web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga manipulimi i një vrasjeje tek skandali seksual/ Bëmat e gjyqtarit të Fierit në filtër

8 Shtator 2019, 11:37, Aktualitet CNA

Procesi i Vettingut për gjyqtarët dhe prokurorë këtë sezon ka nisur me konfirmime në detyrë.  Ky është një sinjal se ka ende njerëz të ndershëm në sistemi në drejtësisë, ndonëse po u numërojmë me gishta.

Pasi, disa kanë një të kaluar tejet të errët në sistemin e drejtësisë sa ia kalojnë edhe kriminelit më të tmerrshëm.

Por, ndryshe nga krimineli që shfrytëzon rrugët dhe e pranon që është i tillë, ata kanë shfrytëzuar institucionet e drejtësisë, janë paguar me taksat qytetarëve, ndërkohë që kanë dalë në publik me “lëkurën e qingjit”.

CNA.al do të vijojë me bërjen publike të pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve, por pa lënë mënjanë të kaluarën profesionale të tyre, duke iu referuar denoncimeve të qytetarëve.

Pasi kemi kaluar në filtër gjyqtarët e Krimeve do të ndalemi tek Gjykata e Fierit dhe konkretisht tek gjyqtari Taulant Banushi.

Emri i këtij të fundit nuk është i padëgjuar.

Ai është denoncuar në vitin 2013 në faqen e Ministrisë së Drejtësisë.

Qytetarja E. Veshi pretendon se tre gjyqtarë të rrethit të Fierit kanë marrë pagesë nën dorë për të ndryshuar akuzën për vrasje.

“Trupi gjyqësor i rrethit të Fierit i përbërë nga R.H. (tashmë i shkarkuar dhe ndodhet në burg), P. S. dhe Taulant Banushi janë paguar nga familja e vrasësve të bashkëshortit tim që të ndryshojnë akuzën e bërë nga Prokuroria e rrethit sipas nenit 78 dh) te Kodit Penal. Më datën 30 Shtator 2013 do të merret vendimi përfundimtar. Kemi bindje të plotë dhe të bazuar që këta gjyqtarë janë paguar në shuma shumë të mëdha për të liruar të akuzuarit dhe për të hedhur poshtë akuzat e prokurorisë. Ju lutem për monitorim të seancës gjyqësore në datën 30 Shtator 2013. Faleminderit?, përfundon denoncimi, i cili është publikuar nga mediat.

I njëjti gjyqtar është denoncuar edhe nga emisioni “Stop” në Tv Klan.

“Në 27 janar 2019 në aksin rrugor Fier-Seman rreth orës 19: 45, A.  Xhafa u përplas në pragun e shtëpisë nga një makinë dhe humbi jetën. Babai i Arifit tregon, sesi e gjeti djalin të mbuluar në gjak në kanal pas 40 minutash.

Ai shpjegon, sesi u manipulua akt-ekspertimi dhe drejtuesi i automjetit, doli i pafajshëm.Prokurorja Aida Cakaj, gjyqtari Taulant Banushi dhe eksperti B. Vushaj manipuluan aktin, duke shpëtuar autorin e aksidentit fatal”, thuhet në kronikën e emisionit “Stop”.

Emri i Banushit ka dalë edhe në një tjetër investigim të emisionit “Stop” në lidhje me skandalin e gjyqtarit Roland Hysi, i cili i kërkonte një shtetaseje favore seksuale por edhe para në këmbim të vendimit pro saj.

Në këtë skandal e përfshirë ishte dhe psikologia Elona Meçani, e cila mori 500 euro të tjera  për një gjyqtar tjetër, i cili në video thuhet se është Taulant Banushi, në mënyrë që ky i fundit të mos zvarrisë seancat në gjykatën e Apelit.

Sa i përket pasurisë, Banushi rezulton se të ardhurat i ka nga paga e tij si gjyqtar dhe si pedagog në një universitet privat tashmë të falimentuar dhe nga aktiviteti privat i bashkëshortes si farmaciste, shkruan CNA.al.

Si pasuri të patundshme ai deklaron një apartament që e ka blerë në vitin 2012, të cilin e ka paguar me këste.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Banushi, sipas të dhënave të ILDKPKI-së.

Viti 2003

Ap. banimi në Fier, përfituar nga privatizimi.

Autoveturë Audi me ngjyrë jeshile.

Paga si gjyqtar në shumën 0.61 milion lekë.

Pensioni i nënës, në shumën 0,068 milion lekë.

Paga e bashkëshortes, në shumën 0,24 milion lekë.

Viti 2004

Ap. banimi me  vlerë  23 438 lekë.

Autoveturë Audi 80 me vlerë 250 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Fier në shumën 778 060 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 200 000 lekë.

Viti 2005

Llogari bankare në shumën 500 000 lekë.

Gjendje cash në shumën 150 000 lekë.

Shitur autoveturën në shumën 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 834 449 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja në shumën 2 800 000 lekë.

Të ardhura nga raporti i lindjes së bashkëshortes në shumën 70 000 lekë.

Viti 2006

Depozitë bankare në shumën 600 000 lekë.

Depozitë bankare në shumën 1 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 835 098 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti privat, (farmaci)i bashkëshortes në shumën 1 400 000 lekë.

Viti 2007

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 819 282 lekë.

Të ardhura si pedagog i jashtëm në fakultetin e Drejtësisë, në universitetin Kristal në Fier në shumën 21 600 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti privat, (farmaci)i bashkëshortes në shumën 878  708 lekë.

Viti 2008

Depozitë bankare në shumën 500 000 lekë.

Depozitë bankare në shumën 500 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 843 860 lekë.

Të ardhura si pedagog i jashtëm në fakultetin e Drejtësisë, në universitetin Kristal në Fier në shumën 793 485 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti privat, (farmaci)i bashkëshortes në shumën 1 200 000 lekë.

Llogari rrjedhëse në shumën 90 449 lekë.

Llogari rrjedhëse në shumën 66 163 lekë.

Llogari rrjedhëse e bashkëshortes në shumën 345 323 lekë.

Viti 2009

Depozitë bankare në shumën 1 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 907 363 lekë.

Të ardhura si pedagog i jashtëm në fakultetin e Drejtësisë, në universitetin Kristal në Fier në shumën 994 224 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti privat, (farmaci)i bashkëshortes në shumën 700 000 lekë.

Viti 2010

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 897 598 lekë.

Të ardhura si pedagog i jashtëm në fakultetin e Drejtësisë, në universitetin Kristal në Fier në shumën 403 080 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti privat, (farmaci)i bashkëshortes në shumën 750 000 lekë.

Të ardhura nga interesa bankare në shumën 124 200 lekë.

Të ardhura nga interesa bankare në shumën 158 854 lekë.

Viti 2011

Shtuar gjendja cash, nga kursimet në shumën 1 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 941 085 lekë.

Të ardhura si pedagog i jashtëm në fakultetin e Drejtësisë, në universitetin Kristal në Fier në shumën 259 476 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti privat, (farmaci)i bashkëshortes në shumën 800 000 lekë.

Depozitë bankare në shumën 131 677 lekë.

Depozitë bankare në shumën 74 700 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortes nga raporti i lindjes në shumën 25 200 lekë.

Viti 2012

Blerë apartament, paguar një pjesë të kontratës në shumën 2 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 954 808 lekë.

Të ardhura si pedagog i jashtëm në fakultetin e Drejtësisë, në universitetin Kristal në Fier në shumën 1 990 669 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 214 200 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortes nga sigurimet shoqerore 112 900 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare në shumën 112 032 lekë.

Të ardhurat nga interesat bankare në shumën 134 229 lekë.

Viti 2013

Paguar pjesa e dytë e kontratës për ap. në shumën  2800 000 lekë.

Shitur një pjesë nga ap i banimit në Fier në shumën 1 500 000 lekë.

Depozitë bankare në shumën 1 500 000 lekë.

Shtuar depozita bankare në shumën 34 157 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 966 856 lekë.

Të ardhura si pedagog i jashtëm në fakultetin e Drejtësisë, në universitetin Kristal në Fier në shumën 237 150 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti privat, (farmaci)i bashkëshortes në shumën 2 190 600 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 367 200 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare në shumën 111 728 lekë.

Të ardhurat nga interesat bankare në shumën 108 030 lekë.

Viti 2014

Shtuar, gjendja cash, në shumën 3 000 000 lekë.

Pakësuar depozita me 34 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 1 191 755 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti privat, (farmaci)e bashkëshortes në shumën 2 477 519 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 397 353 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare në shumën 91 800 lekë.

Të ardhurat nga interesat bankare në shumën 91 000 lekë.

Viti 2015

Gjendja cash, në shumën 3 000 000 lekë.

Shtuar depozita bankare me 163 200 lekë.

Shtuar gjendja cash me 2 500 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 1 171 852 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti privat, (farmaci)e bashkëshortes në shumën 2 326 749 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 400 260  lekë.

Të ardhura nga interesat bankare në shumën 46 000 lekë.

Të ardhurat nga interesat bankare në shumën 44 102 lekë.

Viti 2016

Depozitë bankare në shumën 5 000 000 lekë.

Interes i patërhequr nga depozitat, 10 000 lekë.

Gjendja cash, në shumën 1 400 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 1 204 649 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti privat, (farmaci)e bashkëshortes në shumën 1 980 690  lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 498 138  lekë.

Të ardhura nga interesat bankare në shumën 31 400 lekë.

Të ardhurat nga interesat bankare në shumën 10 000 lekë.

Viti 2017

Shtuar gjendja cash me 600 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 1 225 800 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti privat, (farmaci)e bashkëshortes në shumën 3 431 314 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 507 060  lekë.

Të ardhura nga interesat bankare në shumën 22 000 lekë.

Të ardhurat nga interesat bankare në shumën 22 400 lekë.

Viti 2018

Pakësuar gjendja bankare me 1 000 000 lekë.

Blerë automjetin tip Volsvagen Golf në shumën 1 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 1 211 292 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti privat, (farmaci)e bashkëshortes në shumën 1 052 781 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 380 295 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare në shumën 13 000 lekë.

Të ardhurat nga interesat bankare në shumën 66 000 lekë./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga