Cakaj vizitë në Uashington/ Takime me zyrtarë të lartë amerikanë
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cak...
Të dhënat e siguruar nga ?Gazeta Shqip?, nëpërmjet bilanceve dhe dokumenteve të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ekspozojnë një oligark të krijuar rishtazi në sektorin e shëndetësisë.
Bëhet fjalë për Klodian Allajbeun, i cili deri në vitin 2007, pasuria e tij ishte modeste, ndërsa sot ai qarkullon miliona euro falë spitaleve private dhe koncesioneve të përfituara nga qeveria e majtë.
Është vetëm 41 vjeç dhe sot zotëron 5 spitale private, një seri biznesesh për pajisje mjekësore, 2 koncesione shëndetësie, kompani për prodhim energjie elektrike si dhe monopolin e tregut ushqimor në Tiranë.
Asnjë institucion financiar në Shqipëri nuk ka hetuar sesi ky njeri që doli nga hiçi, arriti të bëhej kaq i pasur në harkun e pak viteve. Sot një qytetar i thjeshtë, nëse i tejkalon 50 mijë euro pasuri të dyshimta bëhet menjëherë objekt hetimi i Drejtorisë së Parandalimit dhe Pastrimit të Parave. Por kjo nuk ndodh për Allajbeun.
?Gazeta Shqip? do të listojë në këtë shkrim të gjithë pasurinë e Allajbeut. Fillimisht mjeku kardiolog me origjinë nga Berati e ka nisur me një klinikë të vogël private, ku nëpërmjet kredisë bleu pajisjen e koronografisë dhe prej aty nisi bypass-et. E gjithë vlera e pajisjeve ishte 700 mijë dollarë, por çuditërisht pas 6 muajsh ai shet vetëm 30 % të investimit për 3 milion euro.
Sot e kësaj dite, mbetet e paqartë por edhe e dyshimtë, sesi një biznes që vlen 700 mijë dollarë, shitet pas 6 muajsh 30% e tij, pra 210 mijë dollarë për 3 milionë euro.
Por pasuria e tij nuk ndalet me kaq!
Falë mbështetjes së qeverisë së djathtë, kardiologu krijon Spitalin Amerikan në Tiranë. Nga një mjek i një familje të thjeshtë, tashmë Klodian Allajbeu do të zotërojë një spital me vlerë disa milionë euro.
Spitali Amerikan do të merrte një pjesë të pronës së Spitalit Ushtarak, nëpërmjet një procesi privatizimi nga qeveria Berisha. Plot 15 mijë m2 është sipërfaqja që përfiton Allajbeu, ndërkohë që me kalimin e viteve ai ka kryer disa ndërtime pa leje.
Në një raport të posaçëm, Kontrolli i Lartë i Shtetit, konstatoi se Spitali Amerikan kishte pushtuar ambiente të tjera të Spitalit Ushtarak jashtë kontratës, si dhe kishte bërë ndërtime të paligjshme, përfshirë edhe një urë.
Por teksa qindra veta janë arrestuar edhe për ndërtimin e një çatie pa leje, për Allajbeun ligji duket se nuk ka qenë i barabartë. Ndaj tij nuk është marrë asnjë masë për këtë vepër penale.
Edhe pse bilancet financiare të Spitalit dilnin me humbje, Allajbeu e zgjeroi aktivitetin në sektorin e shëndetësisë, duke hapur edhe dy spitale të tjera, Spitali Amerikan 2 përballë QSUT-së dhe një tjetër, Spitali Amerikan 3, në krah të fabrikës së Birrës Tirana.
Së fundmi, biznesi i familjes Allajbeu është shtuar edhe me blerjen e Spitalit Hygeia, ndërsa po përflitet se është në tratativa për të blerë Spitalin Salus.
Pra, një oligark i vërtetë që pothuajse ka monopolizuar tërësisht sektorin shëndetësor privat në Shqipëri. Kjo ka bërë që tarifat e spitaleve private të jenë të kripura, për shkak të mungesës së konkurrencës.
Koncesionet ?Allajbeu?
Përveç sektorit shëndetësor, Klodian Allajbeu, i cili njihet si Klodi i ?Spitalit Amerikan?, është futur edhe në linjën e koncesioneve shëndetësore. Fillimisht ai nisi të ofronte shërbimin e dializës tek Spitali Amerikan për pacientët, duke përfituar nga fondet shtetërore të FSDKSH.
Më pas, qeveria vendos që shërbimin e dializës ta kthejë në koncesion. Fituesi dukej i paracaktuar, dhe ky ishte Klodian Allajbeu. Vlera e koncesionit ishte 63.5 milionë euro.
Zyrtarisht fituese e këtij koncesioni ishte bashkimi i kompanive mes Spitalit Amerikan me 15% dhe Evita me 85% e cila kontrollohej nga vajza e xhaxhait të Klodian Allajbeut. Më pas, kompania Evita nëpërmjet disa lëvizjeve të dyshimta shitet tek Arimo B.V, një kompani guacë në Holandë.
Pak vite më pas, në prill të 2017 jepet me koncesion shërbimi i Laboratorëve në Shqipëri, me vlerë 70 milion euro, për 10 vitet e ardhshme. Koncesioni kishte të bënte me administrimin e analizave të 18 spitaleve publike shqiptare. Qeveria shpalli fitues të koncesionit të laboratorëve bashkimin e kompanive AB Laboratory Solutions B.V, Arimo B.V dhe Vendeka European Investiment B.V e cila është në pronësi të Klodian Allajbeut 100%.
Emri i Vendeka-s dhe pronarit të saj është zbuluar rastësisht duke hetuar mbi abuzimet e Tregut Agro Ushqimor të Tiranës: Allajbeu i ka transferuar Vendeka-s, pra shoqërisë së tij në Holandë, aksionet e shoqërisë Agromark, pronare e 33% të Tregut të Tiranës.
Pikërisht, Holanda është edhe pika që i bashkon këto dy koncesione në një dorë të vetme, atë të Klodian Allajebut. Shoqëria Arimo B.V. që kontrollon shumicën e PPP mbi hemodializat dhe shoqëria Vendeka janë të regjistruara në të vërtetë në të njëjtën adresë: Nassaulaan 2 A, 2514 JS, Hagë.
Deri më 17 janar 2017 të dyja shoqëritë janë administruar nga e njëjta shoqëri holandeze, Capita Asset Services. Të njëjtën ditë, të dyja ndryshojnë administrator dhe i besojnë administrimin ITPS, një tjetër shoqërie holandeze.
Por koncesioni i laboratorëve është i shoqëruar nga një tjetër skandal, pasi një prej kompanive që është shpallur fituese nuk u paraqit asnjëherë për të diskutuar detajet e marrëveshjes./ Gazeta Shqip
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cak...
Në kuadër të një turi që do të zhvillojë në të gjithë Ballka...
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në një senacë plenar...
Një automjet është shkrumbuar nga flakët në orët e para të m...
Një 40-vjeçar nga Prishtina ka rënë në prangat e policisë në...
Orët e para të ditës së sotme do të dominohen nga kthjellime...
Dite mjaft dinamike do jete kjo e sotmja për te dashuruarit....
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ish-kryeministri S...
Në sajë të bashkëpunëtorëve, “Stop” arrin të sjellë me zë dh...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar në l...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është larguar ...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca mbrë...
Dy partitë e Himarës OMONIA dhe PD janë bërë bashkë për të h...
Në spitalin e Mirditës fëmijëve të shtruar në repartin e ped...
Policia italiane ka arrestuar 9 persona në qytetin Mesina të...
Njëqind vendime të dhena nga Komisioni i Pavarur i Kualifiki...
Ish-gazetari i Tv Klan, Lazion Cini, 30 vjeç, është zhdukur ...
Policia e Korçës së bashku me Forcat Operacionale ka zhvillu...
I ftuar në studion e lajmeve të RTV ORA, kyretari i LZHK-së ...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, deklaroi s...
Është një politikan që teksa flet për politikë, prodho...
Në redaksinë e emisionit ka ardhur një video, që tregon fe...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një mësuesi me probleme ...
Fiks Fare bisedoi edhe me Drejtoreshën e Komitetit Shqipta...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Policia dhe FNSH kanë kryer kontrolle të befasishme di...
Gazetari Sokol Bregu foli për zhdukjen e Ervis Martina...
Policia ka arrestuar në Lezhë shtetasin Xh. S., 36 vjeç, i...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç ka...
Hetuesit federalë zbuluan detaje të reja rreth asaj që ndo...
Lufta në Ukrainë është në ditën e 764-t të saj. Dhjetë...
Trupat e dy personave janë nxjerrë nga një kamion i ku...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...
Sot, më 28 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...