web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama i jep 17.7 miliardë lekë/ SALILLARI FATURINOJA MILIARDER I QEVERISE

26 Shtator 2019, 18:07, Denoncim CNA

KPP pranë qeverisë sot dha një tjetër vendim pro Salillarit, firmës të famshme që kohët e fundit ka rrëmbyer investime e koncesione të qeverisë që nga Rruga e Kombit e deri në ndërtime tregjesh, apo mirëmbajtje rrugësh. Sot qëveria i dha të paktën 17.7 miliardë lekë, megjithëse nuk ishte me ofertën më të ulët, por e dyta na rradhë, firma e Salillarit do ndërtoje nën kalimin e Unazës tek ish sheshi Shqiponja.

Po kush është Salillari, CNA.al po sjell një material nga një gazetar në Berat, Namir Lapardhaja, i cili pak kohë më parë shkruante:

Vetëm në Shqipëri mund të ndodhin metamorfizime të jashtëzakonshme të tipit: nga badigard shndërrohesh në miliarderë, në ndërtues kullash e më pas në politikanë të suksesshëm; nga ish-kapter i regjimit në biznesmenë me miliona euro pasuri; nga ish-faturino autobuzi në ndërues i rrugëve publike dhe i veprave më të mëdha infrastrukturore në të gjithë Shqipërinë, duke bashkëpunuar në mënyrë të errët dhe të dyshimtë me të gjitha qeveritë.

Ky i fundit është rasti i P. Salillarit, emri i të cilit është rikthyer në vëmendjen e publikut, lidhur me tenderin e fituar për ndërtimin e pjesës së mbetur të unazës së Tiranës.

Logjika ekonomike e ?Salillarit? me pushtetin është shumë e thjeshtë: aty janë lekët që do të ndërtohet rruga, është përqindja që do të fitojë pushteti, po ashtu janë lekët që do të hidhen në fushatën e radhës në favor të pushtetit, shkruan Lapardhaja.

Sot ai morri nga KPP 17.7 miliardë lekë të tjera, sërish me një skandal që po e pason si fiema e renditur e dyta dhe jo fituesja e vërtetë e tenderit.

Pëllumb Salillari është akuzuar edhe për tenderin e parë të Unazës së madhe, por sot ende nuk dihet pse opozita po hesht kur skandali vetëm thellohet./CNA.al





Lajmet e fundit nga