web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Do të ndëshkoheni"/ “Çmendet” Basha, shantazhon biznesin

12 Shtator 2019, 11:03, Politikë CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat , është treguar i ashoër teksa flet për një vjedhje të madhe që do të ndodhë sipas tij në kurriz të qytetarëve, nga miratimi i ligjeve për koncesionet e dy rrugëve; Orikum-Dukat dhe Milot-Balldren.

Nga selia e PD-së Basha ka kërcënuar hapur deputetët, që do të votojnë pro këtyre pr/ligjeve, duke thënë se emrat e tyre do të mbahen shënim dhe do të hetohen nga Antimafia.

?Dua të paralajmëroj çdo anëtar të seancës që ngre dorën për të miratuar vjedhjen me ligj se nesër do të jetë subjekt i ligjit antimaifa. Sot po ju vështojmë dhe do ju mbajmë shënim emrat. Nesër do ju ndjellim këmba këmbës. Çdo qindarkë dhe çdo pronë do të jetë nën lupën e ligjit Antimafia dhe të SPAK-ut. Ajo çka votohet sot nga Landfilli i republikës me ligj, pasi ky projekt i diskutuar në restorantin luksoz të Ramës, ndërsa në fakt është në pronësi të familjes Kola.Kjo komani nuk ka kryer asnjë punë. Bardhi Konstruksion SHKP ka kapital 100 mijë lekë. Bëhet fjalë për 1 operator. Është futur për të futur në lojë paratë e pista të drogës, e njëjta skemë si me unazën e re.?, tha ai.

Lulzim Basha nuk ka kërcënuar vetëm deputetët, por në mënyrë të hapur ka shantazhuar edhe biznesin privat, ndërsa theksoi se do të gjurmohen, zbulohen dhe ndëshkohen të gjitha vjedhjet.

?Do të bëjmë gjurmimin, zbulimin dhe ndëshkimin e të gjitha vjedhjeve. Do sekuestrohet çdo pasuri dhe para të vjedhura përmes koncesioneve. Është prioritet absolut, ndaj cdo kontratë koncesionare do të konsiderohet vepër penale dhe do të hetohet në bashkëpunim me SPAK, BKH dhe organet ligjzbatuese të vendeve partnere. Çdo kompani private, persona privat e publik të përfshirë në këto afera, nga më i thjeshti deri te kryeministri do ti nënshtrohen hetimit të pasurisë?-tha ndër të tjera Basha.

Po ashtu ai theksoi se “Cdo akt cdo veprim e cdo firmë e Ramës, ka për qëllim grabitjen e shqiptarëve. Pasojat e aktivitetit kriminal janë shkatërrimtare për vendin për buxhetin për pasuritë kombëtare dhe kanë pasoja të rënda politike, në kapjen e pushtetit nga krimi, destabilizimin e vendit. Koncesionet korruptive kanë sjellë dëme kolosale, qindra miliarda euro të grabitura, të gjitha paratë e buxhetit po kontraktohen nga Rama për 15-20 vitet e ardhshme, do të shkojnë në xhepat e Ramës apo 4 ? 5 oligarkëve të lidhur me të.? tha Basha ndërsa theksoi se dëmi është i pallogaritshëm edhe në ekonomi. / CNA.al





Lajmet e fundit nga