web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tramp gaboi, por SHBA nuk mund të tolerojë as korrupsionin e familjes Bajden

30 Shtator 2019, 07:45, Blog CNA

Nga Sarah Chayes ?The Atlantic?

* Skandali i fundit Trump-Zelenski, që ka nxitur nisjen e procesit të katërt të impeachment-it në historinë e SHBA-së, po ofron një ?spektakël? që e kemi parë që nga fillimi i kësaj dekade: intrigat që rrethuan Ukrainën, kur Viktor Janukoviçi, një kleptokrat i lidhur me Moskën, u rrëzua nga pushteti.

Kriza e Ukrainës, entuziamoi një grusht njerëzish të pasur në SHBA, të cilat janë zakonisht të gatshëm të bëjnë biznes me kleptokratët e tjerë, por gjithsesi të ngjashëm me Janukoviç. Fokusi i ripërtërirë mbi Ukrainën, shtron një pyetje të rëndësishme:Si u shndërrua ky në një model biznesi? Dhe si mundi elita drejtuese e Amerikës, të bindë veten dhe ne, që kjo është e diçka e pranueshme?

Ajo që ka bërë Donald Trampi në rastin konkret, kërkimi një presidenti të huaj që të nisë një hetim për të dëmtuar rivalët politikë, është një korrupsion tronditës, një rrezik për demokracinë amerikane, dhe i denjë për impeachment (fajësim).

Por aspekti skandaloz i këtij akti, nuk duhet të na verbojë, duke lënë mënjanë kulturën që i mundëson këto sjellje. Kjo lloj ?kulture? është jetike për batakun ku jemi zhytur, dhe duhet analizuar imtësi. Le ta fillojmë me Hanter Bajdenin. Në prillin e vitit 2014, ai u bë një drejtor i ?Burisma?, kompania më e madhe e nxjerrjes së gazit natyror në Ukrainë.

Ai nuk kishte asnjë përvojë paraprake në industrinë e gazit, dhe as me çështjet rregullatore të Ukrainës. Por kishte një status të veçantë:ishte djali i zv/presidentit të Shteteve të Bashkuara, aleati më i rëndësishëm i Ukrainës. Disa javë para se Bajden të merrte këtë detyrë, qeveria e Ukrainës ishte rrëzuar pas një revolucioni popullor, duke i dhënë gazit të saj një rëndësi të re strategjike, si një alternative ndaj gazit rus.

Babai i Hanter, ishte komod në mandatin e tij të dytë si zv/president, dhe ishte potencialisht një president i ardhshëm i SHBA-së. Në ato kohë, ekzistonte modeli se si në një kleptokraci të pasur me gaz, mund të shfrytëzohej një krizë e atillë, duke përdorur ?këshilltarët? perëndimorë, për të lehtësuar dhe legjitimuar plaçkitjen e tyre.

Një dekadë e gjysmë më parë, në mesin e shëmbjes së Bashkimit Sovjetik, pjesë e të cilës ishte edhe Ukraina, një tufë oligarkësh rrëmbyen xhevairet kryesore të një kombi të tërë. Ne i njohim disa prej tyre, në disa raste për shkak të hetimit të prokurorit special Robert Myler:Oleg Deripaska, Viktor Vekselberg, Dimitri Ribolovlev, Leonard Blavatnik.

Ata u ndihmuan në atë grabitje nga konsulentët amerikanë, shumë prej të cilëve kishin pasur poste të larta drejtuese në Universitetin e Harvardit, dhe të paktën njëri prej tyre ishte mentor i sekretarit të ardhshëm të Thesarit, Lerri Samers. Historia e ?Burisma?, është e ngjashme me këtë skemë.

Kompania u themelua nga Mikola Zloçvski, që në cilësinë e Ministrit të Ekologjisë dhe Burimeve Natyrore nën presidentin Janukoviç, ishte përgjegjës për depozitat e lëndëve djegëse fosile të Ukrainës. Kur Hanter Bajden iu bashkua bordit drejtues të ?Burisma?, 23 milionë dollarët e pasurisë së Zloçevskit ishin ngrirë nga qeveria britanike, në vazhdën e një hetimi për korrupsion.

Zloçevski u arratis nga Ukraina. Hanter Bajden e regjistroi studion e tij ligjore ?Boies Schiller Flexner?, për të dhënë ato që ?The New Yorker? i përshkruan si ?këshilla, se si të përmirësohet menaxhimi i kompanisë?. Pas kësaj, u pezullua ngrirja e pasurisë së Zloçevskit.

Deripaska shmangu sanksionet e SHBA-së, me anë të një ndihme të ngjashme nga amerikanë të tjerë të profilit të lartë. Kohët e fundit, Hanter Bajden i tha ?The New Yorker? se ?vendimet që janë marrë, ishin të duhurat për familjen time dhe për mua?, duke sugjeruar se Trump ishte duke e përdorur atë si një ?majë shtize?, për të ?vrarë politikisht? të atin Xho Bajden.

Nuk ka të dhëna që aktivitetet e Hanter, të kenë ndryshuar ndonjë vendim që ka marrë babai i tij si zv/president. Xho Bajden ushtroi presion ndaj presidentit që ri që pasoi Janukoviçin, për të pushuar nga puna një prokuror, si pjesë e politikës amerikane.

Po kështu ka vepruar çdo qeveri tjetër perëndimore, dhe dhjetëra aktivistë pro-demokracisë, ukrainas dhe ndërkombëtarë. Problemi nuk ishte se prokurori ishte tepër agresiv me biznesmenë-politikanët e korruptuar, si shefi i Hanter Bajdenit. Përkundrazi, problemi ishte se ai ishte tepër i butë.

Dhe Hanter Bajden, nuk ishte i vetmi amerikan i shquar, që përfitoi për vete gjatë tranzicionit që po kalonte Ukraina. Një tjetër drejtor i ?Burisma?, ishte Kofer Bllek, shefi i antiterrorizmit në CIA, në kohën e presidentit Xhorxh W.Bush. Edhe shefi i shtabit elektoral të Donald Trampit, Pol Manafort, ka punuar për Janukoviçin.

Po kështu edhe këshilltari i Shtëpisë së Bardhë nën presidencën Obama, Gregori Kreig. Milionat që ai fitoi, u paguan nga një oligark aleat i Janukoviç, dhe që e ndihmoi kompaninë e Kreig ?Skadden Arps?, permës çeljes së një serie llogarish bankare në parajsat fiskale.

Më vonë Kreig u procedua penalisht nga hetuesit federale. Por më vonë u lirua nga akuzat. Kur amerikanët e famshëm, e përdorin reputacionin e tyre global për përfitime financiare vetjake, nuk tërheqin thuajse asnjë lloj vëmendje. Sa prej nesh që mendojnë se e njohin mirë politikën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të SHBA-së, e dinë që krahas kompanisë së saj konsulente, ish-sekretarja e shtetit Madlein Ollbrajt, ngriti një fondacion mbi tregjet në zhvillim, të drejtuar nga dhëndri i saj?

Në vitin 2011, ?Albright Capital? u bë pjesë e bordit të ?APR Energy?, e specializuar në ndërtimin e  termocentraleve në vendet në zhvillim. APR e promovon veten në industrinë e minierave në Afrikë, ku nxjerrja e burimeve pasuron një pjesë të elitave kleptokratike, dhe e lë pjesën më të madhe të popullsisë të zhytur në një ndotje të madhe mjedisore dhe konflikte civile.

Rrëmoni në biografinë e shumë zyrtarëve të mëparshëm amerikanë të sigurisë, dhe do të gjeni kompani ?këshilluese? që përdorin emrin dhe lidhjet e tyre. Xho Bajden, ishte një nga kampionët më të zëshëm të përpjekjeve antikorrupsion në administratën Obama.

Pra, kur i njëjti Bajden e merr djalin e tij me vete gjatë vizitës në Kinë, dhe brenda pak ditësh Hanter i bashkohet bordit të një kompanie konsulente investimesh me aksione në Kinë, nuk ka rëndësi se për çfarë diskutuan babai dhe djali. Xhon Bajden e ka mundësuar këtë praktikë, duke e shndërruar në një ortodoksi dypartiake.

Dhe standardi etik në këto raste – kuptimi themelor i njerëzve mbi të drejtën dhe të gabuarën -bëhet gjithçka që e lejon ligji federal. Dhe që është shumë. E kush prej nesh nuk ka admiruar apo mbështetur njerëz, që janë angazhuar me siguri në këtë lloj korrupsioni? Si e bindëm ne veten, që ky nuk ishte korrupsion?

Vetëm impeachment-I, nuk do t?i japë fund katastrofës sonë kombëtare. Nëse duam ta ndihmojmë vërtet vendin tonë të distancohet nga kjo ?dukuri?, atëherë duhet të fillojmë që t?i mbajmë veten, miqtë dhe aleatët tanë – dhe jo vetëm armiqtë tanë – në standardet më të larta etike dhe morale.

Shënim: Sarah Chayes, është autore e librit ?Hajdutët e shtetit:Pse korrupsioni, e kërcënon sigurinë kombëtare?./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga