web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Meta drejtuesi i egër i opozitës”/ Spiropali: E katandisi zyrën në një derenxhe

11 Tetor 2019, 12:27, Politikë CNA

Ministrja e Shtetit për Marrëdheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali thotë se presidenti Ilir Meta ka shkelur më të dyja këmbët unitetin e popullit.
Sipas saj, Meta është kthyer në drejtuesin më të egër të opozitës jashtë parlamentit.

?Presidenti ka shkelur me të dyja këmbët unitetin e popullit. Është kthyer në drejtuesin më të egër të opozitës jashtë paralamentare. Raporti i Venecias është shumë i ithjeshtë: Presidenti nuk mund t?i anullonte zgjedhjet, le më pa konsensus. Nuk e ka këtë kompetemcë. Ka marrë kompetenca të parlamentit duke mos qenë as në luftë, as në gjendje të jashtezakonshme. Meta duket të ballfaqohet në Komision Hetimor dhe më pas në Parlament?, u shpreh Spiropali në studion e News 24.

Ajo theksoi se do të vijojnë procedurat për shkarkimin e presidentit Meta.

?Patjetër që do vazhdojmë për shkarkimin e Metës. Kemi një problem të madh si parlament por edhe si shoqeri me Ilir Metën si president. Edhe reagimi sot i zëdhënësit drejtuar kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla është i tupshëm, për gjuhën që vazhdmisht përdhoset në zyrat e presidentit kur i drejtohet qeverisë.
Është e papranueshme që një president na katandis zyrën në një derenxhe. Zëdhënsësit ja shkuan vetë ato deklarata.
Presidenti nuk përfaqëson as sovarin as unitetin, është koha që të dalë nga zyra?, tha Spiropali./CNA.al





Lajmet e fundit nga