Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Shqipëria është ende pa Prokuror të Përgjithshëm. Në fakt në institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme shkon çdo ditë Arta Marku, por problemi është se nuk vendos ajo.
Zyra Prokurorit të Përgjithshëm është kthyer në zyrën e Partisë Socialiste, e urdhëron për nisje hetimesh, emërimesh apo shkarkimesh.
Në këto rrethana Arta Marku e “kapur pas krahut” të socialistit Ulsi Manja i cili doli dhe në pergjimet e dosjes 184, synon sërish postin e Prokurores së Përgjithshme. Por, këtë radhë do post të përhershëm, pasi këtë përkohshmin e provoi.
Por ëndërrat e Markut rrezikojnë të shemben nga edhe nga tre kandidatë të tjerë për Prokurorë të Përgjithshëm, siç janë avokati Lulzim Alushaj, prokurorja e Apelit Fatjona Memçaj dhe prokurori i Krimeve të Rënda Olsian Çela.
Ky i fundit që mbahej peng nga Vettingu tashmë e ka kaluar këtë fazë dhe aktualisht në zyrat e prokurorisë, lakohet si kandidati potencial për të udhëhequr organin e akuzës.
Nëse përzgjedhja do të bëhet jashtë dyerve të Partisë Socialiste, atëherë e preferuara Arta Marku, nuk do të ketë më shance të hyjë në derën e Prokurorisë së Përgjigjshme. Vetëm nëse gjendet ndonjë Uls tjetër për ta rikthyer sërish, pasi mbi të rëndojnë një sërë skandalesh.
Tashmë zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm është më afër se kurrë me me kalimin e Çelës në Vetting, shkruan CNA.al.
Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka zbardhur dhe publikuar vendimin për subjektin Olsian Çela.(Lexo vendimin)
Trupi gjykues i përbërë nga Lulzim Hamitaj, kryesues, Olsi Komiçi dhe Brunilda Bekteshi , bazuar në parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit, kanë arritur në përfundimin se nga kontrolli i pasurisë ndaj subjektit të rivlerësimit nuk janë evidentuar pasuri më të mëdha nga sa mund të justifikohen ligjërisht.
Sipas KPK, ai ka kryer deklarim të saktë dhe në përputhje me ligjin dhe ka pasur burime financiare të ligjshme e të mjaftueshme.
“Pasuria e subjektit të rivlerësimit dhe e personave të lidhur rezulton të jetë e ligjshme, nuk ka deklarim të rremë apo të pamjaftueshëm për kriterin e pasurisë. Subjekti nuk gjendet në situatë konflikti interesi. Trupi gjykues vlerëson se subjekti i rivlerësimit ka arritur një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë”, thuhet në vendimin e KPK-së.
Edhe sa i përket pastërtisë së figurës, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka dhën raport pozitiv.
“Për subjektin e rivlerësimit nuk administrohen prova, informacione konfidenciale apo të tjera, nga të cilat mund të ngrihen dyshime të arsyeshme për kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar ose me persona të dyshuar të krimit të organizuar. Në përfundim të raportit, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka konstatuar se subjekti i rivlerësimit, z. Olsian Çela është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës. Gjatë procesit të hetimit administrativ Komisioni nuk konstatoi asnjë problematikë lidhur me pastërtinë e figurës për subjektin e rivlerësimit, z. Olsian Çela”, thuhet më tej në vendim.
Gjithashtu edhe në aspektin profesional ka rezultuar pozitiv. KPK, nuk ka anashkaluar as kërcënimin e Arta Markut me hetim dispilinor ndaj prokurorit Olsian Çela.
“Prokuroria e Përgjithshme, me vendimin e datës 21.9.2018, ka urdhëruar fillimin e procedimit disiplinor për prokurorin Olsian Çela. Kjo prokurori ka konfirmuar se ka vendosur mbylljen e hetimit disiplinor për shkak të mungesës së parashikimeve ligjore dhe se materialet përkatëse do të dërgohen në sekretarinë e Prokurorisë së Përgjithshme deri në zgjedhjen e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Hetimi konsiderohet i përfunduar, por pavarësisht kësaj Prokurori i Përgjithshëm nuk e ka kompetencën të vendosë fillimin e procedimit disiplinor, çështja konsiderohet në proces deri në një vendimmarrje të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë”, thuhet në vendim.
Kujtojmë se nën hetim disiplinor përfunduan disa prokurorë të Krimeve të Rënda, të cilët kundërshtuan mikeshën e Arta Markut, Donika Prela në lidhje me çështjen e Shullazit./CNA.al
Gjyqtari Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë Artur Mal...
Kreu i Gjykatës Administrative në Korçë, Sokol Ibi është kon...
Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, të cilët do të dërgojnë...
Është shtyrë sot në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimi p...
Ambasada Amerikane ka postuar një video në rrjetet sociale, ...
Ashtu si për të gjithë edhe për Komisionin e Pavarur të Kual...
Pjesa më e madhe e gjyqtarëve të Gjykatës Administrative jan...
Gjyqtarët e Krimeve të Rënda do të jenë pjesë Gjykatës së ...
Kreu i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Sand...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në fillim të këtij viti ...
Në muajin Korrik, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, përzgjodhi...
Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda,...
Vettingu ka ende shumë punë me sistemin e drejtësisë. Pjesa ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot shkarkimin nga ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot shkarkimin nga ...
Vettingu ka nxjerë jashtë sistemit të drejtësisë dhjetra gjy...
Gjykatat e Apelit do të mbetet pa gjyqtarë. Alarmi që është ...
Procesi i Vettingut pritet të rinisë në shtator. Shorti me e...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...