web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Detaje tronditëse nga vrasja në Shkodër/ 55-vjeçari u gjet i pajetë në mes të rrugës

21 Tetor 2019, 11:28, Kronika CNA

Detaje tronditëse kanë dalë lidhur me vrasjen e sotme në Shkodër.
Mësohet se viktima Lazër Arraj, 55 vjeç është gjetur i pajetë, i qëlluar me armë në mes të rrugës.

Bëhet me dije se 55 vjeçari po transportonte prodhime bujqësore drejt Shkodrës në momentin kur u ekzekutua. Arraj ishte banues në fshatin Palaj.

Ndërkohë nuk dihet ende identiteti i autorit të vrasjes.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes./CNA.al





Lajmet e fundit nga