, i njohur si gylenist, ka qënë i pari në listën e qeverisë Turke dhe ambasadës së saj në Tiranë për personat gylenistë që zhvillonin aktivitet në Shqipëri, pas grushtit të shtetit që ndodhi në Turqi.(Lexo këtu)
Pra, një gylenist me një erdoganist paskan nëshkruar një marrëveshje, që supozohet që do u shërbejë qytetarëve shqiptarë, por që nëse u kthehesh detajeve dhe rrjedhës së ngjarjeve e kupton lehtësisht se kujt do ti vlejnë në fakt këto marrëveshje.
Por, ndoshta mund të ketë një anë pozitive. Ku i dihet, Allajbeu dhe Lali Eri ndoshta do bëjnë pajtimin e rrymave që përplasen në Turqi./ CNA.al
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ndodhet për një ...
Një komportim inteligjent, këtë i këshillon Shqipërisë dhe M...
Mbrëmjen e djeshme, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një t...
Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti është takuar mbrëmjen e s...
“PD është gati për zgjedhje të parakohshme por jo pa bërë m...
Në Tryezën e organizuar nga OSBE për Reformën Zgjedhore, Par...
Ka qenë i pamëshirshëm ish kryeministri,Sali Berisha, në dek...
Nga studioja e emisionit “Zonë e Lirë”, ish kryeministri, Sa...
“Kafshë politike” . Kështu e ka konsideruar ish kryeministri...
Ish kryeministri, Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Zonë e...
Minishengeni ballkanik i propaganduar nga kryeministri Edi R...
Deklarata e kryeministrit Edi Rama e bërë dje, nga studioja...
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reagu...
Një inspektor i Policisë së Shtetit ka denoncuar një rast të...
Genc Pollo, ish deputet i PD-së, i ftuar në studion e “ABC n...
Arlind Çaçani , deputet i Kolonjës në listën Basha dhe pjesë...
Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gj...
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në ...
Gazetari Mentor Kikia ka shpërthyer ashpër ndaj politikanëve...
Ish-presidenti i Bundestagut gjerman, Prof.Dr. Norbert Lamme...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...