web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Do digjej Kuvendi”/ Nëntë deputetë kërkesë kreut të SHISH pas deklaratave të Metës

12 Shtator 2019, 17:15, Politikë CNA

Nëntë deputetë të mazhorancës dhe opozitës parlamentare kanë bërë kërkesë për seancë dëgjimore për kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo.

Kjo kërkesë vjen pas deklaratave të Presidentit Ilir Meta në Komisionin Hetimor ku u shpreh se në datën 8 qershor kishte të dhëna se do të digjej Parlamenti.

Xhemal Qefalija, Ladi Vorpsi, Eljo Hysko, Anduel Xhindi, Antoneta Dhima, Lefter Maliqi, Myslim Murrizi, Luan Duzha, Elena Xhina janë emrat e deputetëve që kanë firmosur për thirrjen në Komision të kreut të SHISH./CNA.al





Lajmet e fundit nga