web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dhuna ndaj turistëve spanjollë/ Apeli jep vendimin për Mihal Kokëdhimën

22 Tetor 2019, 07:42, Kronika CNA

Gjykata e Apelit në Vlorë ka lënë në burg Mihal Kokëdhimën i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj një grupi turistësh spanjollë, në Porto Palermo, në restorantin me emrin ?Panorama?.

Kokëdhima akuzohet për ?kanosje?, ?Dëmtime të tjera me dashje? dhe ?Shkatërrimi i pronës?.

Kujtojmë këtu se Mihal Kokëdhima, kushëri i ish-deputetit Koço Kokëdhima, u arrestua nga policia, pasi me datë 15 gusht 2019, sulmoi dhe rrezikoi jetën e një grupi turistësh spanjollë, duke ju hedhur mbi kofanon e furgonit që ata kishin marrë me qira, dhe i ka terrorizuar ata teksa theu xhamin dhe bërtiste./CNA.al





Lajmet e fundit nga