Connect with Us

Sulmi i celulës terroriste iraniane/ Artan Hoxha zbulon biznesmenët shqiptar (Emrat)

Kronika

Sulmi i celulës terroriste iraniane/ Artan Hoxha zbulon biznesmenët shqiptar (Emrat)

Publikuar

-

Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në studion e lajmeve në Report Tv ka dhënë detaje në lidhje me sulmin nga celula terroriste iraniane të parndaluar në mars të 2018.

Duke folur për trafikantin ndërkombëtar të drogës, Abdulselam Turgut, të  shpallur në kërkim edhe nga gjykatat gjermane që më 21 nëntor 2009,  pas akuzave për trafikimin e 1.6 tonëve heroine drejt gjermanisë, Hoxha shprehet se historia nis që në vitin 1998.

Sipas Artan Hoxhës, në një operacion të policisë turke u godit një grup shqiptarësh që merreshin me biznes, mes të cilëve ishte edhe Hekuran Hoxha, person i arrestuar qershor 2019 si i përfshirë në laboratorin e Hasit, në kuadër të operaconit Volvo 4.

Ndërkohë, po ashtu, gazetari investigativ i kronikës së zezë gjatë intervistës, pasditen e sotme ka përmendur edhe emrin e Xhemail Pasmaçiut, si person i përfshirë në grupin e biznesmenëve shqiptar të lidhur me bosin turk që drejtonte grupet e heroinës në Shqipëri, Abdulselam Turgut.

“Abdulselam Turgut ka qenë nën hetim për trafik droge për qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë.

Historia nis që në vitin 1998. Gjatë një operacioni të policisë turke u godit një grup shqiptarësh që merreshin me biznes.

U ra në gjurmët e tyre duke u ndjekur një futbollist me origjinë shqiptare, i ikur herët, që u kap me 30 kg heroinë. U arrit të kapet një episod nga policia turke me 190 kg heroinë që ishte porositur në Turqi dhe do vinte në Shqipëri në rrugë tokësore. Mes personave të kapur ishin Hekuran Hoxha i arrestuar qershor 2019 si i përfshirë në laboratorin e Hasit, në kuadër të operaconit Volvo 4, pjesë e të cilëve është edhe grupi i Avdylajve. Roni i Shijakut ka qenë i arrestuar në Shqipëri e Itali për trafik heroine. Është i përfshirë në fushata elektorale të forcave politike në Shijak. Krimi nuk ka ngjyrë politike, ka marrë pjesë në fushata të ndryshme. Personi tjetër i kapur quhej Behar Sofia. Ky emër del në ngjarjen e gushtit 2009 ku në Durrës u vranë 4 policë gjatë operacionit për të arrestuar Dritan Dajtin. Aty ka qenë Behar ose Fatmir Sofia, disa herë bizneseve të tij i është vënë lëndë eksplozive, që i ka pasur afër stadiumit Dinamo në Tiranë, tashmë nuk i ka më.

LEXO EDHE:  Pas kërcënimeve/ Artan Hoxha harton strategjinë e shpëtimit

Në vitin 2009 Gjykata në Gjermani ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për Turgut, që akuzohej për trafik të 1 ton heroinë në drejtim të Gjermanisë. Kishte urdhër kërkimi nga autoritetet belge, austriake, italiane. Njëkohësisht ishte arrestuar më herët edhe në Turqi dhe Azerbajxhan dhe ishte në kërkim.

Zhduket dhe humb cdo gjurmë, flitet që kishte lidhje të forta edhe në Kurdistan, dhe ka përdorur edhe territorin iranian për linjë të trafikut të drogës.”, është shprehur gazetari investigative Artan Hoxha./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Publikohet raporti/ Antidroga greke: 62% e marijuanës së kapur erdhi nga Shqipëria

Publikuar

-

Nga

“Rreth 62% e marijuanës së sekuestruar nga policia greke në vitin 2018 në Greqi erdhi nga Shqipëria fqinje”, thuhet në një raport që u publikua të mërkurën nga Njësia Koordinuese e Zbatimit të Drogës dhe Njësia e Inteligjencës Kombëtare.

Raporti përfshin të dhënat për vitin 2018 dhe vlerëson se “Greqia është në një nga rrugët kryesore të trafikut të drogës, e ashtuquajtur “Rruga Ballkanike”, e cila lidh rajonet më të mëdha në botë që prodhojnë opiume (Azinë Qendrore) dhe Lindjen e Mesme me vendet e Evropës veriperëndimore, të cilët janë konsumatorët kryesorë të lëndëve narkotike”. “Për më tepër, thuhet në raport Greqia është ngjitur me Shqipërinë, e cila është furnizuesi kryesor i marijuanës së papërpunuar në vendet e “kontinentit të vjetër”. “Ndërsa zona detare në Jug të Kretës, sipas raportit, është një pikë tranziti për ngarkesat e marijuanës së përpunuar”.

Raporti vlerëson se “për të dytin vit radhazi, sasi të mëdha kanabisi të përpunuar u kapën në anijet që kalonin në jug të Kretës”. Sipas Raportit” Greqia ka një mori portesh dhe aeroportesh ndërkombëtare ku mundësohet importimi i dërgesave të kokainës me origjinë kryesisht nga vendet e Amerikës Latine”. Raporti vlerëson edhe goditjen e organizatave kriminale të transportit të kokainës.

LEXO EDHE:  Fotot e personave me rrezikshmëri të lartë/ Artan Hoxha nxjerr blof Policinë e Shtetit

LEXO EDHE:  Grabitja e Rinasit/ Artan Hoxha: U dekonspiruan hetimet

Sipas Raportit një total prej 560 kilograme kokainë u kap në bashkëpunim me autoritetet greke dhe autoritetet ekuadoriane edhe dy organizata kriminale që vepronin në shkallë të gjerë për shpërndarjen e kokainës u shkatërruan në vitin 2018. “Vlera e tregut e sasive të sekuestruara të narkotikëve në Greqi në vitin 2018 i tejkalon 390 milion Euro, duke marrë çmimet për gram dhe tablet”, vlerëson raporti. Gjithashtu sipas raportit te antidrogës greke në vitin 2018, u bë sekuestrimi më i madh i tabletave capatagon (3,127,360), një lloj droge që përdorej nga ushtarët e ISIS në vatrat e luftës në Siri./VOA

LEXO TE PLOTE

Kronika

U gjet i pajetë në rrugë/ Policia jep detaje për 34 vjeçarin nga Vlora

Publikuar

-

Nga

Policia e Vlorës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me trupin e pajetë që u gjet në lagjen “Kushtrimi”.

Sipas policisë së Vlorës, nga ekspertiza e plotë mjeko-ligjore, në trupin e 34 vjeçarit K.D, konkretisht në pjesën e pasme të shpatullës është konstatuar një plagë e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.
34 vjeçari punonte në një firmë këpucësh në qytetin e Vlorës dhe nga ana e Policisë nuk njihet si person me precedent penal.

LEXO EDHE:  Fotot e personave me rrezikshmëri të lartë/ Artan Hoxha nxjerr blof Policinë e Shtetit

LEXO EDHE:  Artan Hoxha zbulon arsyet pse laboratori i heroinës u ndërtua në Has

Në Policinë e Vlorës është ngritur një grup i posaçëm hetimor me qëllim dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Vijojnë hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Prokurorinë për sqarimin e rrethanave dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Lezhë/ Shoferja 25 vjeçare me urgjencë te Trauma

Publikuar

-

Nga

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Laç-Lezhë, ku për pasojë ka mbetur e plagosur shoferja.

Aksidenti ka ndodhur afër mbikalimit të Laçit ku automjetin tip ‘Toyota’ me targa AA 915RA e drejtonte një vajzë rreth 25 vjeç, e cila udhëtonte e vetme.

Sipas policisë, e reja pasi ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës, ndërsa ka mbetur e plagosur.
Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhet policia, ndërkohë që drejtuesja e mjetit është transportuar në spitalin e Traumës./CNA.al

LEXO TE PLOTE