LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dosja “Babale”/ Salianji sjell prova të reja, si u manipulua zëri i Agron Xhafajt

9 Tetor 2019, 13:03, Politikë CNA
Dosja “Babale”/ Salianji sjell prova të reja, si u manipulua

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka publikuar sot prova të reja në lidhje me dosjen ?Babale?, ku PD pretendon se vëllai i Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj, shfaqej duke bërë pazare droge.

Në një prononcim për mediat, Salianji u shpreh se ka bërë publike faktet e reja të falsifikimit të zërit të Agron Xhafajt, sipas tij për të shmangur nga hetimi për trafik droge mafian qeveritare.

Ish-deputeti demokrat tha për dëshmitarin Alizoti, se ka fshehur 4 dënime, për dhunë, vjedhje e pengmarrje.

Deklarata e Salianjit:

Në mënyrë të vazhdueshme kemi denoncuar për falsifikime të herë pas hershme dhe të pafundme të dosjes Xhafaj, sot jemi në një situatë të re, me prova të reja të dala edhe gjatë gjykimit për këtë çështje, në një superskandal, falsifikimit të procesit jo për të çuar para përgjegjësisë denoncuesit e aferave mafioze në Shqipëri, por për të shmangur nga hetimi për trafik droge të mafias qeveritare dhe Agron alias Geron Xhafaj.

Mos harroni dhe të kthejmë në vëmendje të publikut tonelata me drogë të kapura këto ditë në Greqi dhe lidhjet prej punëmarrësi dhe punëdhënësi me Agron Xhafajn, por për këtë do të kemi një ditë tjetër për të denoncuar sepse ka ikur nga vëmendja e medias në mënyrë të shpejtë.

Sot dua t?ju paraqes disa prova të reja, më kryesorja është falsifikimi i aktit të ekspertimit, nga ana e prokurorisë dhe avokatit të Agron Geron Xhafajt.

Më datë 15, sipas prokurorisë në orën 14:15 Agron Geron Xhafaj jep mostrat e zërit Prokurorinë e Tiranës pranë  OPGJ-së, Gabon Vrioni dhe ekspertit të kriminalistikës Dritan Zota. Proçedurialisht është marrë zëri në rregull duke pasur oficerë të policisë gjyqsore, ekspertë kriminalistikë dhe në prani të prokurorit.

Në datë 16, një ditë pasi ne kishim bërë publikimin e skandalit, Agron Xhafaj dorëzohet vullnetarisht për të kryer dënimin në Itali prej 7 viteve dhe 4 muaj burg, pavarësisht se kishte 10 vite që jetonte i lirë në Shqipëri.

Për ekspertizë në Itali dhe pas refuzimit të Italisë sepse nuk ishte marrë zëri në mënyrën e duhur nga ana proçeduriale, në Angli nuk dorëzohet dhe nuk dërgohet kampioni i zërit të marra nga ana e prokurorisë Tiranë sipas proçedurës, por dërgohen dy mostra të tjera të marra më 22.07.2018 dhe 25.07.2018, kohë në të cilën Agron Xhafaj nuk ndodhej në Shqipëri, por në burg në Romë.

Në procesverbalin që kemi kërkuar në Gjykatë, të marrjes së mostrave, kemi kërkuar se kush është oficeri apo prokurori, apo eksperti kriminalistik që ka marrë modelet e zërit në Agron Xhafajt, dhe ku i mori. I mori në burg në Romë, apo në Tiranë?

Në dosje është administruar vetëm mostra e marrë më datë 22.07.2018e cila po ju citoj: ?Është një bisedë midis Geron Xhafajt me një shtetas tjetër?.

Nuk e di se si në burg mund të bëhet një bisedë me një shtetas tjetër dhe këtë e ka dorëzuar vetëm avokati i Geron Xhafajt, Ardian Visha.

Pra prokuroria në shkelje të ligjit dhe në falsifikim të plotë, ka çuar për akt ekspertim në Angli jo mostrat e zërit që janë marrë vetë nga ana e prokurorisë, por ka dërguar një mostër zëri e cila nuk dihet nga vjen, nuk është marrë në formën e duhur ligjore dhe për të cilën nuk dihet nëse zëri i regjistruar është i Agron Xhafajt apo është i Alfred Alizotit.

Ekspertiza britanike, për të cilën do t?ju vendos në dispozicion materialin, pasi është refuzuar nga laboratori shtetëror i kriminalistikës italiane për shkak të klësaj shkelje, ka marrë dhe ka analizuar mostrat e zërit të çuara në mënyrë të kundraligjshme nga prokuroria të cilat nuk dihet nëse janë Agron Xhafaj, apo Alfred Alizoti.

Për herë të parë bëjmë publike të katër dënimet që kemi gjetur deri tani të dëshmitarit të rremë, të një prej llumit të shoqërisë që zhytet ditë pas dite Edi Rama, të dëshmitarit të rremë me të cilin kanë shpëtuar nga dënimi një grup të strukturuar kriminal dhe mafioz, Alfred Alizoti, siç po e shihni ka të paktën 4 dënime për vjedhje me dhunë, për pengmarrje, etj.

Në një prej rasteve policia e ka gjetur të stërvitur sepse e ka bërë pikërisht fiks rolin që po kryen sot.

Në vendimin e gjykatës thuhet: ?Shtetasi Alfred Alizoti, apo Alfred Rama, se njësoj janë, ka krijuar një situatë të rreme me shtetasin Artur Bregu sikur grindeshin me njëri-tjetrin dhe kur janë afruar, kanë vjedhur me dhunë qytetarin në makinë.

Të njëjtin rol që po kryen sot me dëshmi të rreme për llogari të Edi Ramës e ka kryer për llogari të banditëve të tjerë, të llumit tjetër për të vjedhur qytetarët.

Dje ka vjedhur qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejt, sot bashkë me Edi Ramën dhe me Ballën, Xhafën, Ard Veliun, Andon Markon dhe Alfred Nushin, drejtues të lartë të policisë, kanë krijuar një situatë të rreme për të shpëtuar një grup mafioz nga procedimi penal, dhe kanë devijuar vëmendjen e publikut dhe organeve ligjzbatuese, aty ku nuk duhet të jetë.

Pavarësisht se kemi instituar në Gjykatë, pavarësisht se kemi çuar kallzim penal, prokuroria nuk merr asnjë masë, qoftë për shpërdorimin e detyrës të bërë nga Balla, Xhafa, Veliu, Marko dhe Nushi, por nuk merr asnjë veprim tjetër, as për shpërdorim detyre të kryeprokurorit Gentian Osmani dhe për t?i çuar ata përpara përgjegjësisë penale, për një rast i cili duhet të kishte çuar prapara hekurave disa prej mafiozëve më të mëdhenj që edhe sot kontrollojnë trafikun e drogës në Shqipëri dhe që dje kishin mbështetjen e ish-ministrit të asaj kohe Fatmir Xhafaj dhe sot kanë mbështetjen e plotë të kryeministrit të Republikës Edi Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga