Dje në emisionin ?Top Show? në Top Channel, në një panel gazetarësh dhe të ftuarish të Alban Dudushit u diskutua për fillimin e vitit të ri arsimor, shkollat, problematikat e të tjera detaje si këto.
Por, si shumë emisione dhe debate televizive, ku disa gjëra kalojnë pa u theksuar dhe pa u dhënë rëndësinë e duhur, ajo që ra në sy ishte fakti se Erion Kristo, pedagogu dhe gazetari, kërkoi që të kishte shumë emisione të tjera si këto me debat të gjërë për situatën e arsimit në Shqipëri. Atij parashkollor, fillor, të mesëm e më tej.
Gjithashtu edhe vetë Dudushi e pranoi dhe tha se gati e quante veten një ?ministër Arsimi?, pasi çdo vit zhvillonte disa debate, disa emisione në lidhje me këtë çështje.
Ajo që ra në sy dhe që ishte ndoshta më e rëndësishme në pjesën mbyllëse të këtij emisioni, ishte deklarata e fortë e gazetares së ?Fiks Fare?, dhe zv.kryeredaktores së këtij emisioni, Alisa Mysliu, e cila është njëkohësisht edhe nënë e dy fëmijëve.
Një gazetare me jo pak, por të paktën 16 vite eksperiencë në ?Fiks Fare?, një emision investigativo-satiristik, ndoshta nga më të ndjekurit në historinë e medias shqiptare.
Që në hapat e parë të ?Fiksit?, Alisa ka qënë gazetare dhe temat që ka trajtuar kanë qënë kryesisht shkollat dhe çështjet sociale.
Deklarata Alisës ishte mjaft e fortë. ?Do të doja të ikja nga Shqipëria vetëm për të shkolluar fëmijët?, dhe kur këtë e thotë një gazetare si Alisa, sirenat e alarmit bien fort në Shqipëri.
Ajo theksoi se diskutimi i saj familjar ishte ?duhej të qëndronin apo jo në Shqipëri?, një debat me bashkëshortin dhe familjen. Por, e vetmja arsye për të ikur siç deklaroi Alisa, ishte shkollimi i fëmijëve, që edhe një herë vjen si deklaratë apo qëndrim i mbajtur nga një gazetare me 16 vite eksperiencë dhe që ndoshta është nga të paktët që e njeh në ?majë të gishtave? situatën e arsimit në Shqipëri dhe e ka parë atë në çdo cep. Jo vetëm nga zyra apo nga qendra e Tiranës, aty ku vinë vërdallë kasetat e bashkive, institucioneve politike, apo shpërndahen nga zyrat e ministrive dhe kryeministrisë.
Por, në çdo cep të Shqipërisë, nga jugu në veri, Alisa ka shkelur në shkola, i ka parë, i ka vlerësuar, jo me fjalë por me tema konkrete dhe me emisione të zbardhura dhe të transmetuara në emisionin ?Fiks Fare? në Top Channel, gjatë këtyre viteve.
Prandaj, qëndrimi i saj nuki është nga ata që mund të kalohet lehtësisht, kur e thotë dikush që e njeh në detaj, në qelizë problemin. Dhe megjithëse ndodhet në një pozicion pune mjaft të rëndësishëm, në një televizion mjaft të rëndësishëm dhe në një emision nga më kryesorët në Shqipëri, sërish është e gatshme të sakrifikojë gjithçka që shkollimin e fëmijëve ta bëjë jashtë.
Prandaj, ata që flasin këto ditë për arsimin, ditën e parë të shkollës, librat falas apo cilësinë e arsimit në Shqipëri, e mira është të dëgjojnë deklaratën e Alisës dhe të shohin përtej saj. Të shohin tek eksperienca e saj dhe te faktet që ajo di, të shohin tek provat që ajo ka, tek gjithcka ajo ka parë dhe ka prekur në të gjithë Shqipërinë.
Ajo që thotë Alisa është e vërteta e arsimit në Shqipëri dhe alarmi i sirenave nuk ka filluar të bjerë në këtë sezon shkollor, por ka vite që bie në Shqipëri./ CNA.al
Gazetari i njohur Klodian Tomorri ka reaguar mjaft ashpër pa...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Muaj më parë një shkresë absurde mbërriti në spitalet e vend...
Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet gradualisht nga afrimi...
Ida është 22 vjeç. Studion ne Stamboll, vjen nga Shkodra.Pas...
Pak kilometra nga qendra e Durrësit, vendgrumbullimi i mbetj...
Qëndresa Qytetare organizoi sot Forumin e Hapur “Qeverisja V...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit...
DASHI 21. mars – 20. prill Venusi do ju mbështesë pa kushte...
Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se për shka...
Rreth 1200 hektarë tokë në zonën e Shkodrës nuk rrezikojnë m...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar sot të gjithë nxënësi...
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka uruar të gjithë nxënësve ...
Ditën e sotme, ka nisur viti i ri shkollor 2019-2020. Kjo di...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Presidenti Ilir Meta, me rastin e ditës së parë të shkollës ...
Tkurrja e popullsisë po ndikon drejtpërsëdrejti në sektorin ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...