Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Dielli është ylli me ngjyrë të verdhë i përbërë kryesisht nga hidrogjeni edhe heliumi dhe ai ndodhet në qendër të Sistemit Diellor. Ai përfshin rreth 99.86% të masës totale të Sistemit Diellor. Diametri i tij është 109 herë më i madh se i Tokës dhe ka nje masë rreth 330,000 herë më të madhe se Toka. Temperatura në sipërfaqe është 5537 °C, ndërsa temperatura në bërthamë 15.000.000°C. Ai është burimi më i rëndësishëm i energjisë për Tokën. Pa Diellin Toka nuk do të ishte kështu siç e shohim, por një vend i errët e i akullt edhe pa jetë. Edhe pse Dielli së bashku me të tjerë elementë si ajri, uji dhe dheu, nxit edhe mban jetën në tokë, nxehtësia dhe rrezatimi i tij mund të bëhet shkatërrues për të. Edhe për këtë rrezik të mundshëm, planeti ynë ka një veshje mbrojtëse atmosferën dhe shtresën e ozonit që të na shpëtojnë nga rrezatimi dhe temeraturat e dëmshme.
Pavarësisht se gjatë ekzistencës së saj Toka ka kaluar klima ekstreme midis të nxehtit dhe të ftotit nga katastrofa natyrore, ajo vetë sipas ligjeve fizike ka regulluar vetveten, por ajo që po vihet re sot është se ndryshimi klimatik në Tokë është pasojë e veprimtarisë njerëzore. Planeti sot po vuan nga një anomali klimatike, siç është efekti serë, i cili po çon në ngrohje globale. Njeriu sot po ndikon në atmosferën nga emetimi i tepërt i dioksidit të karbonit dhe metanit. Emetimi i tepërt i këtyre gazeve që janë jetikë në masën e duhur, bën që toka të shndërrohet në një serë gjigante, dmth. nxehtësia që vjen nga Dielli hyn në atmosferë, ndërsa një pjesë pasqyrohet nga sipërfaqja dhe del jashtë dhe pjesa më e madhe bllokohet nga gazet e tepërta në atmosferë dhe po rrit temparaturën në Tokë. Kjo anomali është pergjegjëse për një klimë ekstreme te nxetë e të thatë, ose shumë të ftohtë e të lagësht. Këto gaze shkatërrojnë edhe shtresën mbrojëtse të ozonit siç është konstatuar në zonat polare, duke lejuar rrezatim ultra vjollcë të deportortojë dhe që është shumë i dëmshëm për shëndetin e njeriut edhe të gjallesave.
Ngrohja globale, nga emetimi pa kriter i gazeve, nuk është sot më një mit, por një realitet i ndjeshëm dhe i prekshëm nga të gjithë. Temperaturat e larta, sidomos këtë verë, pa shkaktojnë dëme të mëdha me zjarre nëpër pyje në shumë vende të globit, me dëme të cilat po ndikojnë seriozisht në cilësinë e jetës dhe pasuritë e njerëzve, si në ekosistem, florën dhe faunën e Tokës. Sipas Orgnaizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) na thuhet se, nga ementimi i gazeve helmues në atmosferë, nga tecët, djegia e plehrave, gazet e makinave, po rritet ndjeshëm ngrohja globale. Bota tashmë ka humbur 80% të pyjeve dhe në vazhdim po i humbim ato me një normë prej 375 km2 në ditë. Çdo orë 1692 hektarë tokë thahet dhe bëhet shkretëtirë.
Sipas shkencëtarëve mbeten edhe më pak se 10 vjet mundësi që njerëzimi të ulë me mbi 90% të çlirimit aktual të gazrave serë, ose ndryshimet klimatike do të jenë të pakthyeshme, dhe efektet do të jenë shkatërrimtare, deri në zhdukje të qytetërimit njerëzor.
Ndotja e mjedisit u theksua edhe në takimin e fundit të organizar nga Kombet e Bashkuara në Katovicë të Polonisë në dhjetor të 2018, ku u mblodhën përfaqësues nga 200 vende anëtare. Një shkenctar britanik, vuri alarmin dhe tha: ?Vdekja e qytetrimeve dhe e gjithë botës natyrore në të cilën jetojmë, është shfaqur në horizont dhe kjo po ndodh në saj të ndryshimeve klimaterike të cilat janë rreziku më i madh që i është kanosur ndonjëherë njerëzimit dhe jetës në Tokë?. Ky nuk është vetëm mendimi i një shkenctari ekstremist, por pothuajse 90% e shkenctarëve që merren me mjedisin, po i bien kambanës së alarmit se koha për të ndërhyrë dhe për të rregulluar këtë katraurë mjedisore është tani. Nesër do të jetë vonë, tani theksohet se duhet bërë përpjekje maksimale nga të gjithë shtetet, qeveritë, njerëzit, që të gjithë duhet kontribuojnë në minimizimin e ementimit të gazeve që temperatura e cila pritet të rritet 4-5° deri në vitin 2100, të mbahet në kontroll deri në 1-2°.
Këto shenja nuk janë thjeshtë kapriço të natyrës, të cikleve diellore apo njollave në Diell, por është një problem moral i këtij brezi. Kjo arrogancë lakmitare pa limit, për fitim në dëm të mjedisit, tregon se njerëzit e këtij brezi duke mos pasur besim dhe adhurim ndaj Krijuesit, nuk kanë nderim edhe për krijimin e tij. Njerëzit janë poseduar nga një frymë eusforike duke e qujtur veten zot dhe pronar të çdo gjëje, si të jetës së tyre, tjetrit e të mjedisit, duke menduar se mund të bëjnë çfarë të duan. Kjo është një simptomë amorale e rrezikshme me shumë pasoja dhe të gjithëve duhet të na preukupojë t?i gjejmë terapinë edhe shërimin. Diagnozën edhe terapinë e këtij problem global edhe jetik e ka dhenë qartë mesazhi i Sinodit të Shenjtë të madh të Kishës Orthodhokse i mbajtur në Kretë në qershor 2016, ku midis të tjerave na thuhet : ?Kriza e sotme ekologjike është e qartë se ka shkaqe shpirtërore dhe morale, rrënjët e saj lidhen me lakminë, pangopsinë dhe egoizmin të cilat çojnë drejt shpërdorimit të burimeve natyrore, në rëndimin e atmosferës me ndotje të dëmshme dhe të ndryshimit klimatik. Përballimi i krishter i problemit kërkon pendim për shpërdorimet, vetpërmbajtje dhe moral asketik, që janë antidotë ndaj hiperkonsumizmit dhe njëkohësisht kultivojë tek njeriu se është kujdestar dhe jo pronar i krijesës. ?
Por fatkeqësisht sipas profetësive të Shkrimit të Shenjtë po ashtu edhe në çdo religjon fetarë shikojmë me dhimbje se njerëzimi nuk do të shkojë drejt progresit, por regresit moral deri aty sa ai do të prishë vetë habitatin e tij dhe do të nxisi zëmërimin e Krijuesit i cili nuk e le pa e ndëshkuar mëkatin dhe mëkatarin e pa penduar. Bibla na flet për plagët e ndëshkimit që do të marrin njerëzit e kohës së fundit të cilët do të kenë këto vese amorale:?Dhe dije këtë: në ditët e fundit do të vijnë kohë të vështira,sepse njerëzit do të jenë egoistë, lakmues parash, mburravecë, krenarë, blasfemues, të pabindur ndaj prindërve, mosmirënjohës, të paudhë,të padhembshur, të papajtueshëm, shpifës, të papërmbajtur, mizorë, që s`e duan të mirën,tradhtarë, kokëshkretë, fodullë, dëfrimdashës më fort se perëndidashës,të perëndishëm në dukje, por mohues të fuqisë së saj;. ? (2 Timo 3: 1-9). Një nga këto plagë apokaliptike do jetë djegia nga temeratura të larta, ashtu siç na thuhet tek Zbulesa : ?Dhe engjëlli i katërt e derdhi kupën e tij mbi dielli; dhe iu dha atij të djegë njerëzit me zjarr. Dhe njerëzit u dogjën nga një nxehtësi e madhe dhe ata blasfemuan emrin e Perëndisë që ka pushtet mbi këto plagë,? (Zbulesa 16: 8-9) Jo vetëm njerëzit, por edhe natyra do të vuaj mëkatet e njerëzve : ?Pastaj ëngjëlli mori temjanicën e mbushi mbi nga zjarri i altarit dhe hodhi mbi dhe ?dhe e treta e pemëve u dogj tërësisht dhe çdo bar i njom u dogj tërësisht?(Zbulesa 8:5-7)
Por përse Dielli së bashku me të tjera fenomene natyrore është një shenjë apokaliptike?
Ati i murgjëve Shën Andoni i madh shekulli i IV na thotë se :?Natyra është libër i hapur që na mëson sidomos për Zotin? ose siç këndon psalmist duke soditur natyrën: ?Sa të shumta janë veprat e tua, o Zot! Ti i ke bërë të gjitha me dituri; toka është plot me pasuritë e tua. ?(Psalmi 104:24)
Natyra ka një karakter të dyfishtë varet si i përqasemi dhe e përdorim atë. Kur e respektojmë ajo na shërben , bëhet shkak kënaqësish dhe duke e soditur në bukurinë e saj harmonike ajo na nxit të shikojmë me sytë e besimit Krijuesin dhe ne njerëzit si qenie intelektuale të vendosemi në krye të gjthë gjallesave dhe të bashkohemi me natyrën me një simfoni adhuruese për të lavdëruar Zotin ashtu si psalmisti thotë përsëri:?Lëvdoni Zotin nga qiejtë, lëvdojeni në vendet shumë të larta…Lëvdojeni, o diell dhe hënë, lëvdojeni, ju mbarë yje të ndritshme. Lavdërojeni Zotin ju përbinsha deti…Egërsira dhe gjithë kafshë , zvaranik dhe zogj fluturues. Mretër të tokës dhe popuj të gjithë, prijës dhe gjithë gjykatës të tokës. Djem edhe vajza , pleq edhe të rijnjë . Letë himnojmë emrin e tij se vetëm emri tij u lartësua?( Psalmi 108).
Por që të kuptojmë më mirë përse Dielli është protaganisti në shenjat apokaliptike që na paralajmërojnë ardhjen e Zotit për gjykim, duhet të kuptojmë se përveçse Dielli kryen fuksionin si ndriçues, nxitës dhe mbajtës i jetës në Tokë, është njëkohësisht edhe një simbol për Perëndinë që është :?Zjarr dhe Dritë e pakrijuar?.
Që në lashtësi Diellin njerëzit në padijen e tyre e kanë parë dhe adhuruar si ?perëndi?, psh për egjiptasit e lashtë , zotat kryesor si Horusi, Osirisi dhe Ra ishin shfaqe të ndryshme të Diellit nga lindja në shkëlqimin dhe zenitin e tij, kurse për grekët e lashtë Diellin e identifikonin me syrin e Zeusit, ose në mitologjinë e feve lindore si tek hindut Dielli është syri i Varunës. Edhe tek ilirët Dielli adhurohej si perëndi. Simbolet e Diellit i ndeshim shpesh duke u shfaqur në formë kryqi të thyer, e ngjashme me svastikën. Po ashtu edhe në astrologji Dielli zë një vend të rëndësishm si një nga shenjat zodiake me Hënën edhe planetet, ose në shpjegimin e ëndrrave ai simbolizonte fuqinë riprodhuese të burrit. Njerëzit jo vetëm atëherë por edhe sot mbajnë hajmali fatsjellëse me simbolin e Diellit. Kjo tregon se edhe pse sot ai është egzaminuar nga shkenca si një trup qiellor i gaztë, prapë ai mban brenda një mister që tërheq vëmendjen e njerëzve, sepse: ?Drita është e ëmbël dhe syve u pëlqen të shohin Diellin? ( Kishtari 11:7)
Jo vetëm te paganët ku Dielli adhurohej si ?perëndi?, por edhe në Bibël dhe në Traditën e Krishterë Dielli është një simbol që lidhet me Perëndinë e vërtetë . Në Bibël na tregohet se në fillim Zoti Perëndia krijoj dritën: ?U bëftë drita?! Dhe drita u bë?(Zanafilla 1:3), por Dielli që sot e mban edhe përçon dritën e krijuar sipas Biblës u krijua në ditën e katër-t të krijimit: ?Pastaj Perëndia tha të ketë dy ndriçues në kupën qiellore për të ndriçuar Tokën, dhe kështu u bë… Dhe Perëndia bëri dy ndriçues të mëdhenj; ndriçuesin e madh (Diellin) për të qeverisur ditën dhe ndriçuesin e madh për të qeverisur natën (Hënën); ai bëri gjithashtu edhe yjet:? ( Gjen 1:14-16) Shën Vasili i madh në librin (Gjashtë ditëshen) na sqaron për këtë fakt Biblik: ?Dielli nuk ekzistetonte akoma në krijim, me qëllim që ata të cilët nuk dinin gjë për Perëndinë (paganët), të mos e quajnë Diellin kryetarin dhe atin e dritës, as ta konsiderojnë si krijues të atyre që mbijnë nga toka, prandaj erdhi ditën e katërt dhe atëhere tha Perëndia : ?Le të bëhen ndriçues?dhe Perëndia bëri të ndriçuarit? ( Gjen 1 -14-16). Dhe vazhdon dhe arsyerton Shën Vasili : ?Atëhere në fillim u krijua vetë natyra e dritës , ndërsa tani u krijua ky trup diellor që të jetë mjeti mbartës i asaj drite themelore. Ashtu si zjarri që është tjetër gjë nga kandili që mban dritën e zjarit dhe njëri ka fuqi absolute për të ndriçuar dhe tjetri u ndërtua që të vazhdojë t`u ndriçojë atyre që kanë nevojë, kështu për atë dritë shumë të pastër, të vërtetë, u ndërtuan tani ndriuçuesit (Dielli dhe Hëna) si mjete mbartëse?? ( Gjashtë Ditëshi Biseda e gjashtë)
Pavarësisht se sipas Biblës Zoti Perëndi është krijuesi i Diellit kjo nuk e pengon që Dielli si krijesë të ketë një domethënie simbolike. Tek psalmet në mënyrë poetike Zoti na jepet në imazhin e dritës së Diellit: ?Bekoje, shpirti im Zotin; o Zot ,Perëndia im sa i madh që je, i veshur me madhëri e me bukuri, i mbështjellë me dritën porsi rrobe?(Psalmi 104 1-2). Drita e Diellit për njerëzit ka lidhje me jetën edhe të lindësh do të thotë të shikosh dritën, kurse mungesa e dritës me vdekjen. I verbëri që nuk shikon dot dritën e Diellit ai provon pak vdekjen, prandaj ai që i shpëton vdekjes thërret: ?Sepse më ke shpëtuar jetën prej vdekjes këmbët e mia prej rrëzimit që mund të eci në pranin e Zotit në dritën e të gjallëve? (Psalm 56:13), Kurse Sheholi, bota e vdekjes është mbretëria e erësirës,ku mungon drita dhe përkujdesja e Zotit, ashtu si lutet persëri psalmisti :?O Zot , Perëndi i shpëtimit tim , Tek Ti o Zot thirra tërë ditën, tek Ti ndeva duart e mija …Më vure në erësirën më të thellë , në errësirën edhe nën hijen e vdekjes? Mos do të njihen mrekullit e tua në erësirë , dhe drejtësia jote në dhe të harruar? Por unë tek ty thira o Zot lutja ime tek ti do të arij që në mëngjes? ( Psalmi 87 :13)
Një besimtar i Zotit lutet gjithmonë nga lindja e Diellit, jo për të adhuruar Diellin si paganët, por si një ikonë e Zotit, duke thënë : ? Le të ndritë mbi ne o Zot drita e faqes sate ?(Psalm 4:6) dhe kur besimtari që ecën në drejtësi dhe e ndjen në shpirt këtë Dritë Hyjnoreme triumf thërret: ?Zoti është drita ime dhe shpëtimi im; nga kush do të kem frikë??(Psalmi 27:1)
Profeti Malakia profetizonte se Perëndia do të lindi ?Diellin e drejtësisë? midis njerëzve: ?Por ju që keni frikë nga emri im, do të lindi Dielli i drejtësisë me shërimin në krahët e tij?( Malakia 4:2) Kjo profetësi u përmbush në Birin e Perëndisë Jisu Krishtin: ?që për njerëzit dhe shëptimin tonë u bë mjeri prej Shpirtit të Shenjtë dhe Virgjëreshës Mari (Simboli i Besimit). Ai thoshte për veten si askush tjetër para edhe pas tij:? Unë jam drita e botës, ai që beson në mua nuk do mbetet në erësirë por do ketë dritën e jetës?( Joani 8:12 ) ?Deri sa të jemë në botë jam drita e botës?(Joani 9:5) ?Unë kam ardhur si drita për botën, që kushdo që beson në mua të mos mbetet në errësirë.?(Joani12:46) Shfaqja e Krishtit si: ?Dielli i drejtësisë? ishte përmbushja e profetësive që thanë për njerëzit :?populli që ecte në erësirë pa një dritë të madhe? (Mateu 4:16) Që Jisui është vërtetë ?Dielli i drejtësë?(Malakia 4:2) dhe Drita mendore e Botës, e vërtetojnë mrekullitë e Tija. Ai me mrekulli u jepte dritën e syve të verbërve. Por veçanërisht në metamorfozën tij në malin Tabor: ?Ku fytyra e tij shkëlqeu si Dielli?( Mateu 17:2) e tregon qartë në sy të nxënësve se Ai është ?Dielli i drejtësisë? Zoti i veshur me mishin e përunjur njerëzor, që erdhi midis njerëzve t?u japi mundësinë atyre që do të besojnë tek Ai, të bëhen dritë sepse: ?është Zoti që na ka thirrur nga errësira në dritën e tij të mrekullushme( 1 Pjetrit 2:9). Kur dikush pagëzohet në emër të Krishtit në Kishën Orthodhokse ai nuk është më në errësirën e padijes edhe mëkatit, por i bashkuar dhe i veshur me dritën e Krishtit bëhet dritë, sepse:?Krishti shkëlqeu mbi ne? (Efesianëve 5:14) që të jetojmë: ?Porsi bijë të dritës dhe fruti i dritës është , mirësi, drejtësia dhe e vërteta?( Efesianëve 8 -9)
I ndriçuar në bashkim me Zotin edhe duke ecur në dritën e?Diellit të drejtësisë? besimtari mund të shpresojë në shpërfytyrimin e tij si ai i Krishtit mbas kësaj jete në Mbretërinë e Zotit, që Zoti ua ka premtuar të drejtëve që besojnë tek Ai, duke thënë : ?Atëherë të drejtit do të shkëlqejnë si dielli në mbretërinë e Atit të tyre.?(Mateu 13:43). Në atë Mbretëri nuk do të ketë më Diell sepse:? Dhe atje natë nuk do të ketë; edhe nuk kanë nevojë për llambë, as për dritë dielli, sepse Zoti Perëndi i ndriçon; dhe ata do të mbretërojnë në shekuj të shekujve.?. ( Zbulesa 22:5). Kjo aspiratë e njeriut për t?u bërë dritë është e përmbushur te shenjtorët të cilët në Kishën Orthodhokse ikonizohen gjithmonë me aureolën me rrethin e Diellit, të dritës së pa krijuar edhe mbi të gjitë shenjtorët e ndriçuar dallon e Tërëshenjta Mari, Nëna e Zotit, që Zbulesa na i shfaq si: ?Një grua e veshur me diellin, dhe me hënën poshtë këmbëve të saj, dhe mbi krye të saj një kurorë me dymbëdhjetë yje.?( Zbulesa 12 :1)
Perandori Romak Kostandini i Madh mbasi besoj tek Krishti si Zotin dhe Shpëtimtarin e botës i nxitur edhe nga teologjia e krishterë propozoi që lindja e Krishtit të festoj më 25 Dhjetor në ditën e”Natalis invicti”, dmth “lindja e të pamposhturit? (Diellit) të cilën e festonin paganët në gjithë perandorinë. Kalendari i Romës (354 pas Krishtit) e përfshin në datën 25 Dhjetor Krishtlindjen festën e krishterë përballë festës pagane të Diellit, që dalëngadalë u eklipsua nga festa e Krishtlindjes.
Por ashtu si Dielli është simbol i dritës, dashurisë, mirësisë dhe përkujdesjes së Zotit për botën edhe njerëzit: ?sepse Ai bën të lindë diellin e tij mbi të mirët dhe mbi të këqijtë?(Mateu 5:45), po ashtu Dielli ëshët simbol dhe instrument i zemërimit të drejtë të Krijuesit. Profeti Malakia e ka thënë qartë ?Sepse ja, dita po vjen, e zjarrtë si një furrë; dhe të gjithë ata që veprojnë me pabesi do të jenë si kallamishtet; dita që po vjen do t`i djegë”, thotë Zoti i ushtrive, “në mënyrë të tillë që të mos u mbetet as rrënja as dega.? (Malakia 4:1). Apostull Petro në letrën e tij na paralajmëron: ?Dhe dita e Zotit do të vijë si një vjedhës natën; atë ditë qiejt do të shkojnë me krismë, elementët do të shkrihen nga të nxehtit dhe veprat dhe toka që janë në të do të digjen krejt. ?Dhe dita e Zotit do të vijë si një vjedhës natën; atë ditë qiejt do të shkojnë me krismë, elementët do të shkrihen nga të nxehtit dhe veprat dhe toka që janë në të do të digjen krejt.?(2Pjetrit 3:10)
E gjitha kjo gjendje përvëluese nga Dielli do të jetë parashijimi i vuajtjeve të Ferrit për mëkatarët e pa penduar. Sipas Krishterimit Orthodhoks, Ferri u krijua për djallin dhe demonët e tij, ose më mirë ata ia krijuan vetes kur u rebeluan kundër Zotit dhe ranë në kaos dhe dënim, por në qoftë se njerëzit janë bërë njësh me demonët duke u rebeluar dhe bërë veprat që ata i nxisin t?i kryejnë, si: ?kurorëshkelja, kurvëria, ndyrësia, shthurja, idhujtaria, magjia, armiqësia, grindjet, xhelozitë, mëritë, zënkat, përçarjet, tarafet, smira, vrasjet, të dehurit, grykësia dhe gjëra të ngjashme me këto? (Gal.5:19-21),vetë prezenca e kudondodhur e Perëndisë, që do të jetë i gjithi në të gjitha në ardhjen e dytë të Krishtit ?Diellit të drejtësisë? do të jetë torturë e përjetëshme për ata që i rinë kundra dhe blasfemojnë.
Te profeti Daniel shek VI pr. K na thuhet:?Një lumë zjarri rridhte, duke dalë nga prania e tij. Gjykimi u bë dhe librat u hapën?( Danieli 7:10). Sipas shenjtorëve ky është ?zjarri? i Dashurisë së Perëndisë, sepse Perëndia ynë është një zjarr që të përpin?(Heb. 12:29), që :?banon në dritë të paafrueshme?(1 Tim. 6:16). Për ata që e duan Perëndinë dhe krijimin e Tij, ?zjarri që të përpin? i Perëndisë do të jetë një lumturi e ndritshme dhe kënaqësi e parrëfyer si ç?është drita edhe ngrotësia e mirë e Diellit, kurse për ata që nuk e duan Perëndinë dhe që nuk e duan aspak Krijimin e Tij, i njëjti ? zjarr që të përpin? do të jetë shkaku i ?qarjes? dhe i ?kërcëllimit të dhëmbëve? të tyre, ashtu si është djegia nga Dielli.
Prandaj duke parë këto temeratura të larta që po rriten nga viti në vit që sipas shkenctarëve janë serioze për klimën edhe vazhdimsinë e jetës dhe sipas Biblës janë shenja apokaliptike serioze për vazhdimësinë e këtij brezi të pabesë edhe imoral, duhet të mendojmë seriozisht që të ndryshojmë jo vetëm për të shpëtuar planetin nga vetëshkatërrimi, por edhe mbi të gjitha veten nga gjykimi i drejtë i Krijuesit. Të mos të bëjmë naivin, të paditur dhe të verbërin me hipokrizi, sepse përsëri Zoti Jisu Krisht ?Dielli I drejtësisë? që kërkon të ndriçojë çdo njeri që vjen në botë na thotë: ?Hipokritë! Ju dini të dalloni dukurinë e qiellit dhe të tokës, por vallë si nuk dini ta dalloni shenjat e kohës??(Luka 12:56)
Miron Çako; përgjegjës i Zyrës së Katekizmit pranë kryepeshkopatës KOASH-it.
Emisioni politik “Opinion”, pritet të startojë me datë 5 Sht...
Në Ksamil vijon tradita e garës së notit, drejt Korfuzit. As...
Autoritetit Kombëtar i Ushqimit ka kryer një sërë kontrolles...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit...
Në këto ditë keni shumë mendime nëpër kokë, ku kryesorja ka ...
Organizata Botërore e Shëndetit thotë se katër vende të tjer...
Sikurse shprehet edhe Henry Thoreau: “Suksesi zakonisht u sh...
A po ndjekin fëmijët shkollën? A kanë familjet qasje në ambi...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Janë me mijëra shqiptarë që presin me ankth se cila do të je...
Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit...
DASHI 21. mars – 20. prill Marrëdhënia juaj ne çift do bazo...
Bordi i Autoritetit të Mediave Audiovizive ka vendosur të sh...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE), ka...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet në të gjithë...
Gara mes dy televizioneve të mëdhenj në vend është gjithnjë ...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka dhënë sot një mesazh të rëndësi...
Shqipëria renditet ndër vendet me numër të ulët shtretërish ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...