web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Reforma zgjedhore element i rëndësishëm"/ Basha: S'ka BE duke gënjyer, koha e show-t ka mbaruar

5 Tetor 2019, 16:14, Politikë CNA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në ?Kjo Javë? me gazetaren Nisida Tufa, është shprehur se beteja e opozitës së bashkuar është rikthimi i legjitimitetit të qeverisjes përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme. Sipas Bashës, reforma zgjedhore është një element tepër i rëndësishëm dhe se 9 kushtet e Bundestagut janë udhërrëfyes për daljen nga kriza.

?Protestat janë mjet për të arritur një qëllim dhe qëllimi që ne kemi është është t?u shërbejmë njerëzve, t?u shërbejmë qytetarëve për ta nxjerrë vendin nga kriza. Nxjerrja e vendit nga kriza do të vijë përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të mbajtura në një ditë me zgjedhjet legjitime  vendore, në kushte që garantojnë lirinë e votës dhe zgjedhje të lira e të ndershme.

Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë nuk kanë qenë funksionale për një kohë të gjatë. PD-ja ka insistuar shpesh ti sjell ato në funksion sepse pa to Edi Rama është drejtësia vetë.Fatkeqësisht opozita nuk ka asgjë në dorë. Ne e kemi thënë prej kohësh se Reforma në Drejtësi është kapur nga qeveria.

Përsa i përketë tryezës së OSBE-së, ne ishim të vetmit që shkuam në këtë tryezë të parapërgatitur me një plan. Reformë zjedhore do të thotë disa ndryshime në ligj dhe vullnet politik për të bërë gjithçka që palët bien dakord. Në këtë kuadër është shumë e rëndësishme që ashtu sikurse ne kemi shprehur një vullnet politik, këtë gjë ta bëjë edhe pala tjetër politik. Nuk mund të hapin negociatat dhe nuk mund të shkojmë në BE duke gënjyer.

Shqipëria ka dështuar të hapi negociatat, por ne nuk mund të mbetemi peng e një njeriu. Partia demokratike nuk kërkon asgjë për veten e saj dhe aleatët e bashkuar. Të gjitha kërkesat tona janë për t?iu shëbyer qytetarëve shqiptar. Sa i përketë Reformës Zgjedhore apo edhe kërkesave të opozitës, asgjë nuk është për ne. Rama nuk është i gatëshëm të zgjidh krizën, por është i gatshëm për show dhe kjo kohë ka mbaruar. Edi Rama duhet të marrë përgjegjësi edhe për zgjedhjet dhe kriminelët që solli në pushtet.?, është shprehur Basha./ CNA.al





Lajmet e fundit nga