E enjte intensive për Kuvendin/ Projektligje dhe 6 interpelanca me Ramën dhe ministrat
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...
Gjyqtari Aleks Nikolli është nën hetim nga Prokuroria për Krime të Rënda për korrupsion.
Hetimet ndaj tij kanë nisur pasi Nikolli ishte pjesë e trupës gjykuese që dha vendimin në Apel për Dritan Dajtin.
Nga Apeli i Shkodrës ishin deleguar për të shqyrtuar çështjen gjyqtarët Skënder Damini, Fuat Vjerdha, i cili mban dhe postin e kryetarit të Gjykatës së Apelit Shkodër, Petrit Aliaj, si dhe Lindita Hoxha dhe Aleks Nikolli nga Gjykata e Apelit të Shkodrës
Vendimi që gjyqtarët në fjalë morën, shkonte në favor të Dritan Dajtit, duke e shpëtuar atë nga burgimi i përjetshëm, pas pranimit të kërkesës për gjykim të shkurtuar.
Në këto rrethena Prokuroria për Krime të Rënda, urdhëroi kontroll në banesat e gjyqtarëve që kishin votuar pro Dajtit dhe menjëhere nisi procedimin penal ndaj tyre.
Në banesën e gjyqtarit Aleks Nikolli, policia nuk gjeti asgjë të dyshimtë, por pasuria e tij është vënë nën hetim.
Prokuroria u ka nisur shkresa zyrtare për informacion të gjitha bankave dhe institucioneve për pasurinë e Nikollit.
CNA.al ka zbardhur pasurinë e gjyqtarit Nikolli, referyar të dhënave të ILDKPKI-së.
Në vitin 2003, gjyqtari Nikolli deklaron një shtëpi banimi, tre katëshe e ndërtuar po në vitin 2003 me sipërfaqe 146 m2 për kat, që kushton 10 milion lekë.
Po në të njëjtin vit ai ka deklaruar se ka blerë edhe një patundshmëri, tokë bujqësore me sipërfaqe 1 200 me vlerë 5 milion lekë. Gjithashtu ai deklaron dhe një depozitë bankare me afat tremujor në shumën 15 000, euro për të cilat thotë se i ka nga transferta e vëllezërve në Angli. Në vitin 2004 këto transferta kanë shkuar në vlerën e 15 225. 19 euro.
Në vitin 2006 ka shitur një makinë në shumën 2 500 000 dhe me të njëjtat para ka blerë një tjetër.
Në vitin 2008 deklaron se ka blerë një njësi me sip 12 m2 në Lezhë me vlerë 1 200 000 lekë, të cilën ia ka shitur një vit më vonë bashkëshortes me vlerë 3 200 000 lekë.
Pra, ia ka shitur rreth dyfish më shtrenjtë bashkëshortës. Ky po që është pazar. Është hera që konstatojmë se një lloj tregtie të tillë mes dy bashkëshortëve. Nga vëzhgimet e pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve që CNA.al ka zbardhur deri tani, kemi mësuar se ku ka të tilla lëvizjesh, atëherë diçka nuk shkon.
Po, në vitin 2009 ai deklaron se ka blerë tokë arë me sipërfaqe 1 500 m2, me vlerë 620 000 lekë, prej të cilave 420 000 lekë, thotë se ia ka marrë vëllait hua, për t’ia kthyer në vitin 2010, shkruan CNA.al.
Në vitin 2014 gjyqtari Nikolli deklaron, lontratë porosie për të ndërtimin e një apartamenti me sipërfaqe 124.9 m2 në Yzberisht me vlerë 5 200 000 lekë. Sipas tij, pagesa është bërë nga shuma e kursimeve të mbledhura ndër vite.
Në vitin 2018 gjyqtari Nikolli ka blerë një tjetër patundshmëri. Ai deklaron një kontratë sipërmarrje për ndërtim apartamenti me sipëefaqe 90 m2 ne Tiranë, me vlerë 56 925 euro.
Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Aleks Nikolli.
Viti 2003
Shtëpi banimi, tre katëshe e ndërtuar në vitin 2003 me sip 146 m2 për kat me vlerë 10 milion lekë.
Tokë bujqësore dhe truall i shtëpisë së mësipërme , blerë me 21.9.2001 me vlerë 1.5 milion lekë.
Tokë bujqësore me sip 1 200 m2 blerë me 22.12.2003 me vlerë 05. milion lekë.
Makinë, viti i prodhimit, 1984.
Depozitë bankare me afat tremujor në shumën 15 000 euro. Transferta nga vëllezërit në Angli.
Paga mujore si gjyqtar në shumën, 0.63 milion lekë.
Paga mujore e Fabiana Nikolli në shumën 14 905 lekë.
Viti 2004
Llogari bankare në shumën 15 225. 19 euro. Transferta nga vëllezërit në Angli.
Paga si gjyqtar, shpërblime, dieta në shumën 775 000 lekë në vit.
Viti 2005
Llogari bankare në shumën 382 263 lekë.
Paga si gjyqtar, shpërblime, dieta në shumën 767 232 lekë.
Viti 2006
Shitur autovetura tip Benz, në shumën 250 000 lekë.
Blerë autovetura tip Benz, në shumën 250 000 lekë.
Llogari bankare në shumën 407 070 lekë.
Paga si gjyqtar, shpërblime, dieta në shumën 874 520 lekë.
Viti 2007
Llogari bankare në shumën 389 369 lekë.
Interesi nga kursimet bankare në shumën 14 058 lekë.
Paga si gjyqtar, shpërblime, dieta në shumën 979 200 lekë.
Viti 2008
Blerë një njësi me sip 12 m2 në Lezhë me vlerë 1 200 000 lekë.
Tërheqja e kursimeve në shumën 1215000 lekë.
Kursimet e depozituara nga tërheqja e mësipërme në shumën 150 812 lekë.
Paga si gjyqtar, shpërblime, dieta në shumën 818 071 lekë.
Viti 2009
Ka shitur njësinë me sip.12 m2 në Lezhë me vlerë 3 200 000 lekë.
Ka blerë tokë arë me sip 1 500 m2, me vlerë 620 000 lekë.
Paga si gjyqtar, shpërblime, dieta në shumën 868 295 lekë.
Interesi nga depozitat bankare në shumën, 103 970 lekë.
Hua në vlerën 420 000 lekë, për të blerë tokë arë me sip 1 500 m2.
Viti 2010
Depozitë bankare në shumën 170 000 lekë. Vlera aktuale e depozitës është 3 470 086 lekë.
Shlyer huaja vëllait marrë në vitin 2009, në shumën 420 000 lekë.
Kursime në shumën 207 751 lekë.
Paga si gjyqtar, shpërblime, dieta në shumën 867 934 lekë.
Interesi nga depozitat bankare në shumën 151 510 lekë.
Bashkëshortja Blerta Nikolli, njësi me sip 12 m2, me vlerë 3 200 000 lekë.
Bashkëshortja Blerta Nikolli, tokë bujqësore në fshatin Gjadër me sip 3 444 m2, në bashkëpronësi me familjarë.
Bashkëshortja Blerta Nikolli, tokë bujqësore në komunën Dajç, me sip 13 200 m2, në bashkëpronësi me familjarë.
Viti 2011
Depozitë bankare në shumën 229 311 lekë.
Kursime në shumën 318 696 lekë.
Paga si gjyqtar, shpërblime, dieta në shumën 906 439 lekë.
Interesi nga depozitat bankare në shumën 229 311 lekë.
Viti 2012
Depozitë bankare në shumën 107 466 lekë.
Kursime në shumën 431 889 lekë.
Paga si gjyqtar, shpërblime, dieta në shumën 869 922 lekë.
Interesi nga depozitat bankare në shumën 107 466 lekë.
Viti 2013
Depozitë kursimi në shumën 80 891 lekë.
Kursime në shumën 375 874 lekë.
Paga si gjyqtar, shpërblime, dieta në shumën 879 215 lekë.
Interesi nga depozitat bankare në shumën 80 891 lekë.
Viti 2014
Kursime nga paga 182 320 lekë.
Interesat nga depozitat bankare në shumën 247 500 lekë.
Kontratë porosie për të ndërtimin e një ap. me sip.124.9 m2 në Yzberisht. Pagesa është bërë nga shuma e kursimeve të mbledhura ndër vite. Vlera 5 200 000 lekë.
Paga si gjyqtar, shpërblime, dieta në shumën 1 127 999 lekë.
Interesi nga depozitat bankare në shumën 247 500 lekë.
Viti 2015
Kursime në shumën 315 739 lekë.
Shitur automjeti Benz Mercedes në shumën 1 500 euro.
Paga si gjyqtar, shpërblime, dieta në shumën 1 156 793 lekë.
Paga e bashkëshortes, Blerta Nikolli në shumën 422 784 lekë.
Viti 2016
Kursime në shumën 506 105 lekë.
Paga si gjyqtar në shkallën e parë të Shkodrës për katë muaj në shumën 390 021 lekë.
Paga si gjyqtar në Apelin e Shkodrës për katër muaj në shumën 825 812 lekë.
Shpërblim me çek për shërbimin si ekspert mnga Fondacioni për Shoqëri të Hapur në shumën 340 dollarë amerikanë.
Interesa nga llogaria rrjedhëse në shumën 1 254 lekë.
Paga e bashkëshortes, Blerta Nikolli në shumën 756 736 lekë.
Të ardhurat e bashkëshortes, Blerta Nikolli nga qiraja e njësisë me sip 12 m2 në pronësi të saj, për katër muaj në shumën 17 000 lekë.
Kursimet nga bashkëshortja në shumën 251 027 lekë.
Viti 2017
Kursime në shumën 602 770 lekë.
Paga si gjyqtar, shpërblime, dieta në shumën 1 250 668 lekë.
Shpërblim me çek për shërbimin si ekspert mnga Fondacioni për Shoqëri të Hapur në shumën 510 dollarë.
Honorar për botim shkencor në revistën e Shkollës së Magjistraturës në shumën 27 3102 lekë.
Interesa nga llogari rrjedhëse në shumën 1 175 lekë.
Paga e bashkëshortes, Blerta Nikolli në shumën 793 641 lekë.
Të ardhurat e bashkëshortes, Blerta Nikolli nga qiraja e njësisë me sip 12 m2 në pronësi të saj për vitin 2017 me vlerë 5 000 lekë në muaj. Vlera 51 000 lekë.
Bashkëshortja, kursime në shumën 305 591 lekë.
Viti 2018
Ulur shuma e kursimeve. Gjendja është 428 069 lekë.
Akt marrëveshje për zgjidhje kontrate sipërmarrje dhe shpërblim me vlerë 6 450 000 lekë.
Hapur llogari bankare me vlerë 64 771 lekë.
Kontratë sipërmarrje për ndërtim ap. me sip.90 m2 ne Tiranë, me vlerë 56 925 euro.
Tërhqur në dy ditë dhe konvertuar në lekë, shuma e mabetur në euro është 7 741 euro.
Paga si gjyqtar, shpërblime, dieta në shumën 1 249 682 lekë.
Shpërblim si eskpert nga Shkolla e Magjistraturës në shumën 39 086 lekë.
Paga e bashkëshortes, Blerta Nikolli në shumën 538 551 lekë.
Të ardhurat e bashkëshortes, Blerta Nikolli nga qiraja e njësisë me sip 12 m2 në pronësi të saj, me vlerë 51 000 lekë.
Bashkëshortja, kursime në shumën 228 101 lekë./CNA.al
Drejtuesja e komanduar e Prokurorisë Dibër Esmeralda Keshi ...
Shqipëria është vend i varfër por me politikanë të pasur. Pa...
Prokurori i Krimeve të Rënda Klodjan Braho, i cili është p...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur sot në “rrjetën” e Vettingut. M...
Deputetët janë kategoria më e pasur në Shqipëri. Jo vetëm at...
Gjyqtari i Apelit për Krimet e Rënda, Gjovalin Përnoca, do t...
Gjykatat e Apelit, ndryshe konsiderohen si Gjykatat e pazare...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra K...
Zgjedhjet e 30 Qershorit, përveçse polemikave politike, zbar...
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Gurali Bra...
Shqipëria është ende pa Prokuror të Përgjithshëm. Në fakt në...
Gjyqtari Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë Artur Mal...
Kreu i Gjykatës Administrative në Korçë, Sokol Ibi është kon...
Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, të cilët do të dërgojnë...
Është shtyrë sot në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimi p...
Ambasada Amerikane ka postuar një video në rrjetet sociale, ...
Ashtu si për të gjithë edhe për Komisionin e Pavarur të Kual...
Pjesa më e madhe e gjyqtarëve të Gjykatës Administrative jan...
Gjyqtarët e Krimeve të Rënda do të jenë pjesë Gjykatës së ...
Kreu i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Sand...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...