E martoi Veliaj/ Luiz Ejlli këngë kundër Edi Ramës
Këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka paralajmëruar këngën e ti...
Këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka paralajmëruar këngën e ti...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku ka bërë të ditur finalizimin e një tjetër operacioni ndërkombëtar kundër trafikut të drogës.
Në një deklaratë për mediat, Ardi Veliu ka bërë të ditur se në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, në katër kontenierë në Portin e Durrësit, është sekuestruar një sasi prej 137 kg kokainë.
Gjithashtu Veliu tha se janë arrestuar shtetasit me inicialet A.B dhe A.M., të cilët dyshohet se kanë qënë pritësit e kokainës, si dhe është bërë shpallja në kërkim e shtetasit G. M.
Deklarata e plotë e Veliut:
Operacion ndërkombëtar antidrogë i koduar “KUITO”
Operacioni nga Policia e Shtetit, Policia greke dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, i koordinuar nga DEA Amerikane.
Sekuestrohen 137 kg lëndë narkotike kokainë.
Dy persona në pranga dhe një është shpallur në kërkim.
Në kuadër të luftës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike dhe operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara me partnerët, Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër operacion ndërkombëtar për këtë qëllim.
Policia e Shtetit ne bashkëpunim me Autoritetet Ligjzbatuese Greke në koordinim me Zyrën e DEA-s në Athinë, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë finalizoi me sukses operacionin ndërkombëtar “KUITO”.
Policia Shqiptare organizoi dorëzimin e kontrolluar pas miratimit dhe lejimit nga Autoritetet Greke, procedura të cilat filluan nga pala shqiptare që në muajin gusht 2019 dhe përfunduan sot më datë 27.09.2019.
Gjatë kësaj periudhe u realizuan disa takime operacionale nga Policia e Shtetit me Autoritetet Policore Greke dhe Zyrën e DEA-s.
Këto takime u realizuan në Tiranë dhe në Athinë për shkëmbimin e informacioneve dhe mbarëvajtjen e operacionit që do zhvillohej për goditjen e aktivitetit kriminal të personave që trafikonin lëndë narkotike të llojit kokainë nga Ekuadori në Greqi dhe më pas në Shqipëri, nëpërmjet rrugës detare.
Në realizimin e këtij operacioni, për dorëzimin e kontrolluar janë zbatuar të gjitha teknikat speciale të hetimit, të miratuara me ligjin nr. 8920., datë 11.07.2002, për Ratifikimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Krimit të Organizuar ndërkombëtar dhe dy protokolleve shtesë të saj.
Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, u aplikuan me profesionalizëm dhe sukses të plotë të gjitha format dhe metodat speciale te hetimit, të përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale.
Në përfundim të këtij operacioni, në funksion të dorëzimit të kontrolluar u sekuestrua 137 kg lëndë narkotike, kokainë dhe u arrestuan shtetasit:
A. B., 53 vjeç dhe A. M., 35 vjeç, të dy banues në Durrës, si dhe u shpall në kërkim shtetasi G. M.
Gjatë hetimeve të deritanishme rezulton se këta shtetas ishin pritësit e kësaj lënde narkotike në Durrës.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë në Portin e Durrësit, duke shfrytëzuar faktin që kishin akses në hyrje dhe dalje në Port bënë të mundur nxjerrjen e një sasie të lëndës narkotike nga kontenieri ku ndodhej në sheshin e kontenierëve dhe dërgimin e saj në një zonë të sigurtë që ata mendonin, por që është sekuestruar nga Policia gjatë operacionit.
Të gjitha veprimet e kryera nga shtetasit e mësipërm ishin të mbikëqyrura nga strukturat e Policisë së Shtetit, të cilët bënë të mundur sekuestrimin e të gjithë lëndës narkotike, arrestimin e dy shtetasve dhe shpalljen në kërkim të një tjetri, për veprat penale ?Trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike, e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal”.
Drejtoria Hetimore Qendrore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vazhdon punën intensive për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.
Gjatë zhvillimit të këtij operacioni morën pjesë Drejtoria Hetimore Qendrore, Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, ZQK Interpol Tirana, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë e Durrës dhe Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit Durrës.
Finalizimi i këtij operacioni tregon edhe njëherë vendosmërinë e Policisë së Shtetit për të luftuar krimin e organizuar, si dhe besimin gjithnjë në rritje të partnerëve për të bashkëpunuar me Policinë e Shtetit.
Ky operacion i dorëzimit të kontrolluar shënon një hap cilësor në luftën kundër Krimit të Organizuar.
Policia e Shtetit siguron qytetarët se është tërësisht e angazhuar për krijimin e një ambineti sa më të sigurt dhe fton cilindo që të denoncojë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë./ CNA.al
Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja nga opera...
Gazetarja Anila Hoxha ka reaguar në lidhje me një lajm të ra...
Policia e Tiranës, në bashkëpunim me policinë Kufitare Rinas...
Sipas Prokurorisë, në pamje shfaqet fakti se një qytetare i ...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar se pas ngritjes s...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, k...
Një plagosje ka ndodhur në Kamzë, pas një sherri për motive ...
Së fundi, Shqipëria ka bërë disa ndryshime në Kodin Penal, t...
Një aksident ka ndodhur rreth mesditës së sotme në Tiranës, ...
Dy punonjës policie dhe 6 persona të tjerë të dyshuar për ve...
6 vjet e 8 muaj burg është dënimi që ka vendosur sot Gjykata...
Policia e Tiranës ka bërë të mundur finalizimin e një tjetër...
Polumbarët kanë gjetur trupin e pajetë të peshkatarit, i cil...
Policia e Shtetit ka zbardhur ngjarjen e rëndë të mbrëmjes s...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Raguna 1...
Gazetari investigativ i kronikës së zezë, Artan Hoxha, ka dh...
Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja për porositës...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë tek zona ...
Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Pogrdecit, pa...
Policia e Shtetit ka reaguar pas lajmit se dy gomone me drog...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka njoftuar masën e siguri...
Një 21-vjeçar është vënë në pranga, pasi së bashku me një ...
Policia e Fierit ka kryer një operacion ku ka goditur një ...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha se Shtetet ...
Një gjykatë në Paris ka dënuar gjashtë shtetas gjeorgjianë...
Zvicra do t’u drejtohet kutive të votimit këtë të diel për...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...