web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Andi Përmeti takon përfaqësuesen e lartë amerikane/ Ja për çfarë u diskutua

24 Shtator 2019, 17:09, Politikë CNA

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti ka zhvilluar përgjatë javës që lamë pas disa takime të rendësishme në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Në vijim të këtyre takimeve, ai pati sot një takim me zyrtaren e thesarit të shteti të Indianas, Kelly Mitchell.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Përmeti, i cili në një postim në rrjetet sociale, shkruan se gjatë takimit ka diskutuar mes të tjerash për masat e antikorrupsionit dhe përdorimin e parave publike.

Postimi i plotë

Takim me Kelly Mitchell-Indiana State Treasurer. Diskutuam per masat antikorrupsionit ne shtetit e Indiana dhe perdorimin e parave publike.

Pohimi i saj ishte: kush zyrtar perfiton nga parate e qytetare e ka vendin ne burg./CNA.al





Lajmet e fundit nga