Financuan fushatën e Trump, duke shkelur ligjin/ Arrestohen dy biznesmenët
Zëdhënësi për zyrën e Prokurorit në Manhatan, SHBA, ka rapor...
Dhënia e çmimit ?Nobel? për letërsinë këtë vit nga Akademia e Suedisë ndaj shkrimtarit austriak, Peter Handke, duket se ka ngjallur mjaft debate në Kosovë, për shkak të mbështetjes së tij ndaj Millosheviçit.
Një ndër personat i cili ka kontestuar këtë fakt është edhe kryeakademiku i Kosovës, Mehmet Kraja.
Përmes një letre dërguar Akademisë, Kraja, duke shprehur indinjatën e tij referuar kësaj çështjeje, ka kërkuar tërheqjen e çmimit të dhënë për Handke, pasi e konsideron atë si fashist.
Letra e Krajës, dërguar Akademisë së Suedisë
Prishtinë, 10 tetor 2019
Akademisë Suedeze, Stokholm
Në dijeni: Jurisë për ndarjen e Çmimit Nobel për Letërsi
Të nderuar titullarë dhe anëtarë të Akademisë,
Me indinjatë të thellë morëm lajmin e shëmtuar se laureat i Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2019 është shkrimtari Peter Handke, një eksponent i shquar i ideve fashiste të nënshtrimit dhe robërimit të popujve dhe mbështetës i pasionuar i Milosheviqit dhe i luftërave të tij gjenocidale në Ballkan, përfshirë edhe Kosovën. Si Akademi e një shteti të sapo krijuar mbi vlerat perëndimore të lirisë së popujve dhe institucion që edhe vetë ka vuajtur segregacionin dhe aparthejdin e një regjimi të urryer dhe luftën e tij shfarosëse, nuk kemi besuar se kaq shpejt do të përballemi me humbjen e kujtesës dhe amnistinë morale të atyre që mbështeten me aq pasion një vrasës të popujve, siç bëri laureati i juaj, Peter Handke. Mospajtimi i thellë me angazhimet politike dhe deklarimet publike të Handkes, bashkë me mbështetjen e pakursyer të mbarë botës progresive, përfshirë edhe Suedinë, bëri që sot popull ynë të njohë lirinë dhe jetën e dinjitetshme.
Peter Handke nuk ishte në anën e drejtë të historisë së popujve të Ballkanit dhe as të Kosovës; nuk ishte në anën e ndritshme të ideve, por gjeti strehë në anën e errët të ngjarjeve tragjike të Ballkanit. Si rrallë ndokush tjetër, ai mori pjesë në varrimin e Milosheviqit dhe deklaroi: ?Nuk e di të vërtetën. Por unë shoh. Unë ndjej. Unë mbaj mend. Andaj jam këtu sot, pranë Jugosllavisë, pranë Serbisë dhe pranë Sllobodan Milosheviqit?. Më herët, në maj të vitit 1999, ai u deklarua kundër bombardimeve të NATO-s, duke thënë se Aleanca Veriatlantike nuk është duke parandaluar Aushvicin e ri, por është duke e krijuar atë. Ai sulmoi pa dallim të gjithë ata që mbështetën ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, qofshin politikanë apo dijetarë të shquar të mbarë botës. Ende sot trazojnë Ballkanin aq shumë viktima pa varre, të cilat kërkojnë prehje dhe drejtësi.
Ideja se angazhimet dhe bindjet politike duhet ndarë nga vepra e një shkrimtari, nuk funksionon në rastin e Peter Handkes. Përkundrazi, idetë e tij agresive u afishuan aq shumë, teksa synonin të luhatnin fondamentin e vlerave të civilizimit dhe humanitetit.
Të zhgënjyer thellësisht me ndarjen e sivjetshme të Çmimit Nobel, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës kërkon të anulohet ky vendim i Akademisë Suedeze, si akt mirëkuptimi e solidariteti me të gjithë popujt e botës që luftojnë për liri dhe vlera demokratike.
Me respekt,
Mehmet Kraja,
Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës/ CNA.al
Zëdhënësi për zyrën e Prokurorit në Manhatan, SHBA, ka rapor...
Ka përfunduar takimi mes Albin Kurtit, Isa Mustafës dhe Vjos...
Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka folur pak para takimit ...
Drejtuesi i qendrës së Vetëvendosjes në Tiranë, Boiken Abazi...
Kandidatja për kryeministre në Kosovë, Vjosa Osmani, ka konf...
Vjosa Osmani e LDK-së , i është përgjigjur publikisht kërkes...
Gjendja në Siri po bëhet edhe më konfuze për shkak të sulmit...
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i kësaj parti...
Albin Kurti la të kuptohet në emisionin Opinion, se nëse do ...
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë ka vendosur për rin...
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvillu...
I dërguari Special i Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Ric...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Halle të Gjermanisë. Rapo...
Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke shpall...
I ftuar në KTV, kreu i Lëvizjes Vetëvendosja dhe njëkohësish...
Ka përfunduar zyrtarisht procesi i numërimit të votave të rr...
Kreu i Lëvizjes “Vetëvendosje” dhe njëkohësisht kryeministri...
Në deklaratën e parë për zgjedhjet në Kosovë, një zëdhënës i...
Në fillim dukej si aksident rrugor. Tani spekulimet për një ...
Koalicioni NISMA-AKR që drejtohet nga Fatmir Limaj ka kërkua...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...