web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

CDU/CSU i thotë “Po” Shqipërisë/ Basha: Vendosja e kushteve shpreh shqetësim

24 Shtator 2019, 17:57, Politikë CNA

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit pozitiv të CDU/CSU për hapjen e negocitave të Shqipërisë me BE.

Basha ka shprehur mirënjohjen për partitë të cilat rikonfirmuan vullnetin e tyre për të mbështetur Shqipërinë në rrugën drejt BE. Kryedemokrati thotë se shtimi i kushteve dhe kërkesa për zgjidhjen e krizës politike shprehin shqetësimin e sinqertë për hapat mbrapa që Shqipëria ka shënuar që nga qershori 2018.

?Këto kushte dhe kërkesa reflektojnë dështimet e qeverisë dhe jo të popullit shqiptar. Në veçanti kërkesat e reja për arrestimin dhe proçedimin penal të personave të përfshirë në blerjen e votave dhe kërkesa për të vendosur mbi legjitimitetin e proçesit farsë të 30 qershorit reflektojnë qartë se dështimi dhe përgjegjësia për moshapjen e negociatave është e Edi Ramës dhe askujt tjetër?, shkruan Basha.

Sipas tij, opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka që vendit tonë t?i hapen negociatat sa më parë.

Postimi i plotë

Partitë qeverisëse në Bundestag kanë miratuar sot 9 kushte për tu plotësuar që Shqipërisë ti hapen negociatat për anëtarësim në BE.

Ju shpreh mirënjohjen ligjvënësve gjermanë dhe në veçanti partive tona simotra CDU-CSU, të cilat rikonfirmuan vullnetin e tyre për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Shtimi i kushteve dhe kërkesa për zgjidhjen e krizës politike shprehin shqetësimin e sinqertë për hapat mbrapa që Shqipëria ka shënuar që nga qershori 2018.

Këto kushte dhe kërkesa reflektojnë dështimet e qeverisë dhe jo të popullit shqiptar. Në veçanti kërkesat e reja për arrestimin dhe proçedimin penal të personave të përfshirë në blerjen e votave dhe kërkesa për të vendosur mbi legjitimitetin e proçesit farsë të 30 qershorit reflektojnë qartë se dështimi dhe përgjegjësia për moshapjen e negociatave është e Edi Ramës dhe askujt tjetër.

Vendimi i CDU/CSU dhe SPD për hapjen me kushte të negociatave e ndihmon Shqipërinë për të kapërcyer krizën e rëndë politike, për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme dhe për një drejtësi të pavarur që ndëshkon politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin./CNA.al





Lajmet e fundit nga