Connect with Us

Nga gjytari i skandaleve tek “veglat e Don Agaçit”/ KED përfshihet në skandal  

Kronika

Nga gjytari i skandaleve tek “veglat e Don Agaçit”/ KED përfshihet në skandal  

Publikuar

-

Katër kandidatë janë përzgjedhur deri më tani nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, për të qenë pjesë e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.

Artur Malaj, Marsida Xhaferllari dhe Artur Metani janë katër të përzgjedhurit mes 13 emrave që kanë aplikuar pënë ILD.

Të preferuarit e KED-së, nuk rezultojnë të përshtatshëm për t’u bërë pjesë e ILD.

Nisur nga përzgjedhja e deritanishme, duket se gjithçka është bërë me urdhër politik.

Artur Malaj, ishte pjesë e Kolegjit Zgjedhor që vendosi në favor të RIlindjes, Artur Metani njihet për lidhjet e tij me Qeverinë edhe avokatja Eris Hysi i ka “tentakulat” në Qeveri,  ndërsa Marsida Xhaferrllari, bashkëjetuesja e ish deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj, e cila nuk ka marrë një përgjigje nga Vettingu, duket se po përdoret si balancim.

Treshja e preferuar e KED-së.

Gjyqtari Artur Malaj, është një nga të përzgjedhurit për ILD. Kujtojmë se Malaj, edhe pse kishte dyshime mbi pasurinë e tij e kaloi shkallën e  parë të Vettingut. Vendimi i KPK është ankimuar nga Komisioneri Publik, i cili ka kërkuar shkarkimin e tij.

KPK, duket se e anashkaloi prova të shumta që e lidhin  Malaj me një vilë 3 katëshe në qytetin e Vlorës-si, por edhe më tepër.

CNA.al ka siguruar ekskluzivisht, raportin me numër 4857,  të përpiluar nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.

Në raportin e DSIK thuhet se Malaj në kohën që ka drejtuar Gjykatën e Vlorës, ka dhënë vendime gjyqësore, kundrejt shpërblimeve në euro dhe para.

Gjithashtu ai ka shfrytëzuar detyrën që ka pasur për të përfituar pasuri të patundshme. Gjatë periudhës, që Malaj ushtronte detyrën e kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, dyshohet se ka ulur dënimin për shtetasin A.Z., kundrejt një shume eurosh.

Gjithashtu Malaj rezulton se ka ulur dënimin nga burg me gjobë, kundrejt një shumë lekësh, dhënë nga i akuzuari për shfrytëzim prostitucioni, z. D. L. Çështja është gjykuar nga Artur Malaj pa short.

Vijojmë me kandidatin tjetër të preferuar të KED. Ai është Artur Metani.

Ky i fundit është vëllai i ish-ministres të Zhvillimit Urban dhe deputetes socialiste, Eglantina Gjermeni dhe u emërua në krye të Avokaturës si preferencë e kryeministrit Edi Rama.

LEXO EDHE:  “Fiks Fare”, skandal në Apelin e Vlorës: Gjyqtari shpall vendimin pa përfunduar gjyqin

Ndryshe, Metani njihet dhe si një nga veglat e të mirënjohurit “Don Agaçi”. Në kohën e emërimit në krye të Avokaturës së Shtetit, mediat kanë raportuar se procesi ka qenë antiligjor. Pasi emërimi i tij binte në kundërshtim me “Ligjin për Avokaturën e Shtetit”.

Në këtë post, sipas nenit 21 pika 1 i Ligjit për Avokatin e Shtetit, zgjidhej një person që ka qenë më parë avokat shteti. Thënë më qartë se kreu i ASH, përzgjidhet nga brenda institucionit.  Për më tepër fillimisht duhej të ishte bërë konkursi për këtë post, gjë që s’ka ndodhur kurrë.

Metani jo vetëm u emërua kundërligjshëm në krye të Avokaturës së Shtetit, por regjistroi edhe skandale në këtë detyrë. Ai në krye të Avokaturës së Shtetit mban rekordin për  humbjen e gjyqit 110 milion euro me Francesco Becchetin.

Një tjetër kandidate e konfirmuar nga KED për të garuar për në ILD është edhe avokatja Eris Hysi.

Kandidatja Hysi nuk është zgjedhur rastësisht për të qenë kandidate për ILP, por për shkak të lidhjeve me sekretarin e përgjithshëm të kryeministrisë Ëngjëll Agaçi. Ajo është kunata e ortakut të Ëngjëll Agaçi, përkatësisht, motra e gruas.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur dje lejimin e kandidimit të Marsida Xhaferllarit për postin e drejtueses së Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë.

Xhaferllari kandidon edhe për një prej 9 vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese.  Ndërkohë Xhaferrllari nuk ka një gjë përgjigje zyrtare nëse ka kaluar Vettingun apo jo.

Argumentet kryesore të KPK kishin lidhje me statusin e Marsida Xhaferllarit, e cila më herët ka qenë drejtoreshë kodifikimi pranë ministrisë së Drejtësisë dhe aktualisht kryeinspektore e një institucioni që tashmë nuk ekziston më, siç është Këshilli i Lartë i Drejtësisë./CNA.al

ILD po i dorëzohet Soros-it/ Zbardhet e kaluara e errët e Artur Metanit

Raporti i shërbimeve sekrete/ Gjyqtari Artur Malaj, prona me paratë e korrupsionit

Vilën në emër të ish sekretares dhe para nga prostitucioni/ Artur Malaj, skandali i gjyqësorit

Gjyqtari i skandaleve/ Rrugëtimi i dyshimtë i Artur Malajt në filtrin e Vettingut

https://www.cna.al/2019/06/23/artur-malaj-dhe-banda-qe-ka-ne-dore-zgjedhjet/

Si është kapur Magjistratura nga Maks Haxhia dhe Ëngjëll Agaçi/ Zbardhet skenari

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Trageti kanceroz në Vlorë/ Gjykata jep vendimin për të arrestuarit, gruaja humb ndjenjat gjatë seancës

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë për personat e arrestuar pas gjetjes së një sasie të madhe amianti në tragetin e linjës Vlorë-Brindisi.

Mësohet se gjykata ka lënë në burg tre prej të arrestuarëve si dhe ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për një agjent të shitjes së biletave.

Ndërkohë, për Festim Tafën dhe Elisabeta Çunin është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie”
Në burg me afat dy mujor janë lënë Zamir Kormuzi, pronari i firmës së grumbullimit të mbetjeve; Arbër Çuni dhe Kujtim Xhaferllari.

LEXO EDHE:  Skandal me dëftesat/ Ministria e Arsimit nuk di të numërojë

LEXO EDHE:  "KED pa përfaqësues nga Institucioni i Prokurorit të Përgjithshëm/ Arta Marku del jashtë “loje”

Gjatë seancës gjyqësore gruas së Zamir Kormuzi i ka rënë të fiktë pas komunikimit të masës së sigurisë për të shoqin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

OFL ndalet në Tiranë/ Ultimatum për deklarimin e pasurisë dy të dënuarve

Publikuar

-

Nga

Në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

L. D., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Krijimi i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale”, “Armëmbajtja pa leje”, “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve apo vizave” e kryer në bashkëpunim;

A. B., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Krijimi i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:  Shorti për anëtarët e KED/ Reagon Meta: E rëndësishme mbetet veprimtaria transparente

LEXO EDHE:  Masakra e Selenicës/ Rama skandalizon me deklaratën për tetë të vrarët

OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sekuestrimi i 800 kg lëndë narkotike/ Policia zbardh detajet

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit ka reaaguar në lidhje me lajmin e publikuar sot në media, për sekuestrimin e një sasie prej 800 kg lëndë narkotike në Igumenicë.

Në një deklaratë për mediat, Policia e Shtetit thekson se lënda narkotike është ngarkuar në territorin grek.

“Në përgjigje të interesit të medias, lidhur me një lajm të publikuar, për një sasi lënde narkotike cannabis sativa të kapur në Igumenicë, Greqi, që mund të kishte kaluar ne PKK Qafë Botë, Sarandë, informojmë se:

Policia Kufitare ka marrë menjëherë kontakt me homologët grekë, të cilët kanë deklaruar se kamioni nuk është futur në Shqipëri dhe nuk ka kaluar nga PKK Qafë Botë, Sarandë.

LEXO EDHE:  Skandal i madh në Tiranë/ Mediat italiane: Si blihet titulli diplomatik i OKB (Video)

LEXO EDHE:  "KED pa përfaqësues nga Institucioni i Prokurorit të Përgjithshëm/ Arta Marku del jashtë “loje”

Autoritetet e Pikës së Kalimit Kufitar të Qafë Botës, të palës greke, konfirmuan faktin se automjeti frigoriferik e kishte ngarkuar lëndën narkotike në territorin grek.”-thuhet në deklaratë.

LEXO TE PLOTE