web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Basha në shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti/ Thirrje urgjente qeverisë

24 Shtator 2019, 09:30, Politikë CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i shoqëruar edhe nga Ferdinand Xhaferri dhe Oerd Bylykbashi ka qënë sot i pranishëm në Durrës, ku ka vizituar një nga familjet e prekura nga tërmëti.

Basha ka publikuar një video në faqen e tij në rrjetet sociale, ku i kërkon qeverisë që të heqë dorë nga propaganda dhe të ndihmojë familjet në nevojë.

Gjithashtu Basha tha se PD me ekspertët e saj ka përgatitur një paketë masazh lehtësuese për këto familje.

Mesazhi i Bashës:

Në Durrës me një nga shumë familjet e dëmtuara nga tërmeti. Banorët kanë nevojë për mbështetje dhe jo propagandë!
Kërkojmë urgjentisht:
? Të bëhet evidentimi dhe transparenca e dëmeve për çdo banesë dhe biznes.
? Të caktohet dhe shpallet publikisht fondi i posaçëm i buxhetit për riparimin e banesave të prekura.
? Të pezullohen pagesat e ujit dhe energjisë për familjet e dëmtuara, deri në stabilizimin e gjendjes.
? Pezullimin e taksës së pronës deri në rikuperimin e dëmeve të shkaktuara.
? Mbështetje me kredi të buta për bizneset që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti./ CNA.al





Lajmet e fundit nga