web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Evitimi i Tiranës nga Pompeo/ Shehu: “Shuplakë” qeverisjes Rama

5 Tetor 2019, 15:09, Politikë CNA

Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, zhvilloi një tur vizitash në Rajon këto ditë, por në axhendën e ngjeshur të kryediplomatit amerikan ra në sy mungesa e një vizite në Shqipëri.

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, e ka konsideruar ??shuplakë? për qeverisjen Rama?, faktin që Sekretari Amerikan i Shtetit, evitoi Tiranën.

Postimi i plotë

Evitimi i Tiranes nga Sekretari Pompeo, nje ?shuplake? qeverisjes Rama?
Sekretari i Shtetit ndersa po ben nje tur takimesh shume te rendesishme ne Rajonin tone, duket sikur evitoi Tiranen.
Ne fakt ai me vizitat e tij ne Itali, Mal i Zi, Maqedonine e Veriut e Greqi ?rrethoi? Shqiperine duke vizituar vendet antare te NATO ne Rajon, pervec vendit tone.
Shkaqe ne fakt ka shume per ta bere kete, jane deformimet e thella te demokracise sone, qe ndoshta vetem Maduro po i realizon.
Jane devijimet, pa pergjegjeshmerite dhe kondicionimet serioze te politikave tona te Jashteme dhe Rajonale nga faktore lindore, qe po behen gjithmone dhe me shqetesues per politiken amerikane e per te cilat Sekretari i Shtetit foli qartesisht ne Greqi.
Dhe kjo vjen mbas vendimit te Bundestagut per procesin tone te integrimit, tashme i bllokuar qe prej vitit 2015./CNA.al





Lajmet e fundit nga