web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Miliona euro të përlara”/ Veliajt i dështon propaganda

24 Shtator 2019, 12:50, Politikë CNA

Një ndër shkollat e Tiranës, në të cilat sot u anullua mësimi për shkak të përmbytjeve, është edhe Sabaudin Gabrani, e cila ndodhet brenda unazës së Tiranës, dhe u inaugurua më 16 shtator.

Kjo shkollë u rikonstruktua nga Bashkia e Tiranës, por siç shihet punimet nuk janë bërë të plota, pasi shiu i parë e përmbyti katin e parë të saj dhe oborrin.

Ndërkohë, në lidhje me këtë ka reaguar drejtuesi i Departamentit për Mjedisin në PD, Jamarbër Malltezi.

Në një postim në rrjetet sociale, Malltezi shkruan se shkolla në fjalë u mbyll gjashtë muaj për rikonstruksion dhe nxënësit bënë mësim pasdite tek Vasil Shanto.

Por, vetëm një javë pas inaugurimit, u përmbyt nga shiu, duke akuzuar kështu kryebashkiakun e Tiranës për propagandë boshe.

?6 muaj u mbyll shkolla Sabaudin Gabrani dhe femijet bene mesim pasdite tek Vasil Shanto. Pas 6 muajve, miliona euro te perlara e pompozitetit te fjalimeve te inagurimit para 1 jave, shiu i pare e beri fertele propaganden e fasades?-shkruan Malltezi. / CNA.al





Lajmet e fundit nga