web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kandidati i Rilindjes për në ILD/ Artur Metani fsheh të ardhurat nga Soros

8 Shtator 2019, 11:47, Aktualitet CNA

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në muajin korrik publikoi emrat e kandidatëve  për Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë.

Pjesë e listës edhe  edhe Avokati i Përgjithshëm i Shtetit Artur Metani, një emër ky i përfolur për lidhjet me Qeverinë.

Prandaj, dyshimet, janë se Qeveria po përgatit njeriun e saj për në ILD dhe se përzgjedhja  nuk po bëhet bazuar në ligj apo në mënyrë meritore.

Lidhjet e Metanit me Qeverinë janë të shumta.  Ai është vëllai i ish-ministres të Zhvillimit Urban dhe deputetes socialiste, Eglantina Gjermeni dhe u emërua në krye të Avokaturës si preferencë e kryeministrit Edi Rama.

Pasi vitet e fundit, të paktën deri në vitin 2018 ka si këshilltar i kryeministrit Rama.

Ndryshe, Metani  njihet dhe si një nga veglat e të mirënjohurit ?Don Agaçi?, njeriut-hije që qëndron pas kryeministrit Edi Rama.

Si pasojë lidhjeve me Qeverinë, ai u emërua dhe në krye të Avokaturës së Shtetit, por mediat dhanë alarmin se emërimi i tij binte në kundërshtim me ?Ligjin për Avokaturën e Shtetit?.

Në këtë post, sipas nenit 21 pika 1 i Ligjit për Avokatin e Shtetit, zgjidhej një person që ka qenë më parë avokat shteti. Pra, kreu i ASH, përzgjidhet nga brenda institucionit.

Mbi të gjitha, fillimisht duhej të ishte bërë konkursi për këtë post, gjë që s?ka ndodhur kurrë.

Metani jo vetëm u emërua kundërligjshëm në krye të Avokaturës së Shtetit, por regjistroi edhe skandale në këtë detyrë. Ai në krye të Avokaturës së Shtetit mban rekordin për  humbjen e gjyqit 110 milion euro me Francesco Becchetin.

Përveç se Qeverisë, Metani i ka shërbyer edhe Soros-it.

Nga shkurti i vitit 1999 deri në mars 2002, Metani ka punuar si koordinator ligjor pranë ?Fondacionit të Shoqërisë së Hapur?, të George Soros-it në Shqipëri,  por në deklarimin e pasurisë,  ka deklaruar se të ardhura nga Soros-i ka marrë në vitin 2013.

Në deklaratat e mëparshme nuk figurojnë të ardhurat që ka marër nga Soros-i, çka ngre dyshime se i ka fshehur.

Sa i përket  pasurisë së patundshme, Metani deklaron dy apartamente. Një apartament me sipërfaqe 71 m2, në shumën 1 950 000 lekë dhe një tjetër apartament me sipërfaqe 71 m2, për të cilin thotë se është  blerë nga prindërit në shumën 2 800 000.

Pavarësisht të ardhurave të majme që ka pasur në vite nga puna në universitete, si anëtar bordesh, apo si ekpert dhe konsulent për delegacionet e huaja, bën edhe të varfërin, duke deklarur një kredi prej 30 000 dollarësh për blerje apartament, shkruan CNA.al.

Ndërsa në vitin 2018 deklaron një pasuri të paluajtshme, arë me sipërfaqe  800 m2, për të cilën thotë se e ka dhuratë, por nuk specifikon se nga kush apo çfarë vlere ka.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasuriën e deklaruar nga kandidai për Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë.

Viti 2003

Apartament banimi me sip.71 m2, ndërtuar para ’90, përfituar nga privatizimi.

Autoveturë blerë me të ardhurat nga paga.

Depozitë kursimi 10 000 dollarë.

Të ardhura si anëtar i bordit i qendrës së botimeve zyrtare,  në shumën 0 054 milion lekë.

Paga vjetore si këshilltar i Presidentit, në shumën 1.276 milionë lekë.

Kredi ne shumen 3 000 000 lekë për të blerë apartament banimi.

Viti 2004

Shitje ap. në shumën 1 900 000 lekë.

Shitje autoveture ne shumën 200 000 lekë.

Blerje ap. në shumën 2 800 000 lekë.

Depozitë kursimi në shumën 140 USD.

Kredi e marrë për blerje ap. në shumën 30 000 dollarë me këst mujor 270 dollarë. Shlyer shuma  3 585 USD.

Paga si këshilltar pranë Presidentit në shumën 1 207 000 lekë.

Të ardhura nga Qendra e botimeve zyrtare në shumën 35 000 lekë.

Paga e nënës, ekonomiste në shumën 35 000 lekë.

Pensioni i babait në shumën 7 200 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare në shumën 140 USD.

Viti 2005

Paga si këshilltar pranë Presidentit në shumën 1 284  237 lekë.

Të ardhura nga Qendra e botimeve zyrtare në shumën 54 000 lekë.

Paga e nënës, ekonomiste në shumën 420 00 lekë.

Pensioni i babait në shumën 7 200 lekë.

Kredi e marrë për blerje ap. në shumën 30 000 dollarë me këst mujor 270 dollarë. Pashlyer shuma  22 740 USD.

Viti 2006

Paga si këshilltar pranë Presidentit në shumën 1 502 880 lekë.

Të ardhura nga Qendra e botimeve zyrtare në shumën 54 000 lekë.

Paga e nënës, ekonomiste në shumën 420 00 lekë.

Pensioni i babait në shumën 7 200 lekë.

Kredi e marrë për blerje ap. në shumën 30 000 dollarë me këst mujor 270 dollarë. Pashlyer shuma 15 734 euro.

Viti 2007

Paga si këshilltar pranë Presidentit në shumën 1 273 430 lekë.

Të ardhura nga Qendra e botimeve zyrtare në shumën 35 000 lekë.

Pensioni i babait në periudhat janar-korrik 2007 dhe korrik-dhjetor 2007 në shumat 60 000 dhe 62.40 lekë.

Paga e nënës si kompesim në shumën 160 000 lekë.

Pensioni i nënës, maj-dhjetor 2017 në shumën 123 900 lekë.

Viti 2008

Paga si këshilltar pranë Presidentit në shumën, 1 327 480 lekë.

Të ardhura nga Qendra e botimeve zyrtare në shumën 30 000 lekë

Pensioni i babait në shumën 124 800 lekë.

Pensioni i nënës në shumën 185 900 lekë.

Pagesë si pedagog i jashtëm në fakultetin e drejtësisë në shumën 70 000 lekë.

Kredi e marrë për blerje ap. në shumën 30 000 dollarë me këst mujor 270 dollarë. Pashlyer shuma 12 186 euro.

Viti 2009

Blerë autoveturë e përdorur në shumën 15 000 euro.

Pensioni i babait në shumën 124 800 lekë.

Pensioni i nënës në shumën 185 900 lekë.

Pagesë si pedagog i jashtëm në fakultetin e drejtësisë në shumën 2 000 euro.

Pagesë  për një artikull botuar në një Universitet të huaj në shumën 5 000 USD.

Kredi e marrë për blerje ap. në shumën 30 000 dollarë me këst mujor 270 dollarë. Pashlyer shuma 11 340 euro.

Viti 2010

Blerje automjeti në shumën 209 500 lekë, pas shitjes së një tjetër automjeti në të njëjtën shumë.

Paga si këshilltar pranë Presidentit në shumën, 1 397 415 lekë.

Të ardhura nga bonusi si këshilltar i Presidentit në shumën 4 200 000 lekë.

Të ardhura si pedagog nga Universiteti “Marin Barleti”, në shumën 80 000 lekë.

Të ardhura si pedagog nga Universiteti “Kristal”, në shumën 60 000 lekë.

Pensioni i babait në shumën 124 800 lekë.

Pensioni i nënës në shumën 185 900 lekë.

Kredi e marrë për blerje ap. në shumën 30 000 dollarë me këst mujor 270 dollarë. Pashlyer shuma 8 610 euro.

Viti 2011

Të ardhura si këshilltar i Presidentit në shumën 1 389 205 lekë.

Të ardhura nga bonusi si këshilltar i Presidentit në shumën 4 200 000 lekë.

Pensioni i babait në shumën 124 800 lekë.

Pensioni i nënës në shumën 185 900 lekë.

Kredi e marrë për blerje ap. në shumën 30 000 dollarë me këst mujor 270 dollarë. Pashlyer shuma 5 890 euro.

Viti 2012

Të ardhura nga bonusi si këshilltar i Presidentit në shumën 2 100 000 lekë.

Të ardhura si këshilltar i Presidentit në shumën 665 341 lekë.

Pensioni i babait në shumën 92 950 lekë.

Pensioni i nënës në shumën 62 400 lekë.

Të ardhura nga Gjykata Evropiane  si ekspert në shumën 3 000 USD.

Të ardhura nga delegacioni i BE-së në Tiranë, si konsulent në shumën  10 000 euro.

Kredi e marrë për blerje ap. në shumën 30 000 dollarë me këst mujor 270 dollarë. Pashlyer shuma 4 540 euro.

Viti 2013 (Deklarata fillestare)

Apartament me sipërfaqe 71 m2, në shumën 1 950 000 lekë.

Apartament me sipërfaqe 71 m2, për të cilin thotë se është  blerë nga prindërit në shumën 2 800 000

Depozitë kursimi,  4 000 dollarë.

Llogari pa interesa nga paga si konsulent  për Delegacionin e Bashkimit Evropian në shumën 10 000 euro.

Të ardhura nga pagesa kalimtare, pas ndërprerjes së marrëdhënies së punës si këshilltar i Presidentit në shumën 600 000 lekë.

Pensioni i babait në shumën 140 000 lekë.

Pensioni i nënës në shumën 255 000 lekë.

Kontratë shërbimi me fondacionin “Soros” si ekspert në shumën 2 500 dollarë.

Kontratë me Delegacionin e Bashkimit Evropian si ekspert i jashtëm në shumën 9 800 euro.

Kredi e marrë për blerje ap. në shumën 30 000 dollarë, ka mbetur pashlyer shuma 1 500 euro.

Viti 2013 (Deklarata vjetore)

Paga në kryeministri në shumën 170 185 lekë.

Pagesë si anëtar i bordit të INSIG në Maqedoni  në shumën 1 200 euro.

Pagesë si anëtar bordi i ZRPP në shumën 35 000 lekë.

Pensioni i babait në shumën 23 000 lekë.

Pensioni i nënës në shumën 42 000 lekë.

Kredi e marrë për blerje ap. në shumën 30 000 dollarë, ka mbetur pashlyer shuma 950 euro.

Viti 2014

Paga në kryeministri në shumën 1 479 105 lekë lekë.

Pagesë si anëtar i bordit të INSIG në Maqedoni  në shumën 7 200 euro.

Pagesë si anëtar bordi i ZRPP në shumën 275 000 lekë.

Pensioni i babait në shumën 171 768 lekë.

Pensioni i nënës në shumën 296 028 lekë.

Pagesë si anëtar i Këshillit Mbikqyrës Alpetrol në shumën 313 200 lekë.

Pagesë nga fondacioni  “Soros” si ekspert në shumën 2 500 dollarë amerikanë.

Viti 2015

Depozitë bankare në shumën 31 219 euro.

Depozitë kursimi në shumën 4 900 USD.

Paga në kryeministri në shumën 1 273 877 lekë lekë.

Pagesë si anëtar i bordit të INSIG në Maqedoni  në shumën 8 154 12 euro.

Pagesë si anëtar bordi i ZRPP në shumën 255 000 lekë.

Pensioni i babait në shumën 276 000 lekë.

Pensioni i nënës në shumën 504 000 lekë.

Pagesë si anëtar i Këshillit Mbikqyrës Alpetrol në shumën 141 177 lekë.

Viti 2016

Depozitë bankare në shumën 32 497 euro.

Depozitë kursimi në shumën 4 950 USD.

Paga në kryeministri në shumën 1 501 476 lekë.

Pagesë si anëtar bordi i ZRPP në shumën 233 750 lekë.

Pagesë si anëtar i Këshillit Mbikqyrës së KESH në shumën 338 640 lekë.

Pagesë si anëtar i bordit të INSIG në Maqedoni  në shumën 3 000 euro.

Pensioni i babait në shumën 276 000 lekë.

Pensioni i nënës në shumën 504 000 lekë.

Paga e nënës nga një kompani në shumën 234 000 lekë.

Viti 2017

Shitja e autoveturës, në shumën 9 000 euro.

Depozitë bankare në shumën 83 euro.

Llogari bankare në shumën 140 000 lekë.

Paga në kryeministri në shumën 1 590 000 lekë.

Pagesë si anëtar bordi i ZRPP në shumën 85 000 lekë.

Pagesë si anëtar i Këshillit Mbikqyrës së KESH në shumën 42 500 lekë.

Bashkëshortja Ada Metani, të ardgura nga puna si koordinatore pranë kryeministrisë në shumën 263 676 lekë.

Bashkëshortja, makinë në vlerën 400 000 lekë.

Viti 2018

Depozitë bankare në shumën 9 000 euro.

Llogari e pagës në shumën 46 643 lekë.

Të ardhura nga paga:

Janar-Tetor 2018, paga pranë Kryeministrisë në shumën 1 270 045 lekë.

22 tetor-dhjetor 2019, paga nga Avokatura e Shtetit në shumën 271 410 lekë.

Pagesë si anëtar i Këshillit Mbikqyrës së KESH në shumën 442 793 lekë.

Pagesë si anëtar bordi i ZRPP në shumën 63 750 lekë.

Bashkëshortja Ada Metani periudha janar-dhjetor 2018, të ardhura, shpërblime pranë Autoritetit të Mbikqyrjes së Financiare në shumën, 1 100 300 lekë.

Pasuri e paluajtshme, arë me sip 800 m2 (dhuratë, por nuk e thotë nga kush dhe nuk e thotë vlerën)./CNA.al

Skandali, Artur Metani/ PD denoncon pazaret Dvorani-Marku

ILD po i dorëzohet Soros-it/ Zbardhet e kaluara e errët e Artur Metanit

Nga gjytari i skandaleve tek “veglat e Don Agaçit”/ KED përfshihet në skandal  

Emërimet në ILD/ Altin Goxhaj nxjerr dokumentin e vjetër: Ja pse hesht Partia Demokratike





Lajmet e fundit nga